Në çdo proces politik drejtësia dhe historia duhet të respektohen

Opinione

Në çdo proces politik drejtësia dhe historia duhet të respektohen

Nga: Luz Tomaj Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 16:14
Autori Luz Tomaj

Së pari, më lejoni të prezantohem. Jam 81 vjeçar, i lindur dhe arsimuar në Kosovë. Përveç tjerash, disa vite kam qenë në postin e Gjyqtarit të qarkut. Qe nga viti 2002 jam I nderuar me shtetësinë e SHBA-ve. Mosha, niveli i arsimimit dhe eksperienca më inkurajoi t’ua prezantoj ketë opinion të shkurt por tejet korrekt dhe i argumentuar.

Historia e argumenton se, Serbia, historikisht ne mënyrë permanente, është përpjek me i likuidua shqiptarët. Përpjekja e fundit ndodhi në periudhën 1990-1999. Nuk e harroi nga se, e kam përcjellë në TV kur, Presidenti Clinton vendosi të kërkoi intervenimin e NATO-s dhe e shpëtoi popullin e Kosovës.

Qe nga viti 2008, falë SHBA-ve, Kosova është shtet i pavarur. Kosova është shtet multietnik. Përveç tjerësh, në Kosovë ekziston edhe minoriteti serb. Edhe me Kushtetutë të Kosovës, minoriteti serb, në krahasim me minoritetet tjera, është tejet i privilegjuar. Por, besoni, minoriteti serb është i vetmi minoritet, I cili nuk e respekton Kushtetutën e Kosovës, në fakt, ata nuk e respektojnë dhe nuk e pranojnë shtetin e Kosovës, Serbët janë vet izoluar madje, formojnë edhe grupe kriminale dhe, veprojnë ekskluzivisht, sipas instruksioneve që i marrin nga Presidenti serb Vuçiq. Kuptojeni se Vuçiq ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Millosheviqit, i cili kreu Gjenocid në Kosovë, në vitin 1999.

Minoriteti serb në Kosovë, në asnjë mënyrë nuk është i kërcënuar apo rrezikuar. Përkundrazi, në se dikush lëviz në Veri të Kosovës, nuk e shef gjuhen shqipe në asnjë tabelë zyrtare por vetëm gjuhen serbe. Në atë pjesë duk do shihni Flamur tjetër përveç ati të Serbisë. Anëtarët serb në Parlamentin e Kosovës si dhe liderët e Organeve lokale, me bashkëpunëtor, gjyqtar etj. Janë dorëheqë. E dini se çka ndodhi në Veri, në shtatorin e kaluar. Organizatori kryesor – Radoiqiq, iku në Serbi dhe, Serbisë as që I shkon mendja të njëjtin, ta kthejë në Kosovë dhe të ballafaqohet me procedure penale.

Tani është aktualizuar çështja e monedhës – Euro – Dinar. Nuk do e komentoi këtë por vetëm po ua bëj pyetjen se a ekziston ndonjë shtet në botë i cili aplikon dy monedha?!!!

Historia e argumenton se Serbia, që nga shekulli i 11 është vëllazëruar me Rusin. Para dy ditëve e lexova se si Putin ia uroi Vuçiqit një festë shtetërorë. Urimi ishte më shuma se vëllazëror.

Iu lutem, në Serbi ekziston komuniteti shqiptar. Ai komunitet nuk i gëzon as të drejtat më elementare. BE-s as që I shkon mendja të merret me ketë çështje….

Respektoni drejtësinë iu lutem.

Kërkoi falje, nga se nuk jam fluent në gjuhen angleze por, shpresoi që përkthimi të jetë i kuptueshëm.

Luz Tomaj, me shënimet personale që kërkoheshin. Shpresoi për ndonjë reagim nga DASH-i

26 shkurt 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat