SHBA, BE e NATO duhet ta dënojnë tradhtinë e Aleksandër Vuçiqit në Kinë!

Opinione

SHBA, BE e NATO duhet ta dënojnë tradhtinë e Aleksandër Vuçiqit në Kinë!

Nga: Rexhep Torte Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 20:20
Autori Rexhep Torte

Serbia gjenocidale nuk snksionohet nga SHBA, BE e NATO,edhe pse krimineli dhe mashtruesi Aleksandwr Vuçiq natën e kalon në Moskë me Vladimir Putinin,paraditen e kalon në Pekin me XI Jipingun dhe pasditen e kalon në Nju Jork me Joe Bidenin.

Serbia gjenocidale dhe presidenti i saj Aleksandër Vuçiq po e çudisin botën,jo me paqe e demokraci,por me mashtrime si gratë e përdala me kurvëri.

Diplomacia e SHBA-ve,e BE-së dhe NATO po sillen si të hipnotizuara dhe vrapojnë pas Serbisë gjenocidale dhe pas kriminelit mashtrues Aleksandër Vuçiq,ngjashëm si adhuruesit pas një prostitute.

Serbia gjenocidle dhe krimineli mashtrues Aleksandër Vuçiq,natën flirtojnë me Vladimir Putinin në Moskë me, paradite flirtojnë me XI Jipingun në Pekin,ndërsa pasdite flirtojnë  me Joe Bidenin në Nju Jork.

Kjo tregon se Serbia gjenocidale dhe Aleksandër Vuçiqi nuk po ulen në dy karike siç po flitet,por po arrijnë të ulen e ngulen në tri karike,që don të thotë se dashurinë e zjarrtë dhe të sinqrtë e kanë me Moskën e Pekinin ndërsa arrijnë të mashtrojnë e flirtojnë edhe me Nju Jorkun.

 

Kur do të ndëshkohen Serbia dhe Aleksandër Vuçiqi ?!

 

Mendimi dhe qëndrimi i gabuar dhe fatal për SHBA-të, BE-në dhe NATO-n,është se diplomacia e këtyre tre subjekteve është burokratike,kokëfortë dhe naïve,kur menon se me përkëdheje,lëshime e financime do ta shkëputën Serbinë gjenocidale nga Rusia gjenocidale dhe do ta tërheqën nga Perëndimi.

Ky qëndrim i gabuar i.SHBA-ve,i BE-së dhe i NATO-s,do t’u shkojë huq,për arsyen e thjeshte se serbët dhe rusët janë të një karakteri e gjaku,se kanë vëllazëri shekullore,se ata e kanë edhe Kishën Orthodokse Ruse e Serbe,dhe se edhe serbët edhe rusët e kuptojnë vetëm gjuhën e forcës e të sanksioneve dhe asesi gjuhën demokratike e paqesore.

Aleksandër Vuçiq më 27 shkurt 2024 qëndroi për vizitë në Kinë.Dhe iu deshtën vetëm 10 sekonda për t’iu përgjigjur pyetjes se gazetarit lidhur Tajvanin,që Serbisë do t’i kushtojë shtrtenjtë në Perëndim,është titulli i informacionit të datës 27 shkurt 2024 në VEB faqen e “Bota Sot”në rubnrikën e lajmeve nga bota.

Siç informoi “Bota Sot” XI Jiping-Presidenti i Kinës beson se Tajvani është pjesë e territorit kinez dhe ai nuk devijon nga ky pozicion.

Vladiminr Putin-Presidenti i Rusisë gjencidale mendon të njejtën gjë për Ukrainën.

Aleksandër Vuçiq-Presidenti i Serbisë gjenocidale në një intervistë në Kinë gjatë vizitës së tij atje,më 27 shkurt 2024 se,“Tajvani është Kinë.Dhe varet nga ju se çfar,kur,si do ta bëni atë,pikë.Ju i merrni vendimet t’uja.Dhe gjinthmonë do të merrni mbështetje nga Serbia”,deklaroi Vuçiq për kanalin informativ të Rrjetit Global të Televizionit kinez në pronësi shtetërore.Parapralkisht ai i tha gazetarit se nuk i duhen  më shumë se 10 sekonda për të spjeguar qëndrimin e tij për këtë çështje.

Aleksandër Vuçiq me këtë rast,shtoi se ka marrë konfirmimin që këtë vit,në vitin e drurit dragon,Serbia do të vizitohet nga një mik i sinqertë dhe një lider i madh,jo vetëm i Republikës Popullore të Kinës,por do të thosha një nga liderët më të rëndësishëm botëor,miku ynë i sinqetë të ciln duam ta presim në atmosferë më të mirë,në mënyrat më të bukura  të mundshmë,është XI Jiping”,tha Vuçiq.

Serbia dhe Aleksandfër Vuçi e hanë supën dhe e përmbysin kupën

Kështu thotë dhe këtë kuptim e ka këtë domethënie thënia popullore filozofike shqiptare, për të gjithë ata  individë, shtete dhe udhëheqës shtetesh,të cilët kanë mjeshtëri për të shfrytëzuar e mashtruar të tjerët e më pastaj i tradhtojnë pa pikë turpi.

SHBA, BE janë duke e ndihmuar Serbinë gjenocidale me ndihma të mëdha financiare,ndërsa NATO e ka futur edhe në programet e saj të stërvitjeve dhe të armatosjes,megjithatë Serbia gjenocidale po sillet me mospërfillje dhe arrogancë ndaj SHBA-ve,BE-së dhe  NATO-s,që pasqyrohet me blerjen e armatimeve nga Rusia dhe nga Kina dhe me forcimin e miqësive me Rusinë e me Kinën.

Të gjithë jemi dëshmitarë se tashmë u mbushën dy vite nga agresioni gjenocidal i Rususë në Ukrainën e pavarur e sovrane,ku pjesa më e madhe e botës demokratike e paqedashëse i ka vendosur dhe po i vendosën sanksione Rusisë gjenocidale për ta detyruar që  t’i ndërpret  sulmet ndaj Ukrinës,ndërsa Serbia gjenocidale përkundër kërkësave  të SHBA-ve,BE-së dhe NAT0-s, ende nuk i ka vendosur sanksione Rusisë,por përkundrazi i ka forcuar edhe më shumë marrëdhëniet dhe lidhjet me Rusinë edhe duke vendosur nje medium të fuqishëm propagandistik në Serbi.

A do të sanksionohet Serbia gjenocidale për deklaratën e Akesandër Vuçiqit në Kinë?!

Përgjigjen më të mirë e më të qartë për këtë e jep Kosova, mbi bazën e qëndrimeve të SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s, ndaj Kosovës demokratike dhe mike e përbetuar dhe e dëshmuar ndaj SHBA-ve,BE-së dhe NATO-s.

Tërë bota demokratike është dëshmitare e agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99.Të rikujtojmë se në këtë agresion gjenocidal që e kreu Serbia në Kosovë u vranë dhe u masakruan me shumë se 15 mijë shqiptarë qutoktonë e të pafajshën,në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë,në mesin e yre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare.U dhunuan në mënyrën më shtazarake  20 mijë femra autoktone shqiptare.U rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare në Kosovë 1600 djem e vajza autoktone shqiptare, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur,sepse Serbia gjenocidale nuk po hapën arkivat e saj të agresionit gjenocidal në Kosovë.

Serbia gjenocidale në Kosovë ka kryer 400 masakra dhe sot e kësaj dite refuzon të pranojë se në Kosovë ka kryer masakra,edhe pse këto masakra janë të inçizuara në 2000 kaseta dhe CD nga kosovari  Esat Shala me shokë.

Serbia gjenocidale është bërë parajsë ku jetojnë të lirë dhe të pa ndëshkuar kriminelët serbë të cilët kryen vrasje,masakra e dhunime hanibaleske në Kosovë.

Aleksandër Vuçiq krimineli dhe Ivica Daçiq krimineli,bashkëpunëtorë të ngushte të kriminelit Sllobodan Millosheviq,i cili nisi katër lufëtëra okupuese në Kroaci,Bosnjë e Hercegovinë,Kosovë dhe në Luginën e Preshëvës moti është dashur të jenë prapa grilave në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë,megjithatë SHBA,BE dhe NATO, këta dy kriminelë i kanë lejuar që ta udhëheqin edhe sot e kësaj dite Serbinë gjenocidale.

SHBA,BE dhe NATO,para 12 viteve ia imponuan Kosovës dialogun Kosovë Serbi dhe e lejuan Serbinë gjenocidale që këtë dialog ta shantazhojë me të gjitha mënyrat,sepse lejuan që të vihen në një rafsh Serbia gjenocidale dhe Kosova viktimë.Kjo i dha krahë Serbisë gjenocidale dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq kriminelit Aleksandër Vuçiq, që në Veri të Kosovës t’i themelojnë dhe organizojnë strukturat paralele dhe grupet e armatosura ilegale serbe për ta ndarë dhe për ta okupuar Veriun e pasur të Kosovës.

Ky skenar i kobshëm kundër Kosovës dhe shqiptrëve në Kosovë filloi në shkurt të vitit 2000,kur para syve të KFOR-it frances grupet e armatosura ilegale serbe në Mitrovicën Veropre i sulmun shqiptarët autoktonë,me ç’rast vranë dhjetëra shqiptarë të pafajshëm,plagosën qindra të tjerë dhe detyruan më shumë se 15 mijë shqiptarë të shpërngulen nga shtëpitë dhe vatrat e tyre,ku edhe sot e kësaj ditë nuk mund të kthehen  në shtëpitë dhe pronat e tyre.

Këtu e kanë pikënisjen kontrabanda e organizuar serbe dhe incidentet e organizuara serbe  të dirigjuara nga Serbia gjenocidale,që kulmuan me sulmin terrorist të strukturave të armatosura kriminale serbe më 24 shtator të vitit 2023 me në krye Millan Radojçiqin të Manastiri Banjskë në Zveçan.

Të rikujtojmë se në këtë sulm terrorist serb u vra Afrim Bunjaku,polici i Kosovës në detyrë,dhe se këtë agresion terrorist të Serbisë e shpartalloi policia e Kosovës,e cila konfiskoi edhe një arsenal maramendës të armatimit dhe të municionit,që u ekspozua për ta parë ndërkombëtarët.Përkundër të gjitha këtyre fakteve SHBA,BE dhe NATO edhe me këtë rast janë duke e ledhatuar Serbinë gjenocidale.

Të rikujtojmë se Serbia gjenocidale në Veri të Kosovës ka organizuar në vazhdimësi incidente me bllokimin e rrugëve, me sulmin e armatosur ndaj paqeruajtësve të KFOR-it me ç’rast u palgosën afër 90 paqeruajtës.Serbia gjenocidale në vazhdimësi ka organizuar sulme të armatosura edhe ndaj EULEX-it,edhe ndaj policisë së Kosovës duke gjuajtur në automjetet e policisë.Serbia gjenocidale i ka sulmuar edhe gazetarët,ndërsa serbëve të ndershëm ua ka djegur automjetet dhe pasuritë për t’i frikësuar  që tu binden urdhërave nga Beogradi.

Kosova e ka Kushtetutën më demokratike në Evropë,e cila të gjithë banorëve të Kosovës ua garanton të drejtat e tyre,duke përfshirë edhe pakicën serbe.

Megjithatë Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq me ndihman e SHBA-ve dhe BE-së kërkojnë që pakica serbe të ketë të drejta plotësuese,siç është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe,që ka për qëllim themelimin e shtetit në shtet dhe shkatërrimin e Kosovës,shtet të cilin nuk e pranon Serbia gjenocidale.

Këtu duhet përmendur edhe reagiimi absurd i SHBA-vë dhe i BE-së ndaj vendimit të Bankës Qëndrore të Kosovës që valutë zyrtare në Kosovë të jetë euro,dhe jo dinari serb i cili futet ilegalisht me thasë në Kosovë,gjoja për t’a ndihmuar pakicën serbe,por në të vërtetë është rrënues i ekonomisë dhe i prosperitetit  zhvillimor të Kosovës.

SHBA, BE he NATO, atë që nuk e lejojnë në vendet e tyre nuk duhet në asnjë mënyrë t’ia imponojnë Kosovës demokratike pro SHBA, pro BE dhe pro NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat