Kur autokratët shesin moral demokratik?

Opinione

Kur autokratët shesin moral demokratik?

Nga: Hamdi Rafuna Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 21:49
Ilustrim

Fatkeqësisht, sot kemi popuj dhe kombe të cilët udhëhiqen nga dora e hekurt e një njeriu i cili edhe mundet me qenë i çmendur!

Sot për sot edhe popullsia e disa shteteve të Lindjes, por edhe një pjese të Perëndimit është pak a shumë në gjumë ndaj kësaj gjendjeje permanente dhe mjaftë të rrezikshme  për të ardhme e njerëzimit.

Pse tolerohen kërcënimet e një të krisuri në mënyrë jo seroize, vetëm sa trimërojnë karavanin në rrugëtimin drejtë një humnere për të gjithë njerëzimin e globit!

Ka mundësi që “Mbreti i Rusisë”  edhe të bëhet një psikotik i ç’mendur me ndonjë urdhër, “për të thye të gjitha barrierat dhe mirëkuptimet  ndërnjerëzore”! Kuptohet duke ngarkue në vagonin e Putinit të gjithë ata që mundet drejtë një grope të hapur edhe për Mbretërinë e vetë”!

Kush e din se çfarë dreqin tjetër është duke pritë Perëndimi dhe të gjitha vendet demokratike Europiane, përderisa edhe hezituan të ndalojnë turrin e barbarive në terren?

Kjo vonesë është edhe shpresë për autokratët që mund të përcillet me shumë probleme dhe kriza nëpër vende të tjera të cilat pikërisht bëjnë punën e satelitit të Kremlinit.

Një burrë i vogël me trup, siç është Putini, sikur kompenson kompleksitetin e vetë të inferioritetit duke përdorur fjalë të mëdha, të cilat me plotë të drejtë trishtojnë  njerëzimin!

Pra, Putini duket se është i lindur një shekull mbrapa në kohë me këto idetë e tija primitive dhe konservatore, thotë një përshkrues nga bota e mendimit të lirë dhe pyet:

-Çfarë kuptimi kanë fjalët e tij për gjendjen e “Mbretërisë Ruse”, kur thotë se politika e tij paska bërë për veti shumë miq të rinj në Perëndim dhe Skandinavi me “moralin autentik që ka Rusia”dhe se tani është i detyruar të bëj një "luftë të shenjtë në Ukrainë”?!

-Si do të dukej bota nëse dikush do të mbillte një plumb qorr në kafkën e Hitlerit para vitit 1940?

Kjo nuk ndodhi me Hitlerin, por është evidente për të gjithë kundërshtarët e Putinit të cilët mendojnë ndryshe!

Të shpresojmë se ky “treg me moral të politikës ruse” nuk do të priten mirë nga vetë rusët të cilët e duan jetën dhe lirinë! Shumë prej tyre kanë zgjedhur të ikin nga Rusia sepse nuk donin të merrnin pjesë në luftën e Kremlinit. Kjo nuk është lufta e popullit rus, por një luftë e Putinit dhe Kremlinit!

Këta ndoshta duhet të shqetësohen më shumë për popullin e vetë, sesa për pretendimet se, “Perëndimi po sulmon Rusinë”.

“Rezistenca ndaj kësaj lufte të pakuptimtë”ndoshta është shumë më e madhe në Rusi sesa që kuptohet nga Putini dhe Kremlini!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat