Putini iu kërcënua Macronit: Ta bëj më zi se Navalnyt!

Opinione

Putini iu kërcënua Macronit: Ta bëj më zi se Navalnyt!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 1 mars 2024 Në ora: 10:55
Emmanuel Macron dhe Vladimir Putin

Ishte dita e Putinit. Kjo ndodhë vetëm njëherë në vit. I kishte tubuar që të gjithë: këpucëtarët, gjuetarët, infermierët, pirësit e pasionuar të vodkës, leninistët, stalinistët, enveristët, pastruesit, kasapët, hirësinë e kishës ortodokse ruse, KGB etj. Kësaj radhe nuk kishte ftuar askënd nga llojet e shtazëve, me përjashtim të kriminelëve ushtarak, duke llogaritur në seriozitetin e takimit.

Rusia arriti t´i kundërvihet terrorizmit ndërkombëtar, deklaroi para popullit në shtëpi, në fabrika, uzina, nxënësve nëpër shkolla, studentëve nëpër sallat e ligjëratave, kirurgëve para operacioneve, të sëmurëve nëpër spitale, qytetarëve nëpër sheshe, të gjithë atyre të rënëve duke e ndjekur nazizmin në Ukrainë, adoleshentëve, fëmijëve etj. të cilët edukohen sipas programit të tij se perëndimi është armiku numër një i Rusisë etj.

Foli e foli, akuzoi e akuzoi, kërcënoi e kërcënoi, mallkoi e mallkoi derisa dikur arriti deri te Macroni.

Kushdo që mendon ta sulmoi Rusinë unë ia përkujtoi Hitlerin i cili kishte  kapitulluar pran nesh. Mos harroni se para Hitlerit ngjashëm i kishte ndodhur por edhe Napoleonit të Macronit. Pra çka t´ju them: para se të niseni drejt Moskës, vishuni mirë.

Po ashtu po ua përkujtoi se ne kemi raketa të sofistikuara që me precizitet do godasim caqet tuaja.

Për fund po ashtu po ua përkujtoj se ne për desert do ta përdorim edhe arsenalin atomik që ta shuajmë të tërë njerëzimin.

NATO dy herë të mendoj para se të marr vendim për vendosjen e trupave të tyre në Ukrainë. Ne jemi fuqi atomike. Këtë po e kupton edhe Scholci i Gjermanisë i cili nuk po guxon t´ia dërgoi raketat Taurus Ukrainës.

Këtë po ashtu e ka kuptuar edhe Vuçiqi, i cili nuk po e dorëzon Kosovën. Këtë e ka kuptuar edhe Dodiku, i cili dal ngadalë po e shkëput republikën serbe nga Bosnja. Këtë se ka kuptuar si duket ende Kurti, i cili nëpër takimet ndërkombëtare e përqesh Rusinë, mua, Vuçiqin dhe Kinën.

Ballkani gjithmonë ka qenë pro rus, prandaj mos shihni ëndrra që do ta largoni nga sfera ime. Nëse nuk besoni, pyeteni Vulinin. Me te kemi hartuar plane dhe e kemi ngjyrosur këtë territor, ashtu siç kemi dashur.

Haradinaj kohët e fundit Kurtin po e quan me emrin tim, Putin, prandaj e kisha lutur t´i zgjedh fjalët, sepse emri im është i veçantë, i një rangu të personalitetit botëror, prandaj ta krahasosh dike me emrin tim, është një nënçmim për mua.

Edhe atë por edhe Macronin i kisha porositur: shikojeni se ç´pësoi Navalny, i cili më përqeshte dhe më tallte në mediat sociale. Mua nuk më ka shpëtuar kush deri më sot, po s´do më shpëtoi edhe në të ardhmen. Rusisë ju ia keni dëgjuar vetëm emrin, po nuk e dini se cila është./Mars – Rover (Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat