Për të qeshur, Sela kushtëzon Ali Ahmetin

Opinione

Për të qeshur, Sela kushtëzon Ali Ahmetin

Nga: Sulejman Mehazi Më: 2 mars 2024 Në ora: 21:27
Sulejman Mehazi

Që të jetë ironia më e madhe Sela pa një këshilltar komunal në Tetovë kushtëzon BDI-në e fuqishme që në zonën 6 në listën zgjedhore të hiqet 3-shi kandidate femër e BDI-së për t'u futur e konkurruar Ilire Dauti e ASH-së, majcë.

Që ironia të jetë më e madhe Sela kushtëzon Ali Ahmetin që në zonën 5 të jetë bartës i listës mu në zonën ku BDI-ja është më e fortë e ky "gospodini" i ASH-së më i dobët, që ironia të jetë e përtejme në zonën e Shkupit Sela e kushtëzon BDI-në që i dyti në listën zgjedhore nr.2 të jetë i ASH-së.

Ahaa Sela me kushtëzime  e mba veten më të fortë se Ali Ahmeti. Selaisti votat ia kërkon Ali Ahmetit ama çallamin nuk ia jep kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit.

Shiko ky i Livadhisë me llafe bëhet më i fortë se Ahmeti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat