Ukraina t’i jap “shuplakë” Vuçiqit, sa më shpejt ta njohë pavarësinë e Kosovës

Opinione

Ukraina t’i jap “shuplakë” Vuçiqit, sa më shpejt ta njohë pavarësinë e Kosovës

Nga: Faton Mehmeti Më: 3 mars 2024 Në ora: 14:48
Autori Faton Mehmeti

Liderët e Evropës Juglindore u mblodhën së bashku në kuadër të Samitit për Ukrainën, që u mbajt në Tiranë. Pavarësisht se ishte prezent, Vuçiqi nuk ndryshoi qëndrimin për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë duke u thirr në vendimin e qeverisë serbe. Kjo dëshmon edhe një herë se Vuçiqi dhe Serbia janë Rusia dhe Putini i vogël, janë të njëjtë. E vetmja është Serbia në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që duhet të bëj kthesën e madhe për njohjen e Kosovës.

Pavarësisht se presidentja Vjosa Osmani shprehu besimin se "bashkë me lirinë e Ukrainës do flasim për njohjen", vlerësoj se është momenti i duhur të ndodh njohja, edhe për faktin e ndarjes mes të mirës dhe të keqes, të drejtës dhe jo të drejtës, lirisë dhe robërisë.

Zelensky e di mirë se shqiptarët kudo e kanë mbështetur fuqishëm Ukrainën në luftën e saj me agresorin rus, këtë duhet vlerësuar.

Bota është e ndarë ne dy pole, lirinë dhe demokracinë në njërën anë dhe pushtimin e  diktaturën në anën tjetër.

Tek e para bëjnë pjesë SHBA dhe vendet tjera evropiane-duke përfshirë edhe shqiptarët, në anën tjetër Rusia-Kina dhe Serbia. Me njohjen e Kosovës, Ukraina rreshtohet krahas SHBA dhe të gjithë shteteve që kanë njohur Kosovën, me çka i jepet goditje e fortë Vuçiqit që mburret se "Ukraina nuk e ka njohur Kosovën".

Edhe për të drejtën në anën e historisë, Ukraina duhet të njoh Kosovën, Serbia dhe Rusia janë e keqja e Evropës dhe Botës, SHBA, Kosova dhe Shqipëria janë e drejta dhe paqja kudo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat