Fat apo fatkeqësi e shqiptarëve: Në varësi të interesave të superfuqive, jo të drejtave ndërkombëtare

Opinione

Fat apo fatkeqësi e shqiptarëve: Në varësi të interesave të superfuqive, jo të drejtave ndërkombëtare

Nga: Hafiz Shala Më: 3 mars 2024 Në ora: 16:54
Autori Hafiz Shala

Republika e Dardanisë (Kosova) kaloi nëpër etapa të vështira deri te pavarësia me shumë sakrifica, që fatkeqësisht presionet po manifestohen edhe sot. Pse vetëm Dardania po bëhet “kurban” i këtyre interesave?

Gjeneza e nostalgjive të disa shteteve ndaj ish Jugosllavisë-Serbisë, daton posaçërisht nga e ashtuquajtura” Lëvizja e mos inkuadrimit” e themeluar në Konferencën e parë të mbajtur në Beograd në maj (6-11) të vitit 1961 në të cilin kanë marrë pjesë 120 shtete anëtare dhe 17 shtete në cilësinë e shteteve vëzhguese, një organizatë ndër më të mëdhatë pas OKB-së.

Treshja e njohur si iniciuese e e kësaj lëvizje, Josip Broz Tito, Kryetar i ish Jugosllavisë, Xhavarhallal Nehry, Kryetar i Indisë dhe ideator i emërtimit të kësaj lëvizjeje, Gamall Abdell Naser, Kreyetar i Egjiptit, duke iu bashkëngjitur edhe Sukarno Kryetar i Indonezisë dhe Kuame Nkrumah, Keyetar Gajanës që e përfaqësonte Afrikën.

Lëvizja e mos inkuadrimit ishte një bllok i krijuar me qëllim që mos t’i bashkëngjitet dy blloqeve të superfuqive ushtarake, SHBA-Rusi. Qysh atëherë, kjo lëvizje i shkonte për shtati Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ani pse ishin kundër bashkimit të këtyre blloqeve, kjo lëvizje i mbante jashtë ndikimeve të shteteve të cilat e kishin interes t’i kanë në anën e tyre dhe, kjo nuk paraqiste rrezik për ndonjë bllok i cili e kërcënonte pjesën tjetër të botës sepse, megjithatë ishin shtete jo të zhvilluara ekonomikisht me shtresa të rrezikuara sociale.

Në vazhdim do të tentoj që t’i japi disa dukuri të cilat kanë lënë një nostalgji te disa shtete qoftë edhe te Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur ishin në pyetje raportet ish Jugosllavi-Serbi-SHBA, kur bëhej fjalë për çështjen e pa zgjedhur shqiptare dhe pa drejtësitë ndaj tyre nën regjimet e këtyre shteteve të cilat fatëkeqësishtë po reflektohen edhe sot ne zgjedhjen e raporteve Dardani-Serbi, kur po tentohet normalizimi i marrëdhënieve në mes këtyre dy shteteve pas okupimit nga ana e Serbisë, e cila ushtroi gjenocid ndaj popullatës shqiptare nga regjimi i Millosheviqit, tani, tentim ri-okupimi nga Gebelsi i tij, krimineli Aleksander Vuqiq.

Nëse nuk më merret pa modesti , do t’ua përshkruaj vetëm disa detaje të cilat i kam përshkruar në librin tim të tretin Opinione III “Dëshmi ndër vite" të cilat për herë të parë i kam cekur me 22 gusht të vitit 2023 gjat promovimit të tre librave të Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë para një audience të respektuar e cila mori pjesë me një numër të interesuarve që më bëri të ndihem krenar për çka u jam mirënjohës dhe falënderues ndaj të gjithë pjesëmarrësve adhuruesve të librit dhe publicistikës.

Në vitin 1991 më 17 shkurt para 33 viteve në moshën 47 vjeçare, që gati i bie se aq sa kam jetuar në atdheun tim Dardaninë, do të jetoj edhe në shtetin në të cilin kam migruar pra SHBA-t. Arsyet i kam dhënë atë ditë dhe nuk dua t’i përseris në ketë shkrim por, ajo që është më rëndësi, menjëherë jam inkuadruar në organizatën më të fuqishme lobuese, Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane i vetmi i regjistruar zyrtarisht në Ushington DC i udhëhequr nga ish Kongresisti Shqiptaro Amerikan i zgjedhur për herë të parë në historinë 247 vjeçare të këtij shteti. Pra, edhe angazhim në lobim si anëtar i Bordit Ekzekutiv për gjatë gjithë kësaj periudhe.

Kemi bashkëpunuar shumë ngushtë me Kongresmenë e Senatorë nga të dy partitë nga të cilët kemi përkrahjen e pa rezervë sepse bëhej fjalë për çështjen shqiptare me theks të veçant të asaj dardane gjatë gjithë periudhave e posaçërisht pas suprimimit të Autonomisë në vitin 1989 nga regjimi i Millosheviqit qëllimet e të cilit i nuhetëm menjhëre sepse përgatitej për atë me të keqen që edhe ndodhi. Okupim me forcë me qellim të dëbimit nga atdheu, vrasje, masakra deri në shfarosje.

Por, mbamendja në kokat e disa përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit, mbretëronte rroli i Lëvizjës së mos inkuadrimit që ishte vështirë të shpjegohej se, Jugosllavia-Serbia e Millosheviqit, nuk është ajo e mos inkuadrimit, që, na ka përcjellë dhe po na përcjellë edhe sot, në veçanti te shtetet afrikane ndaj të cilave Serbia ka zhvilluar një propagandë të përcjellë edhe me metoda korruptive se, Republika e Dardanisë është shtet i “shkëputur me dhunë” duke tentuar të lobojë për ç’ njohjeje sa më të shumta.

Nga shumë shembuj dua t’ua përkujtoj disa. Që nga viti 1985 kur ish Kongresmeni Joe DioGuardi, një shqiptaro amerikan me prejardhje Arbëreshe, pas zgjedhjes si Kongresmen dhe dhenies së betimit, disa muaj më vonë e sponzoroi një dëgjim(hiring), Albanian request for fridom(që tani ekziston edhe ky libër, kërkesa e shqiptarëve për liri), rreth shkeljeve drastike të të drejtave ndaj shqiptarëve në Jugosllavi-Serbi, që ishte edhe hera e parë që çështja shqiptare të futej në agjendat e Kongresit aty ku është fuqia politike e demokratike amerikane, për fatkeqësinë tonë kanë reaguar disa përfaqësues të Departamentit të Shtetit me arsyen se po duan të na prishin me aleatin tonë më të mirë dhe për habinë dhe zhgënjimin e të gjithëve, kjo seancë dështoi.

U desh të lobohej për një vit për t’i siguruar 58 nënshkrime të Kongresmenëve e Senatorëve që përsëri të rikthehet në shqyrtim.

Në vitin 1986 përsëri i sponzoruar nga DioGuardi, u miratua dhe u dërgua në Kongresin Amerikan për ta marrë formën e Rezolutës e cila u paraqit dhe e mori formën e prerë (Rezoluta H.Con. Res. 358). Të njëjtën gjë e bëri edhe Senatori Bob Dole ne Senatin Amerikan duke e miratuar Rezolutën( S.Con.150).

Në janar të vitit 1992, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane e angazhon Kongresmenin Tom Lantosh, Kreyetar i Komitetit për Politikë të jashtme për ta paraqitur për herë të parë Rezolutën ku bëhej thirrje për pavarësinë e Dardanisë(Kosovës) duke e shndërruar pastaj në Rezolutën (H. Con. Res. 264). Edhe në këtë dëgjim ishte dërguar një zonjë gjoja që e përfaqësonte Departamentin e Shtetit ama, kur e pyeti Kryetari për Politikë të Jashtme Kongresmeni Tom Lantosh se, e nderuar kur Departamenti i Shtetit do ta njoh Dardaninë(Kosovën)? Pas një viti, dy, pesë dhjetë ore fare? Ajo u ngrit dhe tha, më falni se unë vetëm kam ardhur sa për të marrë pjesë(që i bie, sa për sy e faqe), u alarmua Departamenti i shtetit dhe në mbledhjen e ardhshme mori pjesë Ndihmës Sekretari për Evropë dhe Azi të Jugut zoti Nikollas Burns ku çështje e mori kahjen krejt tjetër.

Këto dhe detajet tjera i kam cekur në librin e parë “Rruga drejt pavarësisë së Dardanisë( Kosovës) e shtruar nga Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, më shumë detaje".

T’i kthehemi situatës aktuale dhe dështimi i dialogut i udhëhequr nga BE-ja i cili praktikisht është një vdekje klinike sepse, ndërmjetësuesit duke anuar hapur ndaj Serbisë ndërsa ushtrohet presion i pa parë ndaj Dardanisë qoftë edhe me masa ndëshkuese ekonomike bile, sipas disponimit të ndërmjtësve anues publik të Serbisë, mund të ndërmarrin edhe hapa tjerë, përderisa, në anën tjetër e favorizojnë Serbinë duke i ndarë e 2.5 miliard euro ndihmë ekonomike.

Mbesin të vendosur që ndaj Serbisë të sillen në mënyrën ledhatuese duke e inkurajuar që mos të lëshojë pe por të qëndroj ndaj pozicioneve të paluhatshme të saj duke insistuar me këmbëngulje rreth formimit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe, një etnike në Republikën multietnike.

Kjo, është kryekëput kërkesë e Serbisë dhe jo më këmbëngulje të serbëve lokalë të cilët janë nën presion dhe shantazh deri të likuidimi fizik i tyre apo familjarëve të tyre.

Serbia, gojarisht gjeja u dakordua për Marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit, por, më ngulm insiston në sekuencimin vetëm të atyre pjesëve që atë e interesojnë, Asociacionin ndërsa, në anën tjetër i shkel po ato marrëveshje të nesërmen duke e penguar Dardaninë rreth anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Përndryshe, Kryeministrja Bernabiq me shkrim i njoftoi përfaqësuesit evropian se, nuk i përkrah ato marrëveshje dhe kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e Dardanisë. As kjo e as sulmi terrorist në Banjë nuk mjaftuan që të ndëshkohet Serbia. Nuk mjafton as mos arrestimi i Radoiçiqit dhe dorëzimin e tij te organet e drejtësisë së Dardanisë bile, as rrahja publike e ish kryetarit të komunës së Zveqanit të cilin e plandosi për toke duke u detyruar të kërkojë ndihem në spitalin rajonal.

Nuk besoj që do të ketë marrëveshje në mes dy fqinjëve sepse, Evropë e Amerikë iu nënshtrohën kërkesave dhe kushteve të Vuçiqit i cili po tallët me ta duke i mbajtur peng e mashtruar se do t’i bashkëngjitet perëndimit.

Rasti me përdorimin e valutës së dinarit jashtëligjor në Dardani, është shembull i nënshtrimit ndaj Serbisë. Ajo, pra Serbia, 8 miliard euro të dërguara në dinar gjoja për serbet e veriut, ato mjete kurrë nuk kanë arritur te ata por, janë përdorur për shplarje parash, financimin e grupeve terroriste me synim që ta përsërisin edhe Banjën e dytë.

E vetmja zgjidhje për përfundimin e suksesshëm të marrëveshjes më Serbinë është nënshkrimi i Traktatit të Paqes ngjashëm më Slloveninë dhe Kroacinë ku garantohet njohja re reciproke e tërësive territoriale dhe mos sulmimi njëra ndaj tjetrës. Nëse një Traktat i tillë nënshkruhet, Serbia kurrë nuk ka nevojë ta njeh shtetin e Dardanisë. Jetojmë dhe zhvillohemi edhe pa të.

Është e pa pranueshme se, si disa përfaqësues të shteteve mike, sillën sikur sulltan të Perandorisë Otomane vetëm ndaj Dardanisë por jo edhe ndaj Serbisë. Kjo, është e rëndë sepse, po ata përfaqësues, në vendet e tyre demokratike nuk e kanë komoditetin as guximin për t’u sjellë në ketë mënyrë. Atje, reagon popull më tërë seriozitetin deri të largimi i tyre. Pyetja e thjeshtë dhe shumë e hidhur për popullin e Dardanisë është se pse vetëm Dardania dhe populli sajë shqiptarë, po bëhet “kurban” i interesave gjeopolitike.

Muajt e fundit, Tirana u bë vend i takimeve diplomatike që në shikim të parë dukej një mrekulli e notimit në këto ujëra.

Vizita e Sekretarit Blinken, e cila sipas aktualitetit gjeopolitik do të duhej të mbahej në Prishtinë atje ku po gërshetohen “shpatat diplomatike” në tentim të pajtimit të dy shteteve fqinjë më shekuj të armiqësuar, por nuk ndodhi. Ndodhi ajo që nuk duhej kur, nikoqiri u ngritë në maje të qiellit edhe përkrah të gjitha atyre skandaleve të llojit të vetë. Ai u lavdërua bile, mendoja se, apo bëhet fjalë për ndonjë Edi Rama tjetër. Jo, vërtetë po për të. Po çka më ra në sy se, nuk e vërejta bile as në margjinat e atyre korridoreve Aleksandér Sororsin biri i George Sorosit i cili i la të birit në pronësi jo më pak se 26 miliard dollarë. Ky, zakonisht duhej të ishte aty por, ja që ma përmirësoi gabimin duke marrë pjesë në “Samitet” Konferencat ashtu siç e lyp zanati por nuk munda ta zbuloj se në çfarë cilësie. Nuk është më rëndësi, më rëndësi është të jetë aty për të kontrolluar çdo gjë.

Kush fitoi më së shumti këtu, Aleksandër Vuçiq miku i Edvin Kristaq Ramës i cili, jo vetëm atij, por të gjithë të tjerëve u dha leksion bile edhe ultimatum se, unë, nuk e nënshkruaj një deklaratë të përbashkët pasi aty figuron emri i Presidentes së Republikës së Dardanisë Znj. Vjosa Osmani. I forti nuk njeh mëshirë. I erdhi edhe Ëarheley përkrahës dhe anues i Serbisë sikur Lajçak, Borrel e Escobar. Por, ja, nuk i erdhi Kurti dhe Rames ia plotësoi dëshirën sepse, Vuqiq do të ndihej i sikletshëm pasi fizikisht nuk mund ta paramendoj. Kjo është e arsyeshme për Vuçiqin por, për Ramën, opozitën dardane (b) analist të paguar nëpër studiot televizive dhe disa portale pasi, ua ndali dinarin. “S’ kanë faj”.

Në të gjitha këto rrjedha politike, diplomatike, ekonomike dhe të sigurisë, ku gjendemi ne me sjelljet dhe pozicionimet tona si shqiptarë karshi Serbisë.

Në Shqipëri u inaugurua baza ushtarake, një e mirë në të gjithë ketë gjurulldi, por, si po sillemi si udhëheqës si opozitë ndaj të gjitha këtyre sfidave.

Edi Rama, që mos i koftë për kob si asnjëherë më parë e dha një deklaratë shumë të fuqishme në prezencën e Blinkenit se, po qe se Serbia e sulmon Dardaninë, e ka sulmuar Shqipërinë. U shtanga njëherë por, pastaj me shkoj mendja “keq" se mos është kjo më marrëveshje qe Rama të portretizohet si patriot para botës shqiptare i cili nuk ka kurrfarë respekti, ama, më shkoi “mendja keq" se, mos e ka thirrë më parë ose pas deklaratës Vuçiqin, duke i thënë se, ti e dinë se këto janë broçkulla si gjithmonë.

Ky njeri si udhëheqës i Kolonës së 5-stë si në kohën e inkuizicionit në Spanjë i cili, nën kontroll e mban opozitën dardane, këshilltarin e tij Baton Stanishiqin të cilët e takuan Putinin, i cila përballët me akuza të gjithë këta me afera të ndryshme, Rama i involvuar rreth korrupsionit me agjentin i CIA-s McGonigal i dënuar me dy vjet e gjysmë për 225 mijë dollar, Blinken i mbylli sytë heshti ndërsa ky mori hez. Po kjo opozita dardane e futur në krime, korrupsion, skandale politike, falje territoresh dhe bashkëpunim më Listën serbe, Radoiçiqin, pastaj biznese e pasuri marramendëse, të cilat duhet t’iu konfiskohen e të përballën me drejtësinë, e cila fatëkeqësisht ende ka mbetur e njëjta nga garnituarat e ish udhëheqjes e cila është e nominuar nga ata dhe punon për ta të cilët e kanë hallin e njëjtë prandaj, shpëtimi i vetëm është me iu bashkangjitur Edi Ramës i cili i ka mbledhur rreth vetës të gjithë ata “që ia duan të mirën kombit”.

Të gjithë këta më Amerikën në gojë por me xhepat e mbushur nga paraja e popullit, krekosen në mënyrë demagogjike se, duhet të bashkëpunojmë më miqtë tanë ndërkombëtar. Do të ishte në rregull sikur këta, duke i keqpërdorur miqtë, nuk lanë gjë pa bërë. Assesi nuk lënë pas dore Ali Ahmetin i cili mbi 20 vjet qëndron në pushtet me sllavo-maqedonasit të cilët ia njohin vetëm 20% të përdorimit të gjuhës shqipe popull shtet-formues, rast unikat në rruzullin tokësor dhe më zgjedhjen e Kryeministrit teknik për 90 ditë.

Po mos të bëhej fjalë për kryeministrin aktual shqiptar, të gjitha këto ndodhi politike, do të ishin mrekullia jo vetëm për Shqipërinë por për gjithë shqiptarinë.

Përderisa udheheqja dardane është nën presion enorm abnormal dhe të pa pranueshëm nga bashkësia ndërkombëtare, Edi Rama para ndërkombëtarëve e luan rrolin e “ budallait mbretëror” duke i dal zitë Vuçiqit në të gjitha etapat prandaj, udhëheqja aktuale dardane si e pastër, e pa korruptuar, e pa shantazhuar, e drejtë dhe në anën e popullit, duhet të qëndroj stoike e pa luhatshme sepse e drejta është në anën e tyre, e ata janë në anën e popullit.

Populli e ka një fjalë: Mos e mbështet macen për muri se të grith e t’i nxjerr sytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat