Aktiviteti i Bajram Currit në muajit e fundit të jetës

Opinione

Aktiviteti i Bajram Currit në muajit e fundit të jetës

Nga: Gjon Neçaj Më: 3 mars 2024 Në ora: 20:33
Aktiviteti i Bajram Currit në muajit e fundit të jetës

Në fund të dhjetorit të vitit 1924,Bajram Curri ,pasi ishte kthyer nga një udhëtim në Europë,duke takuar kancelaritë për çështjen e Shqipërisë,arrin në Krasniqe të Tropojës dhe strehohet në Bujan në shtëpinë e bajraktarit të Krasniqes,Sali Mani.Aty organizojnë takime nën drejtimin e Currit për t’i riorganizuar forcat për të bërë ballë ndonjë kryengritjeje të armatosur. Në këto takime përfaqësuesit nga fisi i Gashit dhe i Bytyçit ishin të paktë,duke arsyetuar se” kufiri i tokës së pashkelur ishte pjesa perëndimore e Valbonës” dhe me 3 shkurt 1925 lidhin besën për të qënë deri në fund me Bajram Currin,për të mbrojtur Tropojën dhe mbarë trojet shqiptare. E ndërkohë më 8 shkurt fillon mësymja dhe qëndresa heroike,duke çliruar krejtësisht Gashin.

Nënprefekti me suitën e tij, ikin drejt Jugosllavisë .Forcat kryengritëse në mbrojtje të vendit,pasi i drejtohen prefekturës,ndeshen në forcat e Ceno Beg Kryeziut,i cili kishte marrë masat e fortifikimit dhe i detyron malësorët të kthehen pas një përpjekjeje të pasuksesshme. Kushtet e një krengritjeje të re ishin mjaft të vështira .Më 10 shkurt,forcat e xhandarmarisë të organizuar ushtri e rregullt,nga qafa e Luzhës,nga ku Tropoja dukej si në pëllëmbë të dorës,filluan luftimet në rrafshin e malësisë.Një ditë më vonë,Ceno Beg Kryeziu,kishte nënshtruar krahinën e Tropojës, e mbi 10 mijë forca ushtarake mercenare të Ceno Beg Kryeziut vazhdonin shtypjen dhe terrorin në Malësinë e Gjakovës. Në bashkëpunim me Pashiqin,u shkatërruar Malësia si bazë dhe strehë e çetave të Kosovës që luftonin për të drejtat dhe lirinë kombëtare.

Duke vëzhguar aktivitetin e Bajram Currit ,si dhe influencën në Malësi dhe në Kosovë,kërkohej nga Tirana zyrtare me çdo kusht vendndodhja e tij,kundrejt shumës prej 10 mijë franga ari që Ahmet Zogu kishte vënë në dispozicion për ata që e informonin vendin dhe gjendjen e Plakut të Maleve Bajram Curri. Në ditët e fundit të marsit 1925,u arrit zbulimi i vendit ku jetonin trimat .Paraja duket se kishte bërë punën e saj.Për vrasjen e Bajram Currit,përveç Ahmet Zogut e Ceno Beg Kryeziut,ishte i intersuar edhe Pashiqi i Jugosllavisë.Ai kishte vënë në dispozicion gjysëm milionë dinarë si shpërblim të kësaj “vepre”,pasi me eliminimin e Bajram Currrit,eliminohej ideja kryesore e udhëheqjes së luftës për një Shqipëri etnike,të cilën e kishte mohuar Konferenca e Ambasadorëve në Londër qush në vitin 1913 për të kënaqur shovinizmin serbo-sllav. Më 29 mars forcat rebele rrethojnë shpellën e Dragobisë ku kishte disa ditë që strehohej Plaku i Maleve me shoqëruesit e tij.

Të rrethuarit vendosin të qëndrojnë deri në fund në shpellë.”Vetëm të dimë me ba detyrën tone të fundit që na takon , e për tjerët mos kujtoni e mos kini dert”,u thotë Bajram Curri njerëzve të tij që i qëndronin pranë. Ndërkohë u bë plani që baca me Mehmet Veselin e Shefqet Dragën të tërhiqeshin nga e djathta drejt grykës së Valbonës,ndërsa bashkë me luftëtarët të fillonin pushkën prej thepave sipër dhe nëse do të kishin mundësi të takoheshin mbas betejës te “shpella e të Verbëtit”. Përkrahësit e Bajram Currit ,të cilët qëndruan pranë tij deri në fundin e jetës,Sali Mani,Ali Nimani e të tjerë,luftuan deri në fishekun e fundit. E siç është,Plaku I Maleve me plumbin e fundit të revoles së tij,ia shtiu vetes,kurse përkrahësit e tij u kapën me armët e dala jashtë përdorimi. Pra edhe pushka e fundit e revolucionit u dëgjua në malet e Malësisë së Gjakovës.

E poeti do thurte menjëherë elegjinë për mikun e tij:” Atje nisi,atje mbaroi,/ Atje krisi,atje pushoi.” Lajmi per vrasjen e Bacë Bajramit u perhap me shpejtësi në dy linja të kundërta, e para çonte hidhërimin shpi për shpi në Malësi,vaujtjen dhe mjerimin tek masat e vegjëlisë dhe e dyta ,gëzimin e egoizmit për lirinë e popullit dhe Atdheut nga qeveria e Zogut dhe Kryezezët e Gjakovës. Koço Kota,kryeministri dhe ministri i Brendshëm çonte telegramin e urimit prefektit të Kosovës në Lumë,ku shkruhej : “ Në emën të qeverisë shqiptare ju falënderoj dhe ju përgëzoj për veprën patriotike që keni krye,tue e zhdukë nga faqja e dheut njeriun e shpellave që kërcënonte qetësinë e Shqipërisë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat