Fletëza...

Opinione

Fletëza...

Nga: Agron Shabani Më: 3 mars 2024 Në ora: 22:25
Agron Shabani

I sertë, i ftohtë dhe kaq i acartë erdhi edhe ky mars i vitit 2O24!

Si për të mos u mjaftuar me kaq, me veti sikur i ka marrur edhe muajtë e kallnorit ( janarit) dhe frorit (shkurtit)...

Në Mars ra për të mos vdekur kurrë komandanti legjendarë i UCK-së, Adem Jashari së bashku me pjesëtarët tjerë të familjes monumentale dhe heroike të Jasharëve nga Prekazi.

Kosova ndërkaq, ndodhët aty ku e kanë lënë dikur Jaasharët heroik dhe emblematik së bashku me shumë të tjerë para tyre. 

Ndonëse, me dhembje, plagë dhe pezmatime të thella skeletore dhe gjenetike, të cilat vazhdojnë të derdhën e pikojnë (kullojnë) gjak në zemrën dhe shpirtin e shumicës absolute të, shqiptarëve.

Ndërkohë që kombit dhe atdheut tonë në Kosovë, edhe pas kaq shumë vitësh të lirisë, shtetit dhe pavarësisë, sikur iu mungon shumëçka....Dikujt atje...madje edhe buka në sofër.

Kosova sikur ngjason në ishull ose, në një ujdhesë të humbur e tretur dikund largë...Sikur  të ishte dikund në White Iseland (Vajt Ajlënd) ,apo "Ishullin e Bardhë" të Paqësorit ose Pacifikut, që nuk gjejnë dot qetësi tani e me shumë se 18O mijë vjet  rrjesht nga prushi ose llava e madhe eruptive ose vullkanike!

Aty janë edhe kërrcnimet dhe provokimet e vazhdueshme (sistematike) të Serbisë-ndaj Kosovës dhe shqiptarëve!

Aty pra ku i çelin ose hapin sytë përnjëherë jeta dhe vdekja, drita dhe dhe terri së bashku me muzgujt dhe ato hije të lugatëruara të mesjetës që shfaqen kohënëpaskohe së bashku me eskremistët dhe terroristët serb në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës!

Disa shqiptarë të shkretë dhe duarbash (duarthatë) ndërkaq,m kapën dhe zihën shpesh mes veti për Rusinë dhe Ukrainën, për Izraelin dhe Palestinën e kështu me radhë.

Serbët dhe të tjderët, ua sjellin ose lozin lojën.

 Se këndejmi, si sot me kujtohen ose i mbaj mend rastët kur burrat e dheut në odë, zihëshin dhe binin në ngatërresa ose konflikte me njëri tjetrin për Gollda Mehrin ose Moshe Dajanin e Izraelit, si dhe për Naserin e Egjiptit ose Bumedienin e Algjerisë.

Blazha i Millosheviçëve me Jovanin ose Velkun e  Gariqëve, ua luanin lojën....Veljko Gariqi me ndihmën e UDB-s, e kishte larguar nga puna dhe çuar në  burg edhe babain tim të ndjerë. Nejse!

Kishte të atillë që Gariqët dhe Millosheviçët i mbanin në ballë të oxhakut, duke i quajtur pobratima, nuna ose kumbarë.

Me kujtohet se asokohe kishte edhe plot "navijaça"( simpatizera) të Crvena Zvdezdes dhe Partizanit të Beogradit...disa prej tyre sot edhe në ballë të "kolonës çlirimtare, shtetformuese dhe patriotike" të Kosovës. Nejse!

Guximi, heroizmi, sakrifica, nderi, morali, edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, zhvillimi dhe përparimi i përgjithëshem individual dhe kolektiv, i mundësojnë njeriut të jetë ai që është: qenie që mendon, rezonon, krijon, reflekton, navigon, koniukton, koniukturon, transcendenton, interferon, që flet, komunikon dhe koperon me të tjerët për të mirën e gjithëmmbarëshme të kombit dhe atdheut. I atillë... me do hije të thella kolosale dhe titanike në fytyrë, me një tis të thellë gjaku në ballin e tij flamur, si dhe me do shikime të m'rrolëta epike dhe kalorsiake që i rrëshqisnin nepër vetulla dhe çepalla: Thonë se ishte kryeheroi dhe kryetrimi ynë legjendarë- Gjergj Kastrioti.

Me kujtohet dikur si nxënës të shkollës fillore kur, i recitonim ose këndonim në kor vargjet: Krujë o qytet i bekuar, prite, prite Skënderbeun, po na vjen si pëllumb i shkruar, të shpëtoi mëmëdheun....Shqiptarët t'i shpëtoi nga zgjedha e rëndë e Turqisë, dhe ty të nderoi se je krah i Shqipërisë" etj...Kishte edhe riga lotësh në faqe.

 Me duket se kam mësuar bukur shumë nga kodi moral (etik) dhe pedagogjik i babait tim.

Edhe nga arsimtarët ose pedagogët e dashur në shkollë fillore dhe të mesme-gjithashtu.

Çka (çfarë) kemi mësuar nga jeta, leximet dhe studimet e ndryshme....?

Me kujtohet se dikur kemi lexuar, mësuar dhe kuptuar se boshti i secilës etikë intelektuale, profesionale, pedagogjike,akademike, politike, diplomatike etj., është aftësia ose intelegjenca e njohur intelektuale dhe profesionale, për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.

Ndërsa, për të pasur një shtrirje të përgjithshme ose masive, etika pedagogjike, intelektuale, profesionale, institucionale, funksiinale, aksionale dhe patriotike, parasegjithash duhet me qenë globale ose universale. Domëthënë, një mision, narrativ ose gjakim i thellë pedagogjik (akademik), intelektual, profesional, kontemplativ, komprehensiv, komplementar, suplementar, intelegjent dhe patriotik për virtytin dhe idealin, përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.

Ndaj, për bindjen ose mendimin tim, janë disa çështje dhe aspekte të njohura determinante dhe paradigmatike të cilat vazhdojnë t'i sfidojnë, eklipsojnë, dominojnë ose ambivalojnë politikën, diplomacinë, fenë, religjionin, artin, kulturën, letërsinë, arsimin, informimin dhe fushat (sferat) tjera të jetës në Kosovën e pasluftës. E sidomos luftërat ose përballjet e vazhdueshme në mes vlerave dhe antivlerave.

Aty janë edhe prurjet, tendencat ose pretëndimet e ndryshme dominante dhe eksluziviste të çdo shekulli ose epoke së bashku me ndarjen ose "dihotominë" e zorshme (por të domosdoshme) të fesë ose religjionit nga kombi dhe nga shteti.

Ndaj, për të njohur dhe kuptuar më mirë politikën së bashku me zhvillimët, procesët dhe fenomenët e sotme shtetrore, nacionale, ushtarake (luftarake), fetare, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera në Kosovën e pasluftës: Në radhë të parër duhet njohur dhe kuptuar filozofinë së bashku me shkencat ose disiplinat tjera si: Ontologjia ose Metafizika-të cilat i studiojnë dhe analizojnë bazat ose themelët e ndryshme shpirtërore, materiale, njerëzore, ekzistencialiste, natyrore dhe mbinatyrore të realitetit të përgjithëshëm praktik dhe teorik.

Metafizika, e cila si shkencë ose disiplinë e posaçme e filozofisë, për herë të parë do bëhet e njohur në shekullin e parë (I) -para epokës së re.

Aristoteli, metafizikën ose disiplinën e parë shkencore ose metodoligjike mbi realitetin e përgjithëshëm natyror, ordinar, ekskursivë dhe diskursivë, do e quante si filozofi të parë elementare ose teologji.

Ndërkaq, mendimtari ose filozofi i shquar gjerman, Kristian Volf (Christian Wolf) do e veçoi ose cilësoi ontologjinë si metafizikë të përgjithëshme nga të gjitha metafizikat tjera siç janë psikologjia, religjioni, gjenealogjia, kosmologjia, mondalogjia etj.

Se këndejmi, qenja, materia, krijesa dhe ekzistenca, janë mbiquajtur ose paramenduar si baza ose themele kryesore të realitetit të përgjithëshëm praktik dhe teorik.

Pa i harruar këtu edhe idetë e Platonit, qenien ose krijesën e Aristotelit, shpirtin dhe materien e Dekartit, frymëm ose ekzistencën absolute të Hegelit, fenomenologjinë e shpirtit dhe natyrës të Husserlit, deshirën e pashuar për fuqi ose pushtet të Niçës, kantizmin, ekzistencializmin, transcendentalizmin etj.

Epistemologjia ose teoria e njohjes: Epistemologjia ose Gneseologjia e ka kuptimin e idesë ose teorisë së njohjes së gjithëmbarëshme të tërë asaj që është ashtu siç është.

Duke i nënkuptuar këtu edhe ligjet, procesët dhe fenomenët e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore.

 Si njeri prej themëluesve ose arkitektëve të parë ose kryesorë të epistemologjisë ose gneseologjisë, konsiderohët Gjon Loku (John Lock) -filozofi i njohur anglez.

Termi ose nocioni i epistemologjisë ose gneseologjisë e kanë origjinën e tyre etimologjike nga greqishtja e vjetër "gnosis" dhe "episteme" ( njohuri ose dituri globale ose universale).

Logjika ose disiplina e njohur shkencore ose filozofike mbi njohuritë ose dituritë themelore ose elementare, të termëve, nocionëve, ideve, teorivë, formulimëve, konceptëve, mendimëve, gjykimëve, veprimëve, reagimëve dhe vendimëve të logjikshme ose racionale etj. Aristoteli njihet si themelues i logjistikës (deduktive), ndërsa Frënsis Bekoni i logjikës (induktive).

Etika, apo filozofia e moralit të përgjithshëm njerëzorë ose qytetar: Kontributin më të rëndësishëm ose kryesorë në fushën e gjithëmbarëshme të etikës e kanë dhënë Sokrati, Platoni, Aristoteli, Immanuel Kanti, Gjon Stjuart Milli etj.

Aty i kemi edhe filozofinën e politikës, filozofinë fetare, kulturore dhe politike, politikën filozofike, aksiologjinë (shkencën ose disiplinën e vlerave, parimëve, virtytëve, premisave ose postulimë të njohura shkencore ose humaniste etj.), estetikën (disiplinen mbi të bukurën, artistikën ose stilistikën etj.), antropologjinë (shkencën ose disiplinën e njohur filozofike mbi studimin e njeriut, natyrës, origjinës dhe karakterit njerëzorë) dhe kështu me radhë.

Ndërkohë që drejtimët ose orjentimët e njohura metafizike ose ontologjike, parasegjithash janë të ndërlidhura ose ndërlidhura me aksionin ose interaksionin e njohur social, ose antropologjiko-epistemologjik, antropologjiko-gneseologjik, antropofetar ose antropokulturor etj.

Me fjalë tjera, kjo do thotë se e tërë etika, politika, politologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia fetare, kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi këto ligje, parime ose premisa shkencore ose humaniste.

U mor vesh se politika është shkencë ose disiplinë e posaçme e shkencave politike, filozofike dhe të tjera në kuptimin aksiologjik ("axios"- diçka me vlera dhe parime të larta), antropologjik (anthropos- njeriu ), metafizik dhe gneseologjiko-epistemologjik (dhunti, talent, narracion, mision, princip ose kriterium i njohur shkencor ose metologjik) i ndarjes ose klasifikimit (principium divisionis) të monizmit nga dualizmi dhe pluralizmi, të anës njerëzore ose antropologjike nga ana jonjerëzore ose antropomorfologjike etj.

Gjithënjë duke menduar në fenomenët ose paradokset e ndryshme reaksionare dhe anakronike në Kosovën e pasluftës, që nuk kanë asgjë të përbashkë me mentalitetin, nderin, moralin, virtytin, karakterin, traditën, kulturën, historinë, gjenealogjinë, autenticitetin, indogjeninë dhe autoktoninë e njohur iliro-shqiptare.

Në vazhdim, fenomenologjia ( fenomen-logjia-logjika) është njohuri, studim ose analizë shkencore ose metodologjike mbi ngjarjet, zhvillimët, procesët ose fenomenët e ndryshme shoqërore (qytetare), fetare, kulturore, politike, ushtarake (luftarake) dhe të tjera.

Mbase, një levizje, manifest, tundim ose narracion i ngritur dhe projektuar nga filozofi i njohur gjerman, Edmund Husserl, mbi të cilin kanë shkruar ose bërë fjalë edhe filozof ose dijetar të tjerë renomativ si M. Scheler, M. Heideger, N. Hartman, A. Pfänder, D. von Hilderbrandt, H. Plesner, A. Reinach, E. Stein, L. Landgrebe, H. G. Gadamer (Gjermani), J. P. Sartre, M. Marlem Ponty, E.  Levinas,  P. Ricoeur, J. Didera etj. (Francë), A. Schütz, A. Gurwitsch, M. Farber, N. Chomsky etj. (SHBA-së), V. Sultic, D. Pejovic, E. Kale, A. Pazhanin, A. Buzhala etj. (Kroaci) dhe kështu me radhë. Nga materializmi jetojmë, ndërsa nga realizmi dhe idealizmi ekzistojmë.

Ndonëse, duke e veçuar këtu edhe Fenomenologjinë e Shpirtit "("Phänomenologie des Geistes") të George Vilhelm Friedrich Hegelit, e cila në radhë të parë ka për qëllim hulumtimin, studimin dhe analizën e njohur të konceptit, narrativit ose fenomenit shpirtëror së bashku me sistemet e njohura të metafizikës, dialektikës, etikës, epistemologjisë, gneseologjisë, ontologjisë, antropologjisë dhe filozofisë politike. E mbi të gjithat, botën e jetës ( die lebenswelt),  botën e natyrës (die naturewelt) etj.

Feja ose religjioni janë shqisat, ndërsa arsimi, shkenca, edukata dhe kultura, janë mendja (truri) ose gjeniu i njerëzimit.

 Shpirti, mendja (intelegjenca), dashuria dhe mençuria e njeriut, janë përgjigja me sublime dhe relevante e qenies, materies, krijesës dhe ekzistencës sonë.

 Nderi dhe moraliteti janë baza ose esenca e gjërave, ndërsa e vërteta dhe intelegjenca, janë rrënja katrore e humanizmit, moralitetit dhe racionalitetit njerëzorë.

Se këndejmi, nderi, morali, arsyea, ndërgjegia, vetëdija, intelekti, shpirti dhe intuita, sipas filozofëve, sociopsikologëve ose socioantropologëve të shumtë, janë hyjnia kryesore brenda njeriut.

Në instancë të fundit, gjithëçka që është e bukur, e dashur, e mençur dhe fisnike, është frutë (frytë) i vetëdijes, ndërgjegjës, arsyes, arsimimit, kulturës dhe edukatës.

P. S. Në Kosovë, pa asnjë dyshim ka nevojë për ngritjen, shquarjen, artikulimin, kultivimin dhe avansimin e mendimi të njohur shkencor, racional dhe kritik.

Ndryshe nga kjo, ateistët e pasinqertë, demagog, hipokrit dhe dogmatik, penetrojnë deklarohen dhe rrinë fare pranë teistëve, duke bërë poza të ndryshme rituale ose celebruese. Ndërkaq, të dy palët përfundojnë në blasfemi, apostazi, demagogji dhe hipokrizi.

U mor vesh se liria vetvetiu nuk është e vetëmjaftueshme. Ajo ka nevojë për strukturën e vet bazike dhe kompozicionale, si dhe, për harmoninë e formës dhe të përmbajtjes.

Vetëm atëherë ajo përligj, justifikon dhe pijadestalizon sakrificën e gjithë  brezave ose gjeneratave shqiptare.

Vetëm atëherë ajo kuptimëson dhe justifikon jetën e brezit të të gjallëve dhe të atyre që do të vijnë pas nesh.

Nuk bën të kalkulosh në mes viktimës dhe agresorit. Duke kaluar automatikisht në anën e të fortit ose të fuqishmit.

 Patjetër duhet t'i shporrim ose tejkalojmë demagogjinë, hipokrizinë dhe foshnjërinë fetare, kulturore, politike, diplomatike etj. E sidomos poltronizmin, semantizmin, konformizmim, oportunizmin, kameleonizmin ose vasalirmin iflator dhe inflamator ndajdikujt e gjithëkujt!

Ndryshe nga kjo, njëra nga të drejtat dhe liritë themelore, elementare ose bazike tek sëcili njeri, popull (komb) a shtet, përveç lirisë, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale dhe profesionalr për t´a fituar dhe mbrojtut atë liri shtetrore, nacionale, fetare, kulturore, politike, diplomatike, historike, gjeografike etj.

Me fjalë tjera, si vlerë madhore e filozofisë politike, pos tjerash është fakti se pluralizmi i njohur politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çkadoqoftë ose çfarëdoqoftë.

Në instancë të fundit; Të gjithë njerëzit dhe popujt e ndryshëm gjithandej globit, kanë të drejtën e jetës dhe ekzistencës në bazë të të drejtave dhe lirive të njohura natyrore dhe mbnatyrore.

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat