Shqipëri hesapi

Opinione

Shqipëri hesapi

Nga: Ilir Levonja Më: 4 mars 2024 Në ora: 16:29
Ilir Levonja

Nato shpenzoi në Kuçovë rreth 55 milion euro dhe sot Shqipëria ka një bazë ajrore të rangut perëndimor. Pra 55 milion euro ku padyshim është një investim cilësor dhe pa firo xhepash e rryshfetesh. Kush di pak nga logjika ushtarake e kohës, mjetet, pultet e komunikimit, apo logjistika, pistat, kapanonet, etj., e kupton fare mirë se sa efikase se sa i mirëshpenzuar ka qënë investimi.

100 milion euro shpenzoi qeveria shqiptare, jo për bazë ushtarake, por për një program civil me detyrim, të ashtuqujtur Check Up etj. Dhe sot nuk ekziston asgjë. Ka vetëm një lajm, që një ish ministër, shkon e paraqitet çdo të premte në SPAK me preteksin se po ndihmon drejtësinë.

Tani mendojeni dhe gjykojeni vet se përse Shqipëria nuk bëhet kurrë. Mendoni se çfarë bën bota me 55 milion euro në Shqipëri dhe çfarë gjëme bën një qeveritar shqiptar. Tani mendojeni dhe gjykojeni po vet se Shqipëria mund të kishte sot edhe dy baza të tjera nëse këto 100 milion eurot e Chek Up-it do ishin mirëshpenzuar, ose do ishin investuar si duhet.

Megjithatë Shqipëria sot nuk ka asnjë bazë ushtarake, kjo që u rilind është e NATO-s, megjithëse ka qënë vend i bazave të mëdha. Madje ish bota e saj ushtarake, repartet, tunelet a fortifikimet, janë dhënë me konçesione private brenda ca programeve 1euro metri katror, a investime strategjike, dmth, janë shitur.

Gjykojeni vet se çfarë vjedhjesh makabre. Kishte mbi 100 e ca avionë dhe sot mezi blejnë 3 dronë të tipit turk Bajraktar nga 4 milion dollarë copa. Dhe më fatkeqja, nuk ka më ushtri fare. Nuk ka më as fabrika të prodhimit të armëve, se po ti kishte do kish bërë para me thes, siç po bën Bullgaria.

Nuk ka më asnjë transe treni, megjithëse kishte rreth 80% të territorit me transe trenash. Sot pret me sytë nga Europa për fonde, gjoja për të rilidhur Durrësin me Tiranën dhe më gjerë. Ka 130 milion euro gjobë dëm qeveritar nga një preteks makut i një kryeministri karshi një investitori italian me emrin Agon Chanel apo Becchetti.

Mendojeni vet se po këto para mund ta kishin riaftësuar rrjetin hekurudhor shqiptar, jo vetëm Tiranë Durrës por deri aty ku ishte, thuajse të gatshëm për t'u lidhur me rajonin. Dhe asnjë nga këta nuk është sot as i arrestuar, as në burg, por në liri të plot, madje qeverisin.

Kanë rrjete telivizive personale, podcaste, platforma të tjera ku të hanë gjallë, pavarsisht vrasjes publike që i ka bërë vendit dhe që po ia bëjnë ditë për ditë. Shkurt, Shqipëri hesapi dhe shqiptarë që i gëzohen groposjes nga hajdutët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat