Dinari i Serbisë (RSD) si monedhë shtetërore edhe në Kosovë për shitëblerëje të lirë – monedhë politike rikolonizuese e Serbisë

Opinione

Dinari i Serbisë (RSD) si monedhë shtetërore edhe në Kosovë për shitëblerëje të lirë – monedhë politike rikolonizuese e Serbisë

Nga: Prof. Dr. Zija Lleshi Më: 4 mars 2024 Në ora: 17:30
Prof. Dr. Zija Lleshi

Çështja e dinarit të shtetit të Serbisë si monedhë shtetërore e saj, të cilën Serbia përpiqet të ia imponojë edhe shtetit të Kosovës si monedhë shtetërore, paraqet edhe për konsumuesim më të thjeshtë në Kosovë interesim të madh lidhur me problemet në jetën e përditëshme të tij. Dihet se edhe në gjykimin racional më elementar të një shtetasi eksiston interesimi për monedhën zytare në shtetin e tij.

Çfarë është atëherë panorama e përgjithëshme e problematikës së monedhave shtetërore në Ballkan? Bie fjala, si monedhë shitëblerëse zyrtare shtetërore çfarë është statusi i florintit hungarez në Slloveni, mandej në Kroaci e në Serbi, i Leit rumun në Serbi, i Levit bullgar në Serbi, etj., pra çfarë është statusi i monedhave të shteteve fëqinjë, në një shtet referent si pikënisje ku jetojnë pakicat etnike përkatëse. Përgjigjëja është shumë e thjeshtë. Saktësisht ato monedha të përmendura më lartë të shteteve që gjindën fëqinjë nuk janë njëherit monedha zyrtare shtetërore në shtetet referernte e si pikënisje të Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë etj., sepse konsiderohen elemente kolonizimi. Në këta shembuj më së miri shifët edhe pretendimi rikolonialist i Serbisë, si shtet fëqinj, ndaj shtetit të pavarur të Kosovës nëpërmjet të dinarit të Serbisë si monedhë politike rikolonizuese.

Pas shpërbërjës së RSFJ edhe Serbia e krijoi monedhën e pavarur të vetin, dinarin e Serbisë (me kodin valutor RSD). Fakti është se ”din. You.” nuk përfaqësonte element të pavarsisë shtetërore për asnjërën republikë dhe pikërisht për këtë arsye e refuzuan të gjitha dikur republika, por më vonë shtete të pavarura të sapo formuara nga ajo federatë e shpërbër e RSFJ, dhe kështu këto shtete krijuan monedhën e tyre shtetërore. Këto monedha të sapo të krijuara në shtetet e reja dëshmonin njëherit edhe elementin fundamental të pavarësisë shtetërore gjegjëse të tyre. Rrjedhimisht pra, monedha zyrtare shetërore shpreh pavarësinë shtetërore.

Dialogu dhe negocimi në Bruxell lidhur me përdorimin e lirë e të barabarët të dinarit të Sërbisë (RSD) me monedhën euro në Kosovë nuk do të ishte asgjë tjetër por mund të shërbejë vetëm e vetëm si dëshmi e Serbisë që Kosova, vetë kjo, me vullnetin e lirë të saj, e pranon Serbinë si ”hisenik” dhe si ”ortak” e pjesëmarrës të barabartë në vendimemarrje, të cilat faktikisht janë çështje eksluzive dhe intime të pavarësisë të secilit shtet të pavarur. Prandaj çështja e monedhës shtetërore si mjet i shitëblerjës së lirë të një shteti dhe në atë shtet gjegjës, nuk diskutohet dhe nuk anonsohet në Bruxell apo kudoqoftë, sepse ajo është çështje eksluzive e vetë shtetit të pavarur. Për këtë arsye Serbia me qellime (ri)kolonialiste përpiqet në Kosovë ta atakojë pikërisht këtë element si një element fundamental të identifikimit të pavarësisë Kosovës.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) më 17 janar, ka miratuar rregulloren monetare për operacionet me paratë e gatshme, sipas së cilës, monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro. Kjo rregullore tani ka hyrë në fuqi me 1 shkurt 2024.

Serbia edhe më tutje gjithnjë përpiqet të rikolonizojë Kosovën, jo për arsye se në Kosovë sot mungojnë forcat antikoloniale kosovare, të cilat në fakt sot janë tepër të fuqishme edhe për shkak të shkallës shumë të lartë të arsimimit (edhepse në kushte shumë të vështira e me shumë pengesa) në krahasim me atë që Kosova kishte dikur, e as për shkak të ndonjë mungese të vetëdijës nacionale e shtetërore të Kosovës, sepse Kosova gjithmonë e ka dëshmuar luftën e vetë kundër kolonializmit kudo në botë, si dhe të atij në Kosovë, e përkrahur edhe nga forcave përparimtare antikoloniale ndërkombëtare, por për shkak se Serbia, mjerisht për fatëkeqësi të vedin dhe të gjithë të tjerëve, nuk është liruar akoma nga mentaliteti malign kolonialist shekullor i saj dhe nga logjika e përfitimeve nga eksploatimi kolonialist i të tjerëve.

Serbia me sjelljet e veta shekullore ka krijuar bindjën dhe opinionin e përgjithëshëm se nuk respekton as normat themelore dhe Ligjet Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut nëse ato nuk janë në favor të kolonializmit dhe hegjemonizmit Serbisë. Shtetit të Serbisë edhe kur Kosova ia mbyll të gjitha ”dyertë” e depërtimit kolonialist, ajo përpiqët të futet e të depërtoi brenda në Kosovë në të gjitha mënyrat, qoftë edhe nëpër ”dritare”, e në këtë rast nëpërmjet të dinarit të shtetit të Sërbisë (RSD) si mjet i shitëblerjës në shtetin tjetër, në shtetin sot të pavarur të Kosovës. Pra Serbia ka problem me vlerësimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë, të këtij organi më të lartë gjithëbotëror të drejtësisë, sipas të cilit vlerësim shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundëreshtim me Ligjet Ndërkombëtare të Drejtësisë, prandaj Serbia përpiqet në të gjitha mënyrat, direkt dhe indirekt, ta mohojë dhe kundërshtojë (me gojë të mbyllur) atë vlerësim; në këtë rast, pra, nëpërmjet pretendimit të monedhës RSD si mjet zyrtar shtetëror shitëblerës në Kosovë ta anihilojë atë vëlerësim.

Qeveria e Kosovës dhe udhëheqësia e saj kanë dëshmuar se dijnë shumë mirë të vlerësojnë këto synime të Serbisë. Përpjekjet rikolonizuese të Serbisë në Kosovë nëpërmjet të monedhës RSD sot më tepër paraqesin mjet dhe angazhim të qeverisë së Serbisë për mashtrim të serbëve në Serbi dhe pakicës etnike serbe në Kosovë, për të mbetur sa më gjatë në pushtet qeveria aktuale e Serbisë, sesa që paraqesin mashtrim të Kosovës dhe mundësi reale të Serbisë për zbatim. Për këtë sigurisht është e vetëdijshme edhe Serbia por kjo përpiqet edhe të përfitojë në kohë në pritje të zhvillimeve politike ndërkombëtare, e në rradhë të parë të ndonjë përfitimi koherent, nga epilogu eventual në favor të Serbisë, i luftës në Ukrajinë kundër sulmit nga Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat