PDK, LDK, AAK dhe Nisma e kanë vendin në qeli, e assesi në Qeveri

Opinione

PDK, LDK, AAK dhe Nisma e kanë vendin në qeli, e assesi në Qeveri

Nga: Rexhep Torte Më: 4 mars 2024 Në ora: 19:41
Rexhep Torte

Epopeja e luftës heroike e Familjes së Jasharajve në Prekaz me në krye heroin legjendar Adem Jashari kundër ushtrisë e policisë së Serbisë gjenocidale që ndodhi më 5, 6 e 7 maars 1998, të na motivojë që edhe sot pas 26 viteve të jemi vigjilentë t’i luftojmë e dënojmë pa kompromis tradhtarët, vëllavrasësit për pushtet, vrasësit e gazetarëve për fjalën e vërtetë dhe hajnat multi-milionësh që e vodhën dhe e dëmtuan Kosovën dhe popullin heroik të saj.

Tradhtia, vëllavrasja për pushtet, hajnia dhe paturpësia janë cilësitë më të ulëta e të dëmshme që mund t’i ketë njeriu. Të gjitha këto dobësi së bashku i gjen te opozita e sotme në Kosovë.

PDK, LDK, AAK e Nisma dhe ish pushtetarët nga radhët e tyre, udhëheqësit dhe eksponentët e tyre partiakë, të dëshmuar të paskrupull dhe të paturpshëm, sot shpërfaqen si përbindësha pa farë morali e karakteri pa ndërgjrgjegje, pa përgjegjësi dhe pa minimumin e respektit kombëtar e njerëzor shqiptar.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa ,Ramush Haradinaj ,Fatmir Limaj, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku, janë të papranueshëm të shkojnë e të pijnë kafe mikpritese në konaqet e Familjes së Jasharajve në Prekaz, ndërsa për propagandë politike ditore, këta të sipër pëmendurit nuk kanë hezituar t’ia mësyjnë Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz për të bërë homazhe dhe për ta mashtruar opinionin.

Faniljet e Jasharajve në Prekaz janë shembulli më i mirë i sakrificës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, janë shembulli më i mirë i ruajtjes dhe mbrojtjes së ndershmërisë, dinjitetit dhe të pastërtisë së moralit, karakterit dhe krenarisë kombëtare shqiptare.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mushtafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj gjersa ishin në pushtet nuk bënë asgjë, por vetëm e penguan renovimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, e këtij kompleksi dinjitoz e madhështor, që do të jetë kujtesë e vazhdueshme për brezat e sotëm e të ardhshëm se si duhet mbrojtur atdheu dhe se si duhet sakrifikuar për atdheun, me çka do tu mbyllet goja tradhtarëve e mashtruesve, të cilët në vend që ta forcojnë Kosovën, e tradhtuan dhe e vodhën pamëshirshëm, e sot po mundohen ta fajësojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij i angazhoi insitucionet përkatëse që ta kryejnë projektin madhështor për renovimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” dhe të tërë zonen rreth tij, që ky vend të shërbejë për jetë të jetëve për shqiptarët dhe vizitorët e huaj vend i kujtesës së dhimbjes, i respektit dhe krenarisë kombëtare për të rënët për liri, për histornë e lavdishme mbarë shqiptare.

Opozita në Kosovë lypëse tradhtare në pritje që SHBA dhe BE t’i rikthejejë në pushtet

Memli Krasniqi i PDK-së,Lumir Abdixhiku i LDK-së me Isa Mustafën kryetar nderi të partisë, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i Nisma, me të gjitha mjetet e ulëta e të pista po përpiqen t’i nxijnë arritjet e Albin Kurtit dhe të Qeverisë së tij, duke u munduar t’i joshin SHBA-të dhe BE-në, me premtimin se po qe se rikthehen në pushtet në Kosovë, do të jenë të dëgjueshmit e tyre karshi planeve hegjemoniste të Serbisë.

Të rikujtojme se Albin Kurti e ndali korrupsionin gallopant që 22 vite lulëzoi në Kosovë me vlera multi milionëshe. E nisi reformën në drejtësi që nëpërmejt Vetingut dhe Byrosë për verifilimin e konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, e nisi spastrimin e listës të 6O mijë veteranëve të rrejshëm, kur dihet se UÇK-nuk kishte 60 mijë ushtarë, sepse po të ishte kështu Serbia kriminale nuk do të kishte mundësi t’i kryente tërë ato masakra në Kosovë.

Albin Kurti, u tha stop shantazheve dhe qëndrimeve pro serbe të BE-së në dialogun 12 vjeçar Kosovë-Serbi të udhëhequra nga pro serbët që nga Kathetrin Ashton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak nga BE, si edhe nga John Bolton, Richard Grenel, Mathew Palmer, Antony Blinken Gabriel Escobar, James O’Brien, Christopher Hill dhe Jeffrey Hovenier nga SHBA-të.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij janë duke e shtrirë sovranitetin e Kosovës në veri të Kosovës, janë duke e ndaluar kontrabandën në veri të Kosovës, dhe e mposhtën me sukses sulmin terrorist që Serbia gjenocidale e kreu më 24 shtator 2023 te Manastiri Banjskë në Zveçan. Albin Kurti dhe Qeveria e tij i detyruan serbët në Kosovë t’i vendosin targat e Kosovës, t’i marrin letërnjoftimet dhe pasapotat e Kosovës, të fillojnë ta paguajnë energjinë elektrike që nuk po e paguanin tashëm 24 vite dhe së fundmi nëpërmjet rregullores së BKQ-së u vendos që monedhë shtetërore në Kosovë të jetë euro, e jo dinari serb shkatërrues, okupues dhe dëmtues i Kosovës.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij në mënyrë vigjilente janë vënë në mbrojtje të sovranitetit dhe të integritetit të Kosovës

Opozita mjerane në Kosovë këmbë e krye me tradhtarë, me horra, me hajna multi milionësh si ushunjëza të pangopura sërish i janë vërsulur Albin Kurtit dhe Kosovës së lirë e të pavarur për t’u rikthyer në pushtet.

Opozita mjerane në Kosovë në vend që t’u bashkangjitet vigjilencës dhe përpjekjeve të Kryeministrit Albin Kurti dhe të Qeverisë së tij, ajo i është vërsulur Kryeministrit Albin Kurti ngjashëm si Aleksandër Vuçiqi, dhe jo për të mirën e Kosovës dhe të popullit të saj të shumëvuajtur, por vetëm për t’i shpëtuar dhënies llogari dhe përgjegjësisë para ligjit, përgjegjësi që e ka kjo opozitë për dëmet ekonomike, politike të brendshme e ndërkombëtare që ia shkaktoi Kosovës në 22 vitet e kalura.

Kjo opozitë mjerane nuk mund të rikthehet më në pushtet pa e marrë dënimin e merituar për vëllavrasjet për pushtet, për vrasjen e gazetarëve për fjalën e vërtetë. Opozita mjerane nuk mund të rikthehet në pushtet pa ia kthyer Kosovës pasuritë e vjedhura, pa u korrigjuar numri veteranëve të luftës nga 60 mijë në 20 mijë, sepse po t’i kishte patur UÇK-ja 60 mijë luftëtarë, ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale, nuk do të kishin mundësi të vrasin e të masakrojnë më shumë se 15 mijë shqiptarë, t’i dhunojnë 20 mijë motrat tona të pafajshme shqiptare, të rrëmbejnë nga shtëpitë shqiptare 1600 djemë e vajza të reja dhe ta bëjnë shkrumb e hi Kosovën.

Naim Miftari, ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, dhe shumë analistë e studjues tjerë të espektuar në vazhdimësi, janë duke shkruar me fakte për tradhtitë, vëllavrasjet dhe për hajnitë multi milionëshe të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës derisa këto parti ishin në pushtet, dhe për çudi deri sot nuk kemi lexuar asnjë demantim të fakteve të paraqitura në këto shkrime.

Të rikujtojmë se PDK-ja sot me në krye Memli Krasniqin, LDK-ja me në krye Memli Abdixhikun, AAK-ja me në krye Ramush Haradinajn dhe Nisma me në krye Fatmit Limajn, për habin tonë tregohen e shiten sikur i kanë harruar tradhtitë, vëllavrasjet për pushtet, vrasjet pas shpine të gazetarve për fjalën e vërtetë, dëmet dhe hajnitë multi milionëshe, sikur i kanë harruar dëmet që ia shkaktuan Kosovës në arenën ndërkombëtare me mos ngritjen e padisë ndaj Serbisë gjenocidale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë përkundër egzistimit të mijëra fakteve e dëshmive për gjenocidin e kryer në Kosovë.

Me mos ngritjen e padive kundër ushtarëve, paramilitarëve dhe policëve serbë, të cilët kryen 400 masakra në Kosovë, në mesin e të cilave edhe masakrën e Reçakut dhe atë në burgun famëkeq të Dubravës ndaj të burgosurve shqiptarë duarthatë, masakra të cilat Esat Shala me shokë i ka inçizuar në më shumë se 2000 kaseta, CD dhe filmime tjera. Me mos ngritjen e padive kundër kundër ushtarëve, paramilitarëve dhe policëve serbë, të cilët kryen aqë shumë krime dhe e plaçkitën dhe e bënë shkrumb e hi Kosovësn duke detyruar më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të marrin rrugën e eksodit.

Të rikujtojmë se PDK po e mashtron veten me mos distancimin nga politika e Hashim Thaçit, e Kadri Veselit Vlora Çitakut e Enver Hoxhajt dhe të tjërëve të ngjashëm si ata. LDK po e mashtron veten me mos distancimin nga politika e Isa Mustafës, Lutfi Hazirit, Edita Tahirit, Agim Veliut, Skënder Hysenit, e tjerëve të ngjashëm si ata. AAK e mashtron veten me mos distancimin nga Ramush Haradinaj, për hajnitë dhe korrupsionin dhe kontrabandën e kryer në bashkëpunim me kriminelin Milan Radojçiqin në veri të Kosovës, si edhe dhe për 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës që ia fali Malit të Zi. Nisma e Fatmir Limajt e mashtron veten me mos distancimin nga Fatmit Limaj dhe të tjerëve të ngjashëm si ai, për shkak të korrupsionit multi milionësh dhe për shkak të udhheqjes së dëmshme kur ishte në pushtet.

Albin Kurti është pro amerikan i vërtetë, ndërsa opozitarët janë dyfytyrësh

SHBA-të e dinë mirë se Kosova është miku më besnik i tyre në Ballkan, ashtu siç e din edhe Albin Kurti se SHBA-të janë partneri më i besueshëm Kosovës.

Albin Kurti e dinë mirë se lufta në Ukrainë nuk duhet të lidhet me statusin e Kosovës, dhe se diplomacia e SHBA-ve më në krye Antony Blinkenin dhe ajo e BE-së me në krye Joseph Berelin ndaj Kosovës nuk janë korrektë dhe nuk po sillen si partnerë besnikë, por janë vënë padrejtësisht në anën e Serbisë gjenocidale.

Opozita në Kosovë, po rreh ujin në avan, duke thënë se Albin Kurti na qenka anti amerikan. Opozita në Kosovë po e bën këtë propagandë, jo se ua ka dertin e SHBA-ve apo BE-së, por ia mban dertin vetes dhe tradhtisë e hajnisë që ia ka bërë Kosovës, dhe frikës që ka se do të vjen dita që për këto të përgjigjet para drejtësisë në Kosovë.

SHBA, BE janë fund e krye të gabuara duke e konsideruar Serbinë gjenocidale si gogol, sepse po të armatoset si duhet Kosova dhe po të anëtarësohet në NATO, Serbisë i binë puplat dhe mbetet si gogol qeros.

Të gjithë ata brenda Kosovës dhe ndërkombetarët që i përkrahin qëllimet e Serbisë gjenocidale ndaj Kosovës viktimë, edhe sot pas 24 viteve dhe pas tërë atij gjenocidi serb ndaj Kosovës, janë armiq të përbetuar kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Asociacioni serb në Kosovë do të thotë futje e Kalit të Trojës në Kosovë, që më pastaj do të gjeneronte në copëtimin e Kosovës.

Mosthemelimi i Kishës Autoqefale Ortodokse në Kosovë dhe lejimi që Beogradi të udhëheq me kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë, është futje e Kalit të Trojës në Kosovë, që më pastaj do të gjenerojë në copëtimin e Kosovës.

Lejimi i dinarit serb në Kosovë si valutë kryesore, do të thotë futje e Kalit të Trojës në Kosovë, që më pastaj do të gjenerojë në shkatërrimin dhe falimentimin e ekonomisë së Kosovës, që do të thotë shkatërrim i shtetit të Kosovës.

Opozita e Kosovës PDK, LDK, AAK dhe Nisma para se ta kërkojnë votën për t’u rikthyer në pushtet, detyrimisht duhet të japëm llogari për tradhtitë ndaj Kosovës, për vëllavrasjet për pushtet, për vrasjen e gazetarëve për fjalën e vërtetë dhe për multi milionat e vjedhura e të keqpërdorura që mërgata shqiptare i dërgonte për UÇK-në.

Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, para se ta kërkojnë votën për t’u rikthyer në pushtet do të duhet të distancohen nga ish udhëheqësit tradhtarë, duhet të reformohen pikësëpari vetë dhe domosdo t’i reformojnë edhe partitë që i udhëheqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat