Marsi na përkujton se, çdo gjë i ka rrënjët në tokë, vetëm liria i ka në gjakun e dëshmorëve dhe atyre që u flijuan për të

Opinione

Marsi na përkujton se, çdo gjë i ka rrënjët në tokë, vetëm liria i ka në gjakun e dëshmorëve dhe atyre që u flijuan për të

Nga: Hisen Berisha Më: 5 mars 2024 Në ora: 11:21
Autori Hisen Berisha

Sot, nderojmë sakrificën e familjes Jashari, që u bënë kushtrim i luftës për çlirim. Konsideratë të veçantë, për plejadën e politikanëve të dhe pas luftës, të cilët nuk pritën t’iu servohet liria, por e morën ate, e morën me luftë dhe e bënë atë, bashkë me pavarësinë e shtetin. Ne treguam se politika që nuk bazohet në dije, shkencë e profesion është e destinuar të deshtoj, se pa etnitet nuk ka identitet, dinjitet, as krenari kombëtare, kurse Ushtria Çlirimtare e Kosovës i vuri vulën, pa e injoruar të kaluerën.

Kështu thyem skepticizmin edhe të atyre mosbesuesve më të mëdhenjë brenda kombëtar e ndërkombëtarë, që nuk e shihnin Kosovën si shtet të pavarur e sovran, dhe asgjë, asnjë arritje nuk na u servua e gatshme. Sot, Kosova është satisfaksion për dhimbjen kombëtare dhe gjakun e derdhur për liri! Ishte lideri politik i luftës dhe paqes, që edhe pas Rambujesë, sfidoi edhe më dyshuesit se Kosova do të jet shtet, duke i bindur se shteti i Kosovës është i pashmangshëm, pas arritjes së lirisë, me kushtrimin për luftë që u dha me 5,6,7, Mars 1998. Se tereni politik që ishte përgatitur me vite rezistence me paqë, skaliti në qëllimin e luftës sonë amanetin e brezave, Kosovën - shtet i pavarur.

E morëm vendin të rrënuar, një gërmadhë, që i ngjason vetëm “Gaza” sot, pa buxhet, pa institucione, pa asnjë mekanizëm shtetëror të konsoliduar dhe e bëmë të ri, të bardhë! Sot, po e kalojmë edhe sfiden e fundit, mbrojtjen e drejtësisë dhe pastërtisë së luftës tonë. Sot, po sfidojmë edhe “grimcat e fundit mikroskopike” të pjellës e mbetjeve neokomuniste në Kosovë, që i dëshiron përvjetoret e dhimbjes, lavdisë e krenarisë kombëtare pa korifenjt e saj.

Por, përkundër përpjekjeve për përdhosjen e këtyre vlerave, historia do i ruaj si burrështetasit unik të kombit, duke na e rezervuar vendin në piedestalin e nderit e lavdisë. Ndaj në çdo përvjetor historie, të dëshmojmë devotshmërinë tonë ndaj atdheut, kombit dhe vlerave të lirisë. Nderim e lavdi përherë sakrificës së familjes Jashari dhe të gjithë atyre që u martirizuan për liri! Lavdi deshmorëve të lirisë! Zoti e bekoftë Kosovën tonë!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat