Sot në Studenicë u tentua të përsëritet Banjska II

Opinione

Sot në Studenicë u tentua të përsëritet Banjska II

Nga: Milazim Maraj Më: 5 mars 2024 Në ora: 23:05
Milazim Maraj

Sot më 5 mars ,në ditën kur shqiptarët përkujtojnë luftën e ushtrisë kriminele serbe kundër familjes Jasharaj në Prekaz.

Kur në Parlamentin e Kosovës mbahej takim solemn për të përkujtuar dhe nderuar qëndresën heroike të familjes Jasharaj dhe për të nderuar të rënët në këtë betejë të një ushtrie serbe ndaj një familje shqiptare. Kisha serbe-ruse provokuan rëndë shqiptarët në fshatin Studenicë të Komunës së Istogut dhe jo vetëm këta por të gjithë shqiptarët kudo që janë. Popët kishin zgjedhur pikërisht këtë ditë për të ardhur në këtë monument kulturor shqiptarë që tregon se kjo kishë ishte kur nuk egzistonte kombi serb.

Në këtë ditë këta pop të ardhur nga Manastiri i Deçanit, Manastiri i Pejës dhe Prizrenit treguan se janë shërbëtor rus që nuk kanë turp, nuk kanë ndjenja njerëzore dhe që jetojnë mbi të pavërteta dhe krime që këta i bekojnë.

Këta pop bekuan vrasjen e fëmijëve, kryqëzimin e tyre me thika, largimin e shqiptarëve nga Kosova dhe nga fshati Studenicë, ku masakruan, dhunuan mbytën në bunarë, plaçkitën dhe dogjën më bekimin e këtyre popëve. Këta pop nuk e lejuan priftin Ortodoks shqiptarë në Manastirin e Deçanit.

Pra nuk është punë feje, por punë politike ruse që përdoret feja ortodokse dhe kishat e okupuara. Sot kur përkujtohet masakra që e tronditi botën e civilizuar, këta në vend që të ishin para Manastireve duke kërkuar falje shqiptarëve; erdhën në Sudunicë për të përkujtuar dhe festuar vrasjet që nga e priftit shqiptar në këtë Kishë që ishte i familjes Belaj dhe duke përfunduar më masakrën e fundit në vitin 1999.

Nga kisha që ishte okupuar më parë në Pejë ishin nisë kriminelet për të vrarë priftin shqiptarë në kishën e vet, në fshatin e vet. Këta sot përditësuan edhe një herë këtë vrasje.

Kisha ortodokse shqiptare e Fan Stilian Nolit në SHBA dhe në Shqipëri duhet të reagoj për këtë provokim të rëndë ndaj viktimave. Një vendim duhet të merr edhe Kuvendi i Kosovës për këto Kisha dhe këta paramilitar serb që tani përfaqësojnë ambasada krimi shekullor mbi shqiptaret kudo që janë. Çka do të ndodhte sot sikur të kishin reaguar shqiptarët vendas?

Çka do të ndodhë në vazhdim mos reagimi i tyre? Apo duhet të pritet që ky provokim të vazhdoj deri ne realizimin e aspiratave të kriminelëve nën petkun e klerit ortodoks. Kjo kishë ishte dhe mbeti shqiptare, për këtë do të duhet të reagojnë instituti arkeologjik i Kosovës. Për këtë duhet të reagojnë BE dhe SHBA, ky ishte provokim i rëndë. Ishte përgjakje e një plage që nuk po shërohet nga ngacmimet e pa ndërprera serbe.

Pse kështu heshtët? Kisha serbe është në vlug të aksioneve antishqiptare dhe provokimit të luftës në Gadishullin Ilirik dhe më gjerë. Sot kjo këta pop kriminel e bënë një Banjskë të dytë në Studenicë.

Në Manastirin e Banjskës u sollën pelegrin gjëja për pelegrinazhe. Kurse sot erdhën at që bekojnë krimin dhe motivojnë për krime të reja. Këta bekuan vrasjen e fëmijëve, pleqve, plakave dhunuan femrat shqiptare dhe nuk u ndëshkuan. Andaj vazhdojnë më veprimtarinë të njëjtë kriminale.

Sikur të i kishin sulmuar, më të drejt shqiptarët e munduar dhe dëmtuar, tani të irrituar që kanë humbur familjarët e tyre më bekimin e këtyre kriminelëve do të realizohej qëllimi i tyre provokues dhe kriminal. Do të shkruanin gazetat serbe që shqiptaret në Kosovë sulmuan klerin serb.

Gazetat serbe do të shkruanin elegji për këta kriminel. Do të reagohej edhe në OKB. Ngjarja e sotshme duhet të jetë apel për institucionet relevante të Kosovës që të marrin masa për të i ndërprerë këto provokime të padurueshme. Një veprim i ngathtë do të na kushtoj shtrenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat