Dialogu i imagjinuar Borell – Lajçak

Opinione

Dialogu i imagjinuar Borell – Lajçak

Nga: Prof. Dr. Zija Lleshi Më: 7 mars 2024 Në ora: 20:38
Autori prof. Dr. Zija Lleshi

Në  sallonin e takimit për dialogim të shteteve të Kosovës dhe Serbisë në Bruxell kishte ardhur i pari Miroslav Lajçak. Pritej të vijnë edhe ndërmjetsuesi tjetër, Josep Borrell, si dhe kryenegociatorët në dialog, kryeministrat Kurti dhe Vuçiq. Dëgjohen hapat...

Lajçak: O, mirë se vjen Sinjoro Borell ! Je gjithënjë i saktë në takime. Ky është takim tepër i rëndësishëm dhe është shumë mirë që je kaq i saktë e fare të mos humbim kohë.

Borell: Mirë qofsh Lajçak. Po Ti çfarë kërkon këtu?

Lajçak: Edhe unë si Ti. Jam shumë i nderuar si ndërmjetsues e i caktuar nga BE për dialogun Kosovë – Serbi. Të dytë e kemi të njëjtën detyrë ndërmjetësimi dhe kemi përgjegjësi shumë të madhe e të ndieshme në këtë detyrë që mund të konsiderohet e shenjët. A kupton? Të pajtosh dy palë që janë në mosmarrëveshje është detyrë e shenjët. Kjo nuk i besohet çdokujtë. E dinë mirë BE çfarë bënë. Jemi shumë të nderuar që jemi emruar për këtë detyrë të shenjët nga BE.

Borrell: Po, pajtohem vëllaçko Lajçak. Ashtu është. Kosova dhe Serbia kanë mosmarrëveshje të theksuar. Kurse ne të dytë vijmë nga nënbashkësia prej pesë elementeve (këtu pesë shtete) të cilat nuk e kanë pranuar Kosovën si shtet të pavarur. Prandaj ne të dytë, vëllaçko, si dy vëllezër nga e njëjta nënbashkësi, nuk lejohet të kemi mendime të ndryshme dhe mosmarrëveshje në mes vedi. Ne duhet të jemi jemi dy trupa e një mendim. Ne duhet të kemi harmoni në mes vedi. Në mes Teje dhe meje nuk lejohet të ketë mosmarrëveshje. Si kishin mundur dy veta (Ti, vëllacko, dhe unë) të jenë në mosmarrëveshje në mes vedi dhe njëherit të pajtojnë duetin tjetër, Kosovën dhe Serbinë, që poashtu janë në mosmarrëveshje?! Duhet të jemi në harmoni dhe nuk guxojmë të kemi ballafaqim të mendimeve të ndryshme. Kjo „të ndryshme“ sidomos do ta bënte nervoz EU. Kjo disi i bie si një ”dubel mosmarrëveshje”. Në mosmarrëveshje Ti e unë në mes vedi, si dhe Kosova dhe Serbia në mes tyre, kjo nuk shkon. Apo jo? Absurd! Krejtësisht e pa kuptueshme.

Mandej, bre vëllaçko, dihet se nënbashkësia e jonë numron vetëm pesë (5) shtete dhe është nënbashkësia e vogël, si dhe, siç përmenda, nuk e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur. Nga tërësia e bashkësisë prej 27 shteteve antare të BE, përpos neve, është nënbashkësia tjetër, ajo e madhëja, që ka 22 elemente e cila e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur. Ju (5,5 miljon) në Sllovaki (Sllovak 83,8%) keni problem me pakicën etnike hungareze (7.75%) kurse ne (Spanja 46 miljon; Spanjoll 73%) problem kemi me Katalonasit (16,5% ; në diferencën e përqindjës deri në 100% bëjnë pjesë „të tjerët“). Vëllaçko, këtu, duhet të kemi kujdes. Kudo që ne shkojmë duhet ta mbrojmë dhe ta përfaqësojmë politikën e shteteve tona. Apo kupton? Përndryshe nuk mund të kthehemi të lirë në shtetet amë dhe duhet kërkuar azil në ndonjë shtet tjetër. Posaqërisht meqë dikur ishim ministëra për punë të jashtëme respektivisht të Spanjës dhe Sllovakisë. Përpos kësaj, çfarë është edhe më e rëndësishme, duke i mbrojtur qëndrimet e shteteve tona në ndërmjetsimin e besuar ne i japim legalitet dhe legjitimitet ndërkombëtar qëndrimeve të shteteve tona. Duhet ta shfrytzojmë arenën ndërkombëtare për interesa tona shtetërore. Kjo ështe primare. Ashtu do të jemi të mirëpritur edhe në shtetet tona. Nuk do të kemi nevojë për azil. Të mira apo të këqia ato qëndrime - nuk është me rëndësi. Janë të atilla çfarë janë. Kjo është shansë për ne. Është obligim i yni ndaj shteteve tona. A kupton, vëllaçko? E dinë mirë BE çfarë bënë. Para çdo hapi që BE e bënë, ajo e ka parasysh qellimin. Në përputhje me qellimin e bëjnë edhe hapin. E kuptojn ata nga BE shumë mirë statistikën dhe probabilitetin. Nuk i lëjnë asnjë mundësi rastësisë. Çdo hap i tyre ka qellimin e vetë. Edhe Ti, vëllaçko Lajçak, je i nderuar e njeri me autoritet dhe në Moskë ke shkollim më të lartë që eksiston dhe gjithësesi këto gjëra shumë mirë i kupton. Apo jo?

Lajçak: Po gjithëssesi, po Borell, po. Por Ti ke qenë mësimdhënes në Universitetin e Madridit dhe studentëve të ekonomisë u ke shpjeguar pikërisht në përgjithësi gjërat nga statistika dhe probabiliteti. A mundesh të më shpjegosh edhe mua më saktësisht dhe shkencërisht këto gjëra ashtu si i kupton Ti vetë?

Borrell: Po kuptoj. Po, po kuptoj. Nuk ka problem. Ja pra, thjeshtë. Nga bashkësia prej 27 elementeve, shteteve antare të BE, janë krijuar, orientimisht, dy nënbashkësi me madhësi të ndryshme. Njëra, e vogël, nga pesë (5) elemente dhe tjetra, më shumë se katër hërë më e madhe, prej 22 elementeve (22 shteteve). Nënbashkësia e vogël (ku bënë pjesë edhe Spanja e ime dhe Sllovakia e jote), nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës! Nënbashkësia e madhe (22 shtete) e ka pranuar pavarësinë e Kosovës! Pra, e madhëja – po; e vogëla – jo. BE ka përzgjedhur, preferuar dhe ka caktuar neve, Ty dhe mua, si ndërmjetësues në dialogimin Kosovë – Serbi, pikërisht pra nga nënbashkësia e vogël. Kjo do të thot se nënbashkësinë e madhe as që BE e ka përfillur fare, as juridikisht e as moralisht si madhësi relevante, e as matematikisht si pjesëmarrëse në llogaritjet statistikore. Thjeshtë thua se ajo nuk eksiston fare! Për mua që i kuptoj shumë mirë problemet shkencore nga fusha e statistikës dhe probabilitet, këtu mesazhi i BE del i qartë. Faktikisht, ligjet statistikore tregojn se, në rastin tonë (!), në përzgjedhje që do të ishte e lirë dhe jo e përforcuar, shansa të përzgjedhësh ndërmjetsuesin e parë nga nënbashkëia më e vogël këtu është katër herë më e vogël sesa shansa e përzgjedhjës së ndërmjetsuesit nga nënbashkëia më e madhe. Të zgjedhësh me kusht, që më pastaj në hapin e dytë, edhe ndërmjetsuesin e dytë ta zgjedhësh prap nga e njëjta nënbashkësi e vogël, tani madje akoma më shumë e zvogëluar, sepse nga pesë që ishin në fillim kanë mbetur në dispozicion në hapin e dytë vetëm katër elemente, ky probabilitet (conditional probability) është tejet, tejet, tejet i vogël. Kështu që përzgjedhëja, në hapin e dytë, e ndërmjetsuesit dytë, tani bëhet edhe më e cuditshme se ajo në hapin e parë. I cuditshëm hapi i parë! Akoma më i cuditshëm hapi i dytë!?

Lajçak: Por, Borrell, vallë a nuk ka mundur BE të përzgjedhë të dy ndërmjetësuesit nga nënbashkësia e madhe, edhe për faktin se mendimi i tyre do të peshonte më shumë sepse janë nënbashkësi më e madhe dhe duhet të kenë prioritet.

Borrell: Vëllaçko Lajçak, a po më kupton, ka mundur por BE nuk ka dashur. Thjeshtë nuk ka dashur sepse BE nëpërmjet të kësaj përzgjedhje ka dashur të jep mesazh të caktuar, e ashtu siç po pyet Ti nuk do të ishte ai mesazhi që BE e synon.

Lajçak: po Borrell, por së paku, përse atëherë BE nuk i ka përzgjedhur ndërmjetsuesët kështu: njërin nga nënbashkësia e madhe dhe tjetrin nga nënbashkësia e vogël, që të ketë një ballansim, e që ta kenë të njëjtin tretman të dyja nënbashkësitë, njësoj edhe e vogëla edhe e madhëja?

Borrell: Vëllaçko Lajçak, këtu mëshifet lepuri. Të tregojë haptazi dhe, bre burr, po i bie shkurt. Thjeshtë BE nuk ka dashur të jetë neutrale. Me përcaktimin e vetë BE ka dashur të jep mesazh të qartë. Nuk do të isha unë, ky Borrelli, ky që jam, ky që shumë mirë i kuptoj këto gjëra nga kjo fushë shkencore, po mos ta kisha kuptuar këtë mesazh. Unë këtë e kam kuptuar shumë mirë dhe kam dashur të jam konsekuent e besnik ndaj atij mesazhi. Unë sillem ashtu siç nënkupton mesazhi. Vëllaçko Lajçak, duhet edhe Ti të sillesh ashtu siç nënkupton mesazhi. Ne jemi të nderuar që jemi përzgjedhur nga BE dhe duhet të tregojmë nderim ndaj mesazheve të BE-s. Ata na paguajnë dhe ne duhet të jemi syçel ndaj mesazheve. (Dëgjohet pak zhurmë). Vëllaçko Lajçak: qetësi pak, qetësi... Qetësi, të lutem... Ja vijnë...Ja...

Në sallonin e takimit për dialogim hyjnë Albini, kryeministër i Kosovës dhe Vuçiq (me një çantë të madhe përplot dokumenta mashtrimi e gënjeshtra) kryeministër i Serbisë, në një takim, jo të parin, që nuk i dihet as fundi e as epilogu i këtij, aq më parë kur kanë dërmjetësues Borrellin dhe Lajçak, pas të cilëve qëndron BE. Dihen vetëm parimet demokratike e antikoloniale nga të cilat Albini kurrë nuk hjekë dorë; dihen edhe pretendimet rikolonizuese të cilat Vuçiqi, si zakonisht, mashtrues çfarë është (edhepse ashtu e mashtron vetëm vedin dhe askë tjetër), dhe është gjithnjë me të njëtën përpjekje për mashtrim, që ka deklaruar ai poashtu kurrë nuk do të hjekë dorë nga qëndrimet e tij. Në konfrontim janë tendenca antikoloniale, ajo në frymën e kërkesave bashkëkohore botërore dhe tjetra, pretendimi rikolonizues. Shpresa, për marrëveshje nga mosmarrëveshja, edhe më tutje vazhdon...Deri te një qasje racionale e problemit. Për fillim një objektivitet e revidim i qëndrimeve të BE nga ana e saj, dhe e ndërmjetësuesëve për kuptimin e drejt të rolit primar, që duhet të objektiv ndërkombëtar, nga ana e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat