Putini, pas tre zyrtarëve të policisë mund të lëshojë fletarrest ndaj Albin Kurtit dhe Xhelel Sveçlës?

Opinione

Putini, pas tre zyrtarëve të policisë mund të lëshojë fletarrest ndaj Albin Kurtit dhe Xhelel Sveçlës?

Nga: Faton Mehmeti Më: 10 mars 2024 Në ora: 14:52
Autori Faton Mehmeti

Gjithnjë ka pasur dyshime, por jo edhe fakte të mjaftueshme për përfshirjen e Rusisë në trazirat në veri. Veprimi i fundit i Rusisë dëshmon se përfshirja e saj në veri është evidente, ndaj edhe kërkoi hakmarrje për dështimin e 24 shtatorit në Banjskë. Prandaj, Rusia ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar ndaj tre zyrtarëve të njësive elitare të Policisë së Kosovës. Konkretisht në listën e Interpolit janë futur shefi i njësitit elitar të Policisë së Kosovës, ‘FIT’, Alban Jetullahu, shefi i ‘RSU’, Besart Ahmeti, si dhe një zyrtar tjetër i Policisë së Kosovës.

Rusia është e tërbuar për dështimin e tentativës për ndarje të veriut me 25 shtator, projekt i dështuar pikërisht nga policia e Kosovës e cila korri sukses ndaj terroristëve në krye me Milan Radojiçiq, i cili edhe është futur në listën e INTERPOL-it pikërisht për ngjarjet në veri. Rusia, kërkon me çdo kusht të ndez konflikte në Ballkan për të larguar vëmendjen nga Ukraina, me çka edhe do të bënte hapa më të shpejt për realizimin e aspiratave të saja.

Dhe, si pikë strategjike është Kosova, veriu i saj, nga ku do të niste konflikti strategjik i Rusisë. Meqenëse ky plan dështoi, tani Rusia kërkon hakmarrje duke nisur nga tre zyrtarë të lartë të policisë së Kosovës në mesin e të cilëve edhe shefi i njësive speciale, Besart Ahmeti.

Nuk përjashtohet mundësia që Rusia të kërkojë arrestimin edhe të ministrit Xhelal Sveçla, pse jo edhe të kryeministrit Kurti, që kanë shtri sovranitetin në veri, kanë luftuar terroristët atje e disa nga atë edhe rusë. Nuk më befason asgjë nga regjimi diktatorial i Rusisë që vret edhe kundërshtarët e vet brenda Rusisë, e lëre më jashtë Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat