Ç’po ndodhë ashtu me popullin, shtetin dhe pushtetin e Kosovës?!   

Opinione

Ç’po ndodhë ashtu me popullin, shtetin dhe pushtetin e Kosovës?!   

Nga: Agron Shabani Më: 10 mars 2024 Në ora: 15:30
Autori Agron Shabani

"Ore njerëz të mirë, unë nuk mund t'ju jap çelësin ose formulën e fitores tuaj, por mund t'ju shpjegoj idetë dhe teoritë e armiqve dhe kundërshtarëve tuaj që duan t'ju mposhtin." - (Herbert Hoover, ish-president amerikan)

"Kosova, siç duket, ende është e rrezikuar dhe e përcjellë nga Serbia dhe politikanët e ndryshëm të Kosovës."

Shtova këtu edhe lëmoshën ose mëshirën e huaj.

Në instancë të fundit, çdo formë e lëmoshës apo mëshirës është e keqe, qoftë ajo ushtarake, politike, financiare, ekonomike, etj.

Nuk duhet harruar kurrë se luftërat e ndryshme nuk bëjnë njerëzit dhe popujt vetëm hero ose martir, por i lënë ata të varur dhe nënshtruar.

Sipas Alfred Adlerit dhe psikologëve të tjerë, përballë çdo ligji ose fenomeni shoqëror ose qytetar, njeriut i duhen edukata, kulturë, institucion, inteligjenca, njohuri (dituria), moral dhe besimi i tij.

Duke u nisur nga teoritë e Adlerit dhe Konfuçiut, ata që sundojnë dhe kontrollojnë egon, epshin dhe emocionet e tyre, kanë diçka më të madhe dhe më të fortë se ata që mundin një ushtri të fuqishme. Adem Jashari, Hamzë Jashari, Ramush Haradinaj, Luan Haradinaj, Shkëlzen Haradinaj, Daut Haradinaj, Fehmi Lladroci, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Pjetër Shala, Nasim Haradinaj, Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, Rrustem Mustafa (Remi), Adem Demaçi, etj., sollën lirinë e Kosovës nga Serbia, por...?!

Në ambiente, atmosfera, ose situata të rënda krizash, tensionësh, ose acarimësh të ndryshme, të cilat mund të jenë akute ose kronike, elitat ose superstrukturat e larta shkencore, intelektuale, kulturore, politike, dhe të tjera, shpeshherë ndjejnë frikë ose mbeten pa fjalë përballë proceseve ose paradokseve të ndryshme shtetërore, nacionale, institucionale, konstitucionale, politike, diplomatike, analitike, publicistike, kulturore, etj.

Filozofia, politologjia, sociologjia, psikologjia, kultura, politika, dhe shkenca janë mendim dhe obligim i lartë për shtresat e njohura kulturëbërëse dhe kulturëbartëse, të cilat ndahen në shkenctarë dhe krijues, si dhe në ndjekës dhe vëzhgues të zhvillimeve të ndryshme shkencore, intelektuale, kulturore, politike, filozofike, etj.

Politikanët dhe liderët e ndryshëm institucional dhe funksional mund të jenë ndjekës dhe vëzhgues, por jo gjithmonë krijues, arkitektë, ose pjesë përbërëse e shtresave të larta shkencore, intelektuale, kulturore, ose politike të një shteti ose kombi.

Garantuesit ose siguruesit ligjorë, institucionalë, konstitucionalë dhe funksionalë të zhvillimeve të ndryshme kognitive, evolutive, empirike, retrospektive, përspektive, introspektive, etj., kanë një rol të rëndësishëm.

Liderët ose politikanët së bashku me figurat ushtarake, policore, dhe të tjera, mund të jenë martirë ose heronj që sakrifikohen për bindjet, idealet, postin, funksionin, karrierën, profesionin, lirinë, popullin, dhe shtetin e tyre, por nuk janë gjithmonë anëtarë të shtresave, qarqeve, ose elitave të larta shkencore, intelektuale, ose kulturore të një kombi apo shteti.

Kur zhduken shkencëtarët, krijuesit, artistët, kulturologët, intelektualët, ose inxhinierët e edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit, ose mendimit të njohur shkencor, intelektual, kulturor, politik, ose filozofik, humbet edhe ndjekësit dhe pasuesit e tyre. Kombi vdes.

Marëdhëniet, raportet, interferimet, dhe koperimet e njohura mes njerëzve të pasur ose industrialistëve dhe botuesve ose editorëve profesional dhe kompetent me elitat e njohura shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike, etj., janë gjithashtu të rëndësishme, kruciale, ose esenciale.

Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, për shembull, është një 'figurë e trashë' ose personalitet i shquar në botën intelektuale, kulturore, dhe politike të Kosovës. Ai shpalos botën, ide, teori, rezon, krijim, inovacion, motivacion, narracion, dhe vizion të njohur shkencor, intelektual, ose inteligjent mbi njeriun, popullin (kombin), shtetin, pushtetin, dhe shoqërinë moderne ose bashkohore. Presidentja Osmani gjithashtu.

Prandaj, në një shtet dhe shoqëri të avancuar politike, ekonomike, industriale, dhe teknologjike, ku ndarja e punës intelektuale nga ajo manuale ose mekanike bashkëngjit dominimit të kapitalit dhe teknikës, proceset neutralizuese, si puna e transformimit të kulturës në diçka të pavarur dhe sovrane ndaj çdolloj marrëdhënieje me praxisin, e bën të mundur integrimin e edukatës dhe kulturës institucionale dhe funksionale në kuadër të një administrate të tejplotësuar ose mbingarkuar me letra, instanca, forume, dhe mentalitete të ndryshme administruese ose birokratike.

Megjithatë, Kosova nuk e ka luksin ose fatin e një shteti dhe shoqërie të lartë industriale dhe ekonomike, ku çdo gjë që është humane ose njerëzore, penetron, reflektohet, interferon, dhe kontribuon, duke i mbajtur në jetë edhe popullin (kombin), shtetin, edhe pushtetin në emër të harmonisë, koekzistencës, ose paqes sociale, qytetare dhe politike.

Thënia e kulturës institucionale dhe konstitucionale si ideologji shtetërore dhe nacionale, e përbashkët në shikim të parë me teorinë borgjeze, skllavopronare, ose feudaliste të dhunës dhe shfrytëzimit optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit në emër të shtetit dhe pushtetit, ka një tendencë të dyshimtë për t´u transformuar dhe imponuar si ideologji ose kauzalitet i lartë shtetëror, nacional, ose politik në Kosovë.

Kjo mbase do duhej të ishte njëra prej sfidave kryesore të Kryeministrit Kurti dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Në anën tjetër, z. Kurti ka përballë edhe Vuçiçin, Daçiqin, ose liderët serbë. Ata janë shkatërrues, minues, sabotues, diverzantë, dhe mohues të zellshëm dhe të rrezikshëm të lirisë, shtetit, dhe pavarësisë së Kosovës. Ata "vejnë dorën në brez ose revole" sapo dëgjojnë emrin ose mbiemrin e liderit, politikanit, diplomatit, ose një intelektuali të lartë politik në Kosovë si Albin Kurti, etj. Kjo përmes idealizimit, stisjes, rimimit, valorizimit dhe glorifikimit sistematik të "mitit" ose gënjeshtërës së njohur serbe mbi Kosovën.

Detyra ose misioni i një lideri intelektual ose intelektuali politik dhe dialektik të kulturës shtetrore dhe nacionale si Albin Kurti etj. nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, e popullit (kombit), shtetit, pushtetit, ose politikës nga ligji dhe administrimi, e kulturës nga qytetërimi, etj. As të mohojë këto ndarje sikur të mos ekzistonin fare. Jo.

Por detyra dhe misioni i tyre konsiston për më tepër në insistimin mbi radikalitetin e dyshimtë të një kulture të lartësuar, valorizuar dhe glorifikuar tej mase, në përbërjen e së cilës premisa për liri, lumturi, drejtësi dhe barazi individuale dhe kolektive do mund të ishte realizuar vetëm me instalimin, aplikimin dhe përgjithësimin e një edukate dhe kulture më të gjerë shtetrore dhe nacionale në kuptimin e plotë të fjalës, ku interferenca dhe varësia e saj nga rrethanat materiale, koniukturale, nomenklaturale, sociale, ekonomike, ushtarake (luftarake), politike dhe diplomatike të botës ose shoqërisë aktuale ose ekzistuese, si dhe atyre të së kaluarës, nuk do të ndikonte ose kontribuonte në zbutjen, zbehjen, dhe frustracionin e këtij realizimi.

Me fjalë të tjera, energjitë shkencore ose kritike të pranishme në konceptin elitar dhe egalitar të kulturës shtetrore dhe nacionale do duhej të vendoseshin kundër funksionit të palës kundërshtare antropologjike ose atropolitike. Ndërkohë që impulset progresive të së dytës do duhej t’u kundërviheshin implikimeve konservatore të së parës.

Pa i harruar këtu edhe "draftin" famëkeq të Christopher Hillit së bashku me ngritjen e "komisionit të përbashkët hetues ose investigues në mes Kosovës dhe Serbisë mbi hulumtimin dhe identifikimin e krimeve të kryera nga UÇK-ja dhe forcat serbe, gjatë luftës në Kosovë" etj...!!!

Ku dhe kur gaboi Hashim Thaçi...?

"Sipas stilit biblik, Davidi atëherë i ftoi dhe i priti në shtëpinë e tij përfaqësuesit e të gjitha fisëve të Izraelit, të cilët garantuan se e kishin njohur dhe pranuar si mbret. Megjithatë, disa nga bashkëpunëtorët e tij nuk mundën të kujtonin në mënyrë të përpiktë vuajtjet, kalvarin, dhe tragjeditë e shumta të popullit të Izraelit nga ngjarje historike si Holofernesi, Baltazari, Hamurabi dhe Nubukardenazorri i Babilonisë dhe Persisë.

Hashim Thaçi, pas fitores presidenciale, në stilin e njohur të figurave si Moisiu, Jakobi, Davidi apo Solomoni, ftoi solemnësisht deputetët e parlamentit kosovar (PDK-LDK dhe AKR) që e votuan për kryetar të Kosovës. Më pas, ata votuan në mënyrë unanime themelimin e një "gjykatë speciale" për gjykimin e krimeve dhe dënimit të përgjegjësve të çlirimtarëve dhe patriotëve shqiptarë të UÇK-së, si dhe kundër çetnikëve ose kriminelëve serbë."

Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Kadri Veseli dhe Behgjet Pacolli nga PDK, LDK dhe AKR, duke vepruar me një vendim autokratik, vendosën ngritjen e "gjykatës speciale" kundër Albin Kurtit, Ramush Haradinajt dhe deputetëve të Vetëvendosjes dhe AAK, duke përcaktuar një sërë ngjarjesh të padrejta përderisa e shpallën të pavarur. Ky vendim, i cili rezultoi i papërpiktë dhe i dëmshëm për ta, u përdor kundër tyre dhe Hashim Thaçit vetë.

Në këtë kontekst, Ramush Haradinaj ngatërroi rrugën e tij duke u përfshirë në çështjet e ndarjes së pasurive si "Trepça", Ujmani dhe Pjesa Veriore e Kosovës, duke u bërë pjesë e një marrëveshjeje me Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Kjo ndikoi në humbjen e imazhit të tij si mbrojtës i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Në një drejtim tjetër, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj anulluan Albin Kurtin dhe kabinetin e tij me një manovër parlamentare, duke sjellë Avdullah Hotin në krye të qeverisë. Kjo ishte një strategji për të ndihmuar ndarjen e "Trepçës", Ujmanit, dhe Mitrovicës në bashkëpunim me Serbinë dhe formimin e "Zajednicës" në veri të Kosovës.

Ramush Haradinaj, i njohur si kryetar i fortë për tarifën maksimale ndaj Serbisë, u shndërrua në një "arkitekt" që ndihmoi shkatërrimin e integritetit territorial të Kosovës.

Ndodhi kjo sepse në ambientin e Kosovës shfaqen shpesh shkëputje dhe ekstazë në shkrimet dhe shfaqjet publike, duke shfaqur agresivitet, fatalitet, stupiditet, nebulozitet ose iracionalitet, në vend të një qasjeje më të qetë dhe të arsyeshme ndaj sfidave dhe rreziqeve.

Problemi kryesor me të cilin përballen shoqëria kosovare është mungesa e pranimit të fajit, llogaridhënies individuale dhe njohja e përgjegjësisë personale në lidhje me pengesat, stagnimet, turbulencat, sfidat dhe deshtimet globale ose kolektive.

Liderët dhe politikanët kosovarë shpesh refuzojnë të pranojnë rolin e tyre në momentet, situatat dhe vendimet e caktuara, por nuk pranojnë fajin dhe përgjegjësinë personale në lidhje me dështimet individuale apo kolektive kundër popullit dhe atdheut.

Në kontekstin e epistemologjisë dhe antropologjisë politike, deshifrimi dhe deskriptimi i botës dhe natyrës, bashkë me studimet e njohura shkencore dhe filozofike, kthehen tek vlerat morale dhe njerëzore universale.

Përfundimisht, fati dhe ligji i dhembjes, frikës, ndëshkimit, sëmundjes dhe vdekjes konsiderohen faktorë të pamohueshëm që ndikojnë në të gjitha sferat e jetës.

Në këtë kontekst, filozofia e shpirtit ose subjektit kontrastohet me filozofinë e natyrës, objektit, pasivitetit, frikës, pesimizmit, iracionalitetit dhe fatalitetit të antropomorfizuar. Para ligjeve të njohura natyrore dhe mbinatyrore, të gjithë janë të barabartë.

Elita intelektuale, fetare, kulturore dhe politike në Kosovë ka një rol të veçantë në "mozaikun" ose "panoramën" e shoqërisë. Sipas Hegelit, intelektualët e lartë filluan gjithmonë me identifikimin dhe përmirësimin e gabimeve, ndërsa ata të shpifur shohin vlera pozitive në gjithçka.

Shqiptarët kanë përjetuar vuajtje dhe sakrifica në rrugën e mbijetesës dhe ekzistencës së tyre. Respekti, besimi dhe dashuria ndaj kombit dhe atdheut ishin përgjigja më shëndetshme ndaj ekzistencës së tyre.

Heroizmi, vetëflijimi dhe sakrificat sublime janë protokoli i mbijetesës dhe ekzistencës së tyre si shtet, popull, apo komb.

Shqiptarët kanë shumë vlera, resurse dhe pasuri njerëzore dhe natyrore. Sipas Frommit, lidhja me këto vlera dhe resurse qëndron në njohjen, zbulojen, shfrytëzimin dhe menaxhimin e tyre në një botë me vlera të pafundme.

E vërteta është e pavarur nga autoritetet e shtetit, pushtetit apo politikave të ndryshme, por është një proces i vazhdueshëm i kërkesës së diturisë dhe kohës.

UÇK dhe forcat e Natos, si një bashkim i forcave toka-qiell, u bënë një fuqi e papërballueshme për muzgutë dhe udhëheqësit e regjimit jugosllav në vitin 1999.

Tempulli i lavdisë kombëtare shqiptare është një vend i qetë dhe pa zhurmë, një vend i nderuar që simbolizon historinë, krenarinë dhe patriotizmin.

Kulti luftarak dhe artistik shqiptar, përfshirë epikën, lirikën dhe heroizmin, janë elementë thelbësorë në historinë e shqiptarëve, tregojnë për lavdinë dhe pasosurinë e tyre kulturore.

Përballë intrikave dhe kërcënimeve nga armiqtë, shqiptarët mbeten të palëkundur dhe të besnikëm ndaj trashëgimisë së tyre. Kjo rezistencë përbën një forcë e paprekshme që i drejtohet shtetit, kombit dhe identitetit shqiptar.

Ilirët-shqiptarët, përkundin sfidat dhe armiqtë pavarësisht çdo kthimi të fatit. Historia, tradita dhe kultura e tyre janë si një vazhdim i pashuar, një pasuri që nuk shuhet asnjëherë. Ilirët-shqiptarët janë si Feniksi, një simbol i rinisjes së vazhdueshme dhe një identiteti që nuk humbet asnjëherë.

Legjendat, historitë, elegjitë, dhe enciklopeditë shqiptare shpalosin çiltërsinë dhe fisnikërinë e shpirtit shtetror, kombëtar, fetar, kulturor dhe patriotik te shqiptarët. Mendimi dhe reagimi i ndërgjegjëshëm dhe racional ndaj çështjeve të shumta tregon thellësinë e identitetit shqiptar.

Figurat epike si Skënderbeu, Adem Jashari, Hamza, Luan e Shkëlzen Haradinaj, dhe shumë të tjerë, vërtetojnë rolin e trimit, heroit, luftëtarit, strategut dhe komandantit në historinë e kombit dhe atdheut.

Megjithatë, disa politikanë dhe intelektualë përpjekin të ngjajnë me këta heroë, duke u elevuar nga hiçi në liderë të lavdishëm, megjithatë, nuk mund t'i zëvendësojnë.

Lutjet dhe besimi i shprehur në rituale fetare ndikojnë tek ata që falen, jo tek Zoti. Për të arritur gjëra të caktuara, duhet t'i njohim, i ndiejmë dhe i kuptojmë ato, sipas shprehjes së Volterit.

"Cilido që nuk njeh dhe nuk kupton, nuk mund të duhet, dëshirojë ose arrijë ato gjëra." (Volter)

Në përfundim, nderi, moraliteti, e vërteta dhe inteligjenca janë vlera themelore për humanizmin, moralitetin dhe racionalitetin njerëzor.

Nëse një lider apo politikan nuk kupton thelbin e jetës, qenies, materies dhe ekzistencës, së bashku me vlerat e njohura shtetrore, kombëtare, etnike, kulturore dhe historike, atëherë ai rrezikon të bëhet pjesë e ligësisë dhe poshtërsisë.

Njohja e vetvetes dhe pranimi i gabimeve tona shpirtërore, emocionale, mentale dhe profesionale është një mjet për të shmangur mediokritetin, paditurinë dhe injorancën.

Kosova dhe shqiptarët kanë nevojë për liderë të zgjuar dhe profesionistë, jo për individë të varur nga interesa personale dhe "tutelja e lartë". Është e rëndësishme që ata të kenë një vetëdije të ndërgjegjshme dhe të mos ndjekin modele autoritare dhe totalitare.

Përdorimi i tepruar i pushtetit dhe politikës mund të sjellë ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimim. Është sfidë të kuptosh dhe të mbajësh vlerat dhe cilësinë e atributit publik në një kontekst të përdorimit të moderuar të pushtetit dhe politikës.

Transformimi i edukatës, kulturës, shkencës dhe politikës duhet të ndodhë në një mënyrë që të ruajë vlerat e njohura dhe të mos zvogëlojë cilësinë nën presionin e interesave të ngushta individuale.

Intelektualët, politikanët dhe elitat e njohura të Kosovës kanë përgjegjësi të ndërthurin vlerat e tyre kulture, patriotike dhe shtetërore me një perspektivë të gjerë politike, diplomatike dhe strategjike. Është e rëndësishme që ky klasifikim dhe shqyrtim të reflektojë aspiratat dhe interesat e larta shtetrore, duke u bazuar në një hulumtim dhe analizë të pasur.

Meqenëse figura të njohura politike janë ekzistuar, thirrja është për të pasuar një rrugë drejt një intelektualiteti të lartë dhe një qasje të përgjegjshme ndaj vlerave dhe historisë së vendit. Empatia dhe respekti për heronjtë dhe vlerat historike janë thelbësore për ndërtimin e një identiteti të qëndrueshëm kombëtar dhe konsolidimin e shtetit.

Në këtë drejtim, lidhja me shtetet më të përparuara është një rruge e mundshme për ta ngritur dhe promovuar kulturën çlirimtare dhe patriotike të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Është koha që intelektualët dhe liderët të sjellin një vizion të qartë dhe të bashkohen për të ndërtuar një shoqëri dhe shtet më të fuqishëm dhe më të përparuar.

Përvoja e Kosovës dhe shqiptarëve ka qenë e pasur me sfida dhe ndarje, duke shpërfaqur edhe elementë të pasigurisë dhe tensioneve. Është interesante se disa perceptime apo besime mund të jenë paradoksale, sidomos kur vijnë nga rrethet politike, konceptuale dhe fetare. Në këtë kontekst, kritika ndaj "papusëve" ose liderëve të shquar ka qenë një temë e përsëritur, dhe ky skepticizëm ka ndikuar në shpërndarjen e informacioneve.

Përpjekja për të kapur lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është lidhur ngushtë me heronjtë dhe dëshmorët e UÇK-s, duke gëzuar mbështetjen e shteteve ndërkombëtare. Megjithatë, duket se ka një mosbesim apo skepticizëm te një pjesë e opinionit publik, ndaj liderëve apo autoriteteve, çka paraqet një sfidë për të përballuar për të ardhmen.

Është sfiduese të ruhet një perspektivë e qartë dhe të përfshihen vlerat historike dhe kulturore në zhvillimin e Kosovës, duke e drejtuar atë drejt një qëllimi të përbashkët shtetëror dhe kombëtar.

Ky është fakti ose realiteti.

Çdo gjë tjetèr i takon spekulimit ose manipulimit flagrant tè grupit ose individi të caktuar shoqëror, qytetar, politik, gazetaresk ose propagadistik, të mbrojtur ose privuar nga psikoanaliza, gjegjësisht, nga anamnezat ose ekzaminimet e preferuara shpirterërore, emocionale, mentale, psikologjike, gjenetike, gjenealogjike.

E tërë kjo vjen si pasojë e përdorimit ose konsumimit të informacionit, pushtetit dhe politikës nën rrjedhën e një dialektike identitare, autoritare ose totalitariste, ku cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet në favor të masës ose sasisë konsumuese.

Ndaj, do theksuar në fund se pavarësisht asaj nëse "populistët", "revolucionarët", "dixiecratët", të "sinqertit", "burbonët", "zhirondinët" ose "watchdogsët" tjerë shqiptar ose kosovar, si "parti ose forca të reja reformatore ose revolucionare" i ngrisin, promovojnë, afirmojnë dhe inkorporojnë konceptët dhe programet e tyre ideore, sociale, ekonomike, politike, konceptuale, ideologjike ose metodologjike në kuadër të luftërave të ndryshme speciale, subverzive, psikologjike dhe propaganfistike: Në këtë kontekst, janë të njohur dhe të garantuar roli, misioni dhe pozicioni i pazëvendësuar i UÇK-s dhe levizjeve tjera çlirimtare, shtetformuese ose patriotike në lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat