Për Jeffrey M. Hovenier - ambasador i SHBA-së në Kosovë

Opinione

Për Jeffrey M. Hovenier - ambasador i SHBA-së në Kosovë

Nga: Rexhep Torte Më: 11 mars 2024 Në ora: 10:04
Autori Rexhep Torte

Terroristi Marko Gjuriq në vitin 2008 gjatë protestave i vuri flakën ambasadës së SHBA-ve në Beograd, kurse terroristi Millan Radojçiq më 24 shtator 2024 sulmoi Kosovën te Manastiri Ortodoks Serb në Banjskë te Zveçani, ku u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku. Ky akt terrorist u mbrojt nga policia e Kosovës, por kritikohet për mangësi në reagim.

Në këtë sulm terrorist të organizuar nga Serbia, policia e Kosovës sekuestruar autoblinda, granatahedhës, Zolla, shumë armë, municione dhe mjete tjera ushtarake serbe. Pjesa e terroristëve u kap, ndërsa disa u vranë dhe të tjerët u larguan duke shkuar në Serbi.

Ky armatim, i cili kishte për qëllim okupimin e Kosovës, u ekspozua për publikun dhe ndërkombëtarët. Ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriq, u përfshir në një fotografi ku bisedonte me terroristin Millan Radojçiq, i kërkuar nga INTERPOL-i për sulmin terrorist në Manastiri Ortodoks Serb në Banjskë më 24 shtator 2023.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, deklaroi më 10 mars 2024, se "Millan Radojçiq është nën sanksionet e qeverisë amerikane për korrupsion dhe krim të organizuar transnacional. Ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë dhe duhet të mbajë përgjegjësi."

Jeffrey Hovenier gjithashtu, më 4 mars 2024, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, deklaroi se, "Na ndihmoni që të ju ndihmojmë. Kosova të na ndihmojë, ne të ndihmojmë Kosovën." Megjithatë, është e rëndësishme që ambasadori të jetë i informuar se Marko Gjuriq ishte organizatori kryesor i djegies së Ambasadës së SHBA-ve në Beograd në protestat e vitit 2008.

Ambasadori Jeffrey Hovenier gjithashtu është i njoftuar që Serbia dhe serbët janë organizatorë të kontrabandës ilegale në Veri të Kosovës dhe janë përgjegjës për sulmet ndaj forcave ndërkombëtare dhe policisë së Kosovës. Megjithatë, është e rëndësishme të bëhet e ditur se SHBA dhe BE kanë sanksionuar Kosovën në vend të Serbisë në disa raste, duke nxitur tensione në rajon.

Tashmë, me dy vitet e fundit të agresionit të Rusisë në Ukrainë, është shqetësuese që SHBA, BE dhe NATO po tolerojnë Serbinë dhe nuk i vendosin sanksione Rusisë."

SHBA, BE dhe NATO po e tolerojnë Serbinë të armatoset nga Rusia dhe nga Kina, dhe nuk janë në gjendje as t’I vendosin sanksione Serbisë, kjo është e pakuptueshme dhe me siguri do t’u kthehet bomerang.

O ambasador Jeffrey Hovenier na tregoni qoftë edhe një shembul që shqiptarët t’i kenë sulmuar serbët në Veri të Kosovës, refren me të cilin kriineli Aleksandër Vuçiq po ju mashtron çdo ditë, dhe ju ambassador Jeffrei Hovenier nuk ju dëgjuam asnjëherë ta demantoni kriminelin Aleksandër Vuçiq.

Nuk po e kuptojmë se çka duhet të bëjë Kosova më shumë për SHBA-të që edhe SHBA-të të bëjnë për Kosovën, siç po deklaroni ju.

SHBA, edhe BE edhe NATO, janë shumë të gabuar ndaj Kosovës. Të rikujtojmë se Serbia gjenocidale gjatë agresionit gjenocidal në Kosovë në vitet 1998/99 vrau e masakroi më shumë se 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të të gjitha moshave. Vrau e masakroi edhe 1500 fëmijë shqiptarë autoktonë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptarë. Nuk dij a keni fëmijë në familjen t’uaj që ta kuptoni me mirë këtë krim të Serbisë gjenocidale?!

Ushtarët, parailitarët dhe policët e Serbisë gjatë këtij agresioni gjënocidal dhunuan 20 mijë femra autoktone e të pafajshme shqiptare. Nuk e dij në familjen t’uaj të ngushtë e të gjerë a keni femra, për ta kuptuar më mirë këtë krim të Serbisë gjenocidale?!

Ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare në Kosovë n1600 djem e vajza shqiptare, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, sepse Serbia gjenocidale nuk po I hapën arkivat e saj të gjenocidit të kryer në Kosovë.

SHBA, BE dhe NATO, lejuan që kriminelët e Serbisë që kryen aqë krime makabëre në Kosovë, të jetojnë të lirë në Serbi.

"SHBA, BE dhe NATO lejuan që kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, të udhëhoqën Serbinë në vend që të gjenden prapa hekurave në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë. Për më tepër, ata janë përzgjedhur si kryenegociatorë për dialogun Kosovë-Serbi. Ky veprim ka shqetësuar shumë dhe ka krijuar dyshime për ndërmjetësimin e tyre në një dialog të tillë.

Në vend që të ndihmojnë dhe të përgëzojnë Qeverinë e Albin Kurtit për zbatimin e kushtetutës demokratike në Veri të Kosovës, SHBA dhe BE janë kritikuar për ndikim të tyre kundër këtij veprimi, duke shtuar tensionet dhe kundërshtimet në rajon.

Ndërkaq, SHBA dhe BE po mundohen të japin të drejta plotësuese pjesës serbe në Kosovë, duke rrezikuar sovranitetin e Kosovës. Vendimi i Bankës Qëndrore të Kosovës për përdorimin e euros për pagesat ka hasur kundërshtimin e tyre, duke treguar mospërkujdesjen ndaj sovranitetit dhe ekonomisë së Kosovës.

Kërkohet që SHBA dhe BE të rishikojnë qëndrimin e tyre dhe të mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës në mënyrë më të qëndrueshme. Kriminelët serbë që kanë kryer krime në Kosovë duhet të përballojnë përgjegjësinë për veprat e tyre, ndërsa dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë i bazuar në vlera dhe respekt për të drejtat njerëzore.

Marko Gjuriq, aktualisht ambasador i Serbisë në SHBA, duhet të hetohet për rolin e tij në ngjarjet e vitit 2008 dhe për lidhjet me terroristin Millan Radojçiq. Deklaratat e Aleksandër Vuçiq në mbrojtje të tij tregojnë mungesë të seriozitetit dhe përpjekje për të justifikuar veprimet e këtyre personave. Është e nevojshme që drejtësia të vijë përballë kësaj çështjeje."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat