Batoni (Stanishiqi)* me shokë!

Opinione

Batoni (Stanishiqi)* me shokë!

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 11 mars 2024 Në ora: 10:24
Autori Zejnullah Jakupi

"Baton Haxhiu, drejtori i "Albanian Post", është një manipulant i klasit të parë. Më duket se ai duhet të përballet me akuzat e bëra për poshtërimin e njerëzve dhe personaliteteve, duke mos marrë përgjegjësinë për fjalën e thënë. Përveç kësaj, përvoja e tij në gazetari nuk ka ndihmuar në respektimin e standardeve etike.

Ky publicist, ndonëse shpesh konsiderohet si "intelektual", shfaq sjellje destruktive. Për vite të tëra, ai ka ndjekur një linjë të qëlluar për të ndryshuar realitetin, duke shpërndarë sugjerime të dëmshme dhe duke ndikuar në opinionin publik për çështje politike. Këto sjellje janë shqetësuese dhe madje janë konsideruar si vepra penale në disa jurisidiksione.

Në veçanti, Haxhiu ka bërë shpifje dhe dezinformime në debatin PressingT7 më 06.03.2024. Kjo ka shkaktuar tensione dhe ndarje në opinionin publik. Duke sulmuar personalitete dhe duke shpifur, ai ka kryer vepra penale dhe duhet të përballet me përgjegjësinë për këto veprime.

Kritika e tij ndaj Albin Kurtit dhe LVV-së ka shfaqur një qëndrim negativ dhe shpesh ka përshkruar ata si armiq të UÇK-së. Këto deklarata janë shpifje dhe duhet të vlerësohen me kujdes. Përveç kësaj, ai ka përdorur fjalë fyese ndaj gazetës "Bota Sot", duke e cilësuar si "shërbëtore të dreqit", gjë që rrit tensionet dhe mosmarrëveshjet në fushën mediatike.

Ky shkrim shfaq një përpjekje për të shpifur dhe përçaruar opinionin publik. Autoritetet duhet të ndërhyjnë nëse këto akte vijojnë dhe të bëjnë hetimet e nevojshme për të vlerësuar përgjegjësinë e personave përfshirë në këtë situatë."

Pra, edhe përçarjet që kanë ndodhur gjatë luftës mes krahut të luftës, sipas tij, po përdoren nga LVV për poena politik, duke shpifur se "LVV po e rrit edhe më shumë mitin e familjes Jasharaj pa i përfshirë luftëtarët tjerë, pra sidomos këta në Hagë. Pra, lihen anash ata që kanë qenë në UÇK dhe përfshihen ata që nuk kanë qenë në UÇK."

Me këtë argumentim, Baton Haxhiu e dallon Familjen Jasharaj nga UÇK-ja. Nuk thotë se Adem Jashari ka qenë kryekomandant i UÇK-së, duke aluduar se me këtë, LVV dhe Albin Kurti duan ta "vrasin" UÇK-në.

Ai akuzon Albin Kurtin për përpjekjen e tij për atë se po dëshiron të bëhet luftëtar i UÇK-së, por se atëherë (në vitin 1998/99) "ai e ka refuzuar luftën". E kundërshton faktin se Albin Kurti ka qenë në Zyrën e UÇK-së, duke pretenduar se Zyrja sipas tij ishte aty për ta prishur imazhin e UÇK-së dhe unitetin e saj, ndërsa Adem Demaçi ishte keqpërdoruar nga Zyra.

Tani, kur dëgjon njeriu gjithë këto sugjerime-shpikje të klasit të parë, duhet pyetur se a ka dikush vallë t´i thotë Baton Stanishiqit se në shërbim të kujt ka qenë dhe është ai? Mos është vallë ky "në shërbim të djallit" për të futur përçarje mes nesh?

Me gjasë, kështu ka qenë nga fillimi (sipas raportimeve në media): një agjent, informator i Stanishiq-it, ndërsa gjithmonë e ka heshtur mbi krimet dhe vrasjet pasluftë, të cilat janë raportuar nga mediat, përfshirë "Bota Sot", gazeta e cila ka qenë mbështetëse e LDK-së, pjesëtarë të së cilës janë kërcënuar dhe vrarë (përfshirë gazetarë të saj) në rrethana ende të pa zbardhura.

Fyerjet ditore të Baton Haxhiut me bashkëpunëtorët në median e tij

Përveç dezinformatave dhe shpikjeve, Baton Haxhiu përdor edhe fyerjet ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Ky sjellje e tij shpesh ngjan si fëmija i një grindjeje, duke treguar mungesë të kulturës dhe profesionalizmit të pritur nga një drejtor i një mediumi publicistik. Ky sjellje nuk vërehet vetëm në debatet televizive, por edhe në platformën e tij, nëpërmjet editorialeve të "Albanian Post"."

"Fyerjet dhe mosdurimin ndaj kundërshtarëve politikë, Baton Haxhiu i shpreh pa asnjë droje. Ose nuk e kupton, ose nuk dëshiron ta kuptojë se këto shprehje janë vepër penale. Edhe pse ky me kolegët e tyre i zhbëri dy nenet e famshme nga kodi penal, prandaj e kanë të lehtë të vazhdojnë fyerjen në editorialin e tyre në "Albanian Post", duke baltosur dhe denigruar dy figurat e LVV-së, Dejona Mihailin e Arlind Manxhukën në editorialin e tyre me fjalët e „poshtër“."

"Po në "Albanian Post" përmes Gerta Zaimit, në editorialin (pa datë botimi) me titull: „Alergjia e Qeverisë së Kosovës ndaj shtypit të lirë“, në stilin e Baton Haxhiut, edhe kjo dezinformon opinionin publik për shpifjen në shtyp. Shpifja se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ, e konsideron definimin e fyerjes si vepër penale „si ndërhyrje në lirinë e shprehjes, në përputhje me nenin 10 të Konventës Evropiane për Lirinë e Shtypit“. Sipas saj, po të sanksionohet fyerja si vepër penale, do krijonte cenzurë, frikë nga sanksionet dhe do pengonte në ushtrimin e lirisë së shprehjes nga gazetarët. Ky argument është i pavlefshëm, pasi kodifikimi i fyerjes dhe shpifjes si vepër penale nuk kufizon lirinë e fjalës, por ndalon fyerjen dhe shpifjen, që duhet të jetë e dënueshme."

"Mbase fyerja dhe shpifja nuk janë e kodifikuar në kodin penal të Republikës së Kosovës, siç janë në disa shtete tjera, por Baton Haxhiu, botuesi i gazetës "Albanian Post", dhe Lirim Mehmetaj si kryeredaktor nuk duken të kujdesen për këtë fakt dhe vazhdojnë të fyejnë dhe denigrojnë kundërshtarët e tyre politikë kur u mungojnë argumentet.

Me sa u vërtetua, u kuptua se kryeredaktori i zyrës së Prishtinës së Albanian Post, Lirim Mehmetaj, dhe shefi i tij nuk e kuptojnë se kur një fjali klasifikohet si fyerje. Fjalia e famshme e Dimal Bashës, e dëshmoi këtë fakt. Deputeti i LVV-së Dimal Basha duke akuzuar partitë opozitare për bllokimin e marrëveshjeve ndërkombëtare kishte thënë se “këta të PDK-së kanë ardhur nga Drenica në Prishtinë, lypin mu nxeh dimrit dhe nuk po i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare (ishte një marrëveshje që parashihte investim në ngrohtore të qytetit)”.

Kjo thënie nuk ishte fyerje. Kjo fjali u klasifikua nga Lirim Mehmetaj dhe Albanian Post si „gjuhë fashiste“ me të cilën gjoja deputeti Dimal Basha kishte ofenduar qytetarët e rajonit të Drenicës.

Deputeti Basha me të drejtë nuk ishte pajtuar me këtë cilësim të z. Mehmetaj dhe pastaj dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe me ketë pason thirrja e z. Mehmetaj për tu paraqitur në Prokurori për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mos durimit”.

Për fund: Sërish po pyes: Si është e mundur që një njeri me aq përvojë të gjatë në media të mos i dije gjërat bazike të gazetarisë, kjo është për t´u çuditur. Ndoshta i di, por i bënë me qëllim, përderisa ka zbrazëti ligjore në këtë fushë. Prandaj rekomandimi im është drejtuar qeverisë: Miratoni tre nenet në kodin penal: Shpifjen, dezinformimin dhe fyerjen. Jam i gatshëm të ofrojë një version të këtyre neneve nga kodi penal i Gjermanisë. Kjo është e rëndësishme që të edukohen edhe brezat e ardhshëm me një kulturë të mirë komunikimi dhe pa fyerje, shpifje dhe dezinformim. Nuk është arsyetim të themi se "nuk po na lejojnë ndërkombëtarët".

PS: Kërkoj falje që e përdora si shprehje satirike në titull: "Baton Stanishiqi"*. Natyrisht sikur të mos kishte fyer Baton Haxhiu etj, as unë nuk kisha pas të drejtë ta përdori këtë shprehje. E përdora si synonim që të kuptohet se sa keq ësht të fyesh të tjerët, përndryshe nuk e praktikojë këtë gjuhë fyese. Sepse është e dënueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat