Pesha dhe fuqia e fjalës

Opinione

Pesha dhe fuqia e fjalës

Nga: Agron Shabani Më: 12 mars 2024 Në ora: 10:00
Autori Agron Shabani

Fjala i është dhënë të diturit dhe të mençurit për të mësuar, ditur dhe kuptuar të tjerët.

Ndaj, kujdes me fjalën dhe mendimin e kualifikuar, publik, mediatik, shkencor, intelektual ose akademik.

Me fjalë nënkuptojmë dashurinë dhe urrejtjen, luftën dhe paqen, jetën dhe vdekjen, fillimin dhe mbarimin e kështu me radhë.

Sikur po jetojmë në një kohë dhe botë tjetër të metamorfozës, zbehjes, stërkeqjes, shkërmëqjes dhe zhbërjes së fjalës dhe mendimit të njohur shkencor, intelektual ose akademik... ku pesha dhe fuqia e fjalës së mençur dhe të urtë, sikur është lëkundur dhe minuar nga etja dhe uria e pangopur politike, gazetareske ose publicistike për të thënë ose folur edhe "unë diçka".... Mbase, "për t´u dukur më i madh ose dikush në sytë e të tjerëve"! Ehhhh...!

U mor vesh se të diturit dhe të mençurit kanë gjithmonë të drejtë të flasin ose të shkruajnë, sepse gjithmonë kanë diç të re për të shkruar, folur dhe për të thënë në kuptimin e asaj se fjala e mençur dhe fjala e urtë është urë lidhëse dhe shtyllë kurrizore e dialogut dhe komunikimit njerëzor.

Sipas Soren Kierkegaard: "Fjala për shkak të imazhit, mesazhit dhe solemnitetit të saj, është ajo dritë tjetër e jetës ku edukata, kultura, dituria, ëndrrat e mëdha dhe mençuria, vulosën dhe përjetësohen duke u bërë të dukshme, të prekshme, të kapshme dhe të realizueshme."

Personalisht mendoj se është koha e fundit t´u themi stop (mjaftë) veseve të liga. E sidomos "industrisë" apo "teknologjisë" së fjalëve të rënda, shpifjeve, gënjeshtrave dhe manipulimeve të ndryshme kundër njëri-tjetrit pa fakte dhe argumente konfidenciale, sublime, valide e relevante.

"Për një fjalë vdiqën ose u vranë dy vetë, ndërsa ajo (fjala e rendë dhe fjala e keqe) - jeton akoma!" do thoshte dikur Dritëro Agolli, shkrimtar dhe poet i madh shqiptar.

Ndryshe nga kjo, një fjalë e mirë, një mendim i mençur dhe i kualifikuar, një thënie e përmirëtë, e thellë, e hollë, shkencore, profesionale, intelektuale dhe inteligjente, nuk provokojnë askënd, por provojnë dhe vërtetojnë shumëçka ose gjithçka."

Se këndejmi, fjalët e rënda dhe mendimet e liga, janë si foshnjet e zëna dhe të lindura parakohë... Mbase, pa deshirën dhe vullnetin paraprak të dy prindërve të tyre.

Fjala e keqe, fjala e ligë, prepotenca, egoizmi, cinizmi dhe injoranca, janë një audienca ose auditorium i vogël dhe gjysëm i zbrazuar në krahasim me fjalën e matur, fjalën e mencur, edukatën, kulturën, arsimimin, intelektin ose inteligjencën e njeriut, që janë një auditorium ose audiencë e madhe, masive, sublime dhe relevante ndaj tyre.

Ndodhemi në prag të festës së madhe të Pashkës ose Ringjalljes.... Kemi hyrë në Muajin e Shenjtë të Agjerimit ose Ramazanit....

Një gojë e mbyllur, një njeri i urtë, i qetë, i hreshtur dhe fjalëpak, thonë se asnjëherë nuk kanë mikrobe, bakterie ose miza të ndryshme në gojë dhe në bark.

Heshtja dhe buzëqeshja nganjëherë janë dy arte të shkëlqyera dhe shumë të fuqishme në kuptimin e asaj se buzëqeshja është arti ose mënyra e vëmendjes dhe kryesore për të zgjidhur dhe tejkaluar shumë sfida dhe probleme të ndryshme objektive dhe subjektive, ndërsa heshtja përdoret për t'i shmangur dhe injoruar ato.

Në të kundërtën, fuqia ose forca e të ligës dhe së keqes, nuk ka rezultuar kurrë me asgjë tjetër, përveçse me ikjen dhe braktisjen e përkohshme dhe të përhershme të shpirtit të mendimit të shëndetshëm dhe racional, si dhe me errësim të plotë (total) të inteligjencës (intelektit) të njeriut.

Friedrich Nietzsche në një rast thoshte se ishte i bindur në faktin se fuqia e shpirtit, fjalës dhe mendimit të njeriut, rritet dhe shtohet në përpjestim me nënshtrimin e tij ndaj organizmit dhe intelektit të tij.

Kultura e mendjes, dialogut dhe komunikimit, gjithmonë duhet të jetë në shërbim të trupit, zemrës, shpirtit dhe intelektit të njeriut, thotë Karl Popper.

Kosova e vogël sikur ndodhet e mbipopulluar ose mbushur me eshatologjinë e përgjithshme dhe të përditshme, nga mosnjohja ose mos për kushti i duhur dhe adekuat ndaj psikologjisë sociale dhe komunikologjisë, nga luftërat dhe shamatat e ndryshme të fjalëve dhe mendimeve të liga. E sidomos nga luftërat e ndryshme speciale, psikologjike dhe propagandistike. Termin ose nocionin "filozofia sociale", nëse nuk gabohem për herë të parë, e ka përdorur Thomas Hobbes (filozof i njohur anglez).... Por, akoma më i ditur dhe njohur ligjet, proceset dhe fenomenet e sortme ultramoderne ose neobashkohore, së bashku me shumë çështje, pikërendesa dhe fenomene të tjera të politikës, shtetit, popullit (kombit); luftës, drejtësisë, barazisë, etikës, estetikës, religjionit (fesë), edukatës, kulturës, evolucionit, revolucionit, filozofisë mediale ose informative të komunikimit ose komunikologjisë së sotme submoderne ose neobashkohore, etj."

Përderisa eshatologjia (në greqisht eschatos ose eschaton) e ka kuptimin e hapësirës së përgjithshme jetësore, fetare, kulturore, historike, gjeografike, kozmike dhe metafizike të lidhjes dhe ekzistencës njerëzore me natyrën ose realitetin qiellor ose kosmik-post quem dhe ante quem. Respektivisht, të djeshmën (kaluarën), të sotmën dhe të nesërmen ose ardhmen tonë. Ndjese!

Për fund: "Nuk e nderojnë dhe mardhërojnë titujt, gardat ose epitetët e ndryshme njeriun, por njerëzit i fitojnë dhe nderojnë mirënjohjet, titujt, garat ose epitetët e ndryshme me shembujt dhe veprat e tyre," thotë Makiavelli.

Intelegjenca si sinteze, simbioze, vecori, karakteristikë dhe gardiane e botës sonë shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikologjike, është ajo që na bën të njohim dhe kuptojmë botën, jetën, natyrën, kohën, qenien, prezenca, krijesën dhe ekzistencën tonë. E sidomos intelegjenca e lartë, e kristaltë, supreme, brilante, sublime ose madhështore.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe faktorët tjerë determinant dhe paradigmatik si "situata të reja"; ndryshimin, dallimin, maturimin ose maturacionin, statusin e njohur social-ekonomik, inteligjencën sociale dhe komunikologjike (komunikuese), debatin, dialogun, replikën dhe kundërshtimin, aftësinë e zgjidhjes dhe tejkalimit të problemeve të papritura, kardinale dhe absolute, etj.

Me fjalë tjera, shihni (shikoni) pakëz më thellë brenda botes, jetës, natyrës, mendjes, trupit, shpirtit dhe intelektit tuaj për të parë dhe kuptuar se gjithçka është ndryshe nga ato që keni folur dhe menduar (Einstein).

ASH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat