Ambasadori Hill për foton Gjuriq – Radojqiq, po ia qan hallin Vuçiqit!

Opinione

Ambasadori Hill për foton Gjuriq – Radojqiq, po ia qan hallin Vuçiqit!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 11 mars 2024 Në ora: 17:43

Një fotografi, kanë thënë se flet më shumë se 100 fjalë. Kjo u vërtetua edhe tash kur u publikua fotoja e përbashkët e Gjuriqit dhe Radojqiqit, dy figurave markante të politikës së sotme serbe.

Dhe kush u bë shkaktare? Kush tjetër përpos Kosovës, po nuk dihet saktësisht Albin Kurti, apo Vjosa Osmani e shkaktoi këtë tërmet. Njëri prej tyre po, po cili mbeti enigmë.

Pra një foto dhe u ngritën në këmbë Gjuriqi, Vuçiqi, Stano nga EU, po më së shumti ra në sy ambasadori Hill, i cili me vrap arriti te Vuçiqi.

Ende pa u ulur, ia priti Vuços: u kam thënë njëqind herë, ruhuni në këtë kohë se nga të gjitha anët jeni nën vëzhgim.

Tash si ta arsyetojmë këtë ndodhi. Deri dje Gjuriqi ishte ambasador në SHBA e s’lente gjë pa folur kundër Albin Kurtin e Vjosa Osmani, ndërsa vetë takohet, drekon e pinë me një terrorist të kërkuar nga Interpoli.

Epërsinë të cilën e keni krijuar ndaj Kurtit, në këtë mënyrë po e zbehni çdo ditë e më shumë.

 Sikur kjo foto nuk mjaftoi dhe që të dy Gjuriqi dhe Vuçiqi, dolën me deklarata skandaloze. Njëri trimërohej se e ka bërë dhe do ta bëjë sa herë që lidhet kjo me punën e tij. Pra puna e tij po u lidhka me terroristët e sojit të Radojqiqit, kurse Vuçiqi deklaroi se po ankohen ata të cilët ia vizitojnë varrin Adem Jasharit, i cili ka vrarë ushtarë dhe milic serb.

Nëse ai ka vrarë ushtarë dhe milic serb, që shqiptarët i marrin si pushtues, ju ia keni vrarë tërë familjen me gra e fëmijë. Pra me këto deklaratë të çmendura llogaritni se ku po e radhitni veten, e qortoi Hill, Vuçiqin.

Çka t´u bësh, serbët mos i pyet fare, se të tregojnë vetë cilët janë. Këtë e dinë shqiptarët me shekuj, po kujt t´i tregojnë. Kanë hasur në veshë të shurdhër. Tash të gjithë janë në pritje, çdo të ndodhë me atë foto. Kur është shkrepur, ku është shkrepur dhe nga kush është shkrepur.

BIA e ka filluar punën. Nëse zihet autori, do të izolohet. Ndodh që askush të mos dëgjoi kurrë për te: cili ishte, nga ishte dhe kush e kishte angazhuar.

Në rast se autori do të zbulohet dhe zihet, do të ishte lehtë të thuhet se kjo foto buron nga arkivi i ca viteve të mëparshme.

 Apo është një foto e montuar për ta dëmtuar Gjuriqin dhe Vuçiqin, apo mund të gjendet një fajtor krejtësisht i panjohur, psh. Intelegjenca Artificiale. Pse jo, ajo çmos po bënë, pse mos ta kurdiste edhe këtë foto, që ta njolloste e demaskonte Gjuriqin e Vuçiqin. Njësoj Intelegjenca Artificiale ishte munduar ta njolloste edhe Papën, të veshur me një xhup të trashë, ngjyrë të bardhë. Por të jeni të sigurtë, kur është në pyetje Gjuriqi, Radojqiqi e Vuçiqi, të gjitha këto mund të jenë bërë me porosi të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Tash çështja është, kush mund ta nxjerr nga kjo gjendje Vuçiqin? Cili do ta marr në mbrojtje? Do të përpiqet ta mbroj para ndërkombëtarëve, apo edhe para opinionit të gjerë.

Kjo ndoshta do t´ia lehtësonte punën Grenellit dhe Hillit, që mos ta humbin fytyrën para botës. X personi tashmë është i njoftuar me rastin dhe është duke e përgatitur mbrojtjen.

Serbia dhe Vuçiqi janë nën presion të jashtëzakonshëm. Po u kërkohen sanksione ndaj Rusisë, kur dihen raportet e tyre tradicionale, pastaj tash edhe çështja e një fotoje të rastësishme ...... kështu do ta fillonte mbrojtjen, vëllai i Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat