A kanë arsye shumica e shqiptarëve të gëzohen nga gjendja e PD-së?

Opinione

A kanë arsye shumica e shqiptarëve të gëzohen nga gjendja e PD-së?

Nga: Xhevat Mustafa Më: 12 mars 2024 Në ora: 09:41
Xhevat Mustafa

Në këto vite është shprehur dhe kuptuar plotësisht se Edi Rama me ekipet e tij më të besueshëm, mbështetur nga “tufat” e spiunëve të vjetër e të patronazhistëve, nga “oktapodi” Soros, me struktura dhe individë të pushtetshëm, deri në DASH dhe në drejtimin e BE-së, ia kanë arritur suksesit të shumë dëshiruar, pa kursim investuar dhe pareshtur kërkuar...

Nënkuptueshëm apo shprehur edhe më hapur e më shqip: fjala është që të mbretërojnë sa më qetësisht e sa më gjatë, pa PS-Pozitë dhe “mendim ndryshe” apo oponencë të sinqertë, të përgjegjshme e konstruktive nga brenda saj dhe pa PD dhe OPOZITË nga jashtë qeverisë, sidomos në parlament e në media! Sidomos gjendja e PD-së të këtyre 7 viteve të fundit i jep arësye dhe të drejtë Edi Ramës me shokë e shoqe dhe me “brigadat me apo pa uniforma” gardistësh” të kuq apo rozë, që të ndjehen të dehur nga gëzimi dhe kënaqësia, deri në ekstazë apo festime, përmbyllur edhe me dehje drogërash e orgji...!? Por, paradoksalisht e me një kontigjent jo krejt rastësisht, është shprehur, kuptuar apo nënkuptuar se copëtimi, dobësimi, kufomëzimi, formalizimi...i PD-së dhe opozitës, ka gëzuar edhe jo pak jo socialistë “të mykur” e pd-istë, pa apo vetëm me tesera, qoftë edhe “të njollosura, të zverdhura e të zhubrosura” si dhe gjase të pavarur, që e mbulojnë lakuriqësinë e tifozllëkut të tyre politik apo partiak, me gjethe fiku...Surreli apo Roshniku...!?

Sipas atyre që thonë e shprehin nëpër media dhe rrjete sociale, shkaktarët, fajtorët, përgjegjësit e katandisjes së PD-së e të opozitës në këtë gjendje, duhen kërkuar vetëm nga brenda gjirit të tyre. Hapur apo me nëntekst, jo krejt pa të drejtë, ua lënë “kopilët në derë”, fajin dhe përgjegjësitë vetëm Berishës dhe Bashës dhe ekipeve të tyre...!? Disa, shkojnë edhe më larg dhe “dhurojnë” fakte e arësye të bollshme, për të lakuriqësuar anshmërinë e tyre partiake, kur të gjitha “breshëritë” e tyre, i përqëndrojnë tek Berisha, dukuri e praktikë apo kryqëzatë që ka mbi 33 vjet që ka nisur e që mund të përfundojë shumë vonë, me vdekjen fizike të tij (qoftë sa më e largët!)...Të tjerë, vënë shenjën e barazimit mes Berishës dhe Bashës, duke nënkuptuar se “janë njësoj”...!? Pra, edhe duke “harruar” se ai “Berisha i keq, “non grata” më shumë falë investimeve korruptive Rama- Soros- Yuri Kim-Chales McGonigal”, ka rreth 33 vjet angazhim si KRYETAR, PRESIDENT, KRYEMINISTËR, DEPUTET..., një arkivë apo “thesar” të pasur me sakrifica, kontribute, vepra, përvojë...Nëse vazhdojmë “peshimin” apo krahasimin, Berisha ka më së shumti suksese e të mira se sa gabime e faje! Kam pasur e ruaj bindjen se veprat pozitive të Berishës janë ndjeshëm më të shumta, më jetëgjata apo më historike se sa ato të pakta e të vockla të Bashës e të tjerëve, që ëndërrojnë apo mbështeten nga majtas e nga lart, që të “qërohet sa më shpejt” Berisha me mbështetësit e tij e t´ua zënë vendin ata! Pa apo me dashje këta gjase demokratë apo “demokratë të viteve, ditëve, orëve të fundit”, gjithashtu “harrojnë” të mendojnë dhe bëjnë në vetvete apo publikisht, edhe disa pyetje: kush apo cilët ishin dhe janë më të interesuar që PD dhe opozita të ishin “kufoma të gjalla” apo thjeshtë për imazh pluralizmi dhe demokracie? Kush apo cilët kanë investuar pa u kursyer për të futur dhe blerë në gjirin e PD-së e të opozitës sa më shumë “kuaj dhe pela Troje”, Blloku, Sorosi, Surreli...”, për ta marrë nga brenda e nga kryesitë, kalatë e tyre, me “roje” të verbër, të shurdhët, memecë”...?

Kush apo cilët janë fituesit më të mëdhenj nga mungesa sa më kohëgjatë e një PD-je dhe opozite të fortë..., që “tia nxijnë” dhe shkurtojnë jetën në pushtet e qeverisje Edi Ramës me shokë e shoqe, të privilegjuar edhe nga përzgjedhje të dyshimta apo qartas antidemokratike dhe antikombërtare, në vend e ndërkombëtare? Apo me dy qeveri: një akoma në poste e frone e tjetra nëpër qeli burgjesh apo në arrati, për të shpëtuar nga prangat shqiptare...? Prej vitesh është shprehur dhe kuptuar, sigurisht nga ata që gjykojnë dhe analizojnë me mendjet, sytë, veshët, gojët...e tyre e jo të partisë e të kryetarit të zemrës, se në të vërtetë, për nga shumica e strukturave, për nga forca, konstruktiviteti dhe efektiviteti në sheshe, në parlament, këshilla bashkiake; për nga “mjegullimi”, “amorfizimi”, “çorientimi” jo rrallë herë, i vizioneve dhe veprimeve të ditës, të nesërmes e të perspektivës..., Opozita në Shqipëri, sidomos PD, është dëmtuar rëndë apo “prishur” sipas një skenari “të hollë e largpamës...” sajuar nga Ramiz Alia, Fatos Nano, Edi Rama dhe tufat e sigurimsave të tyre të njohur e të fshehtë, edhe brenda gjirit të PD-së e të partive të tjera të opozitës... Qëllimi i këtyre ishte dhe është shkatërrimi dhe “varrosja për së gjalli” e PD-së dhe opozitës. Pra, që “e majta”, enverizmi të vazhdojë edhe në epokën e demokracisë mbretërimin absolutist në Shqipëri, nëpërmjet një Enveri të dytë, domethënë, Edi Ramës, që ndërron si kameleon flamur, veshje, fytyrë, frazelogji...Fatkeqësisht ia arritën qëllimit. Por, humbësit më të mëdhenj nuk janë individualisht dhe familjarisht Berisha, Basha dhe ca pseudo demokratë, që jo gjithnjë pas kurrizit e pa dijeninë e tyre, “hajnë pa u ngopur në dy tavolina”. Jemi shumica si DEMOKRATË e si popull.

Me suksesin e qartë e të pakundërshtueshëm të skenarit “të hollë e largpamës të Ramiz Alisë, “zbatuar në mënyrë krijuese, rinovuese e modernizuese” nga Fatos Nano, Gramoz Ruci, Fatos Klosi, Edi Rama..., nuk kemi në standardet e përparuara e të kërkuara të BE-së DEMOKRACI, PLURALIZËM, SHTET, ligjor dhe funksional, DREJTËSI, MIRËQENIE...!? Shprehur ndryshe: Shqipëria e sotme është bërë jo si e kanë ëndërruar dhe dëshiruar, të paktën për 112 vjet, SHQIPTARËT, por si e kanë dashur dhe e duan me përgjërim dhe pakursim serbët, grekët, rusët...!? Në këto kushte, kur Rama-qeveria ka nëpërkëmbur PS e PD, kur është vetëdiskretituar plotësisht për paaftësi, paskrupullsi, papërgjegjshmëri, korrupsion të pafre..., pasurim vetëm të vetes, ortakëve, mbështetësve të saj militantë fanatikë; kur ajo është bërë, në mënyrë figurative, si një “pulë mbush me krimba të gjithëfarëllojshëm”, na mbetet vetëm alternativa që të pranojmë “të hajmë”, qoftë edhe symbyllur para “dobësisë”, “anemizmit” dhe “jo majmërisë” së tani për tanishme, edhe “sorrën” PD! Pse jo, shoqëruar edhe me disa “zogj të lirë”, të pambyllshëm në kafazet e Edi Ramës dhe të Xhorxh Soros si dhe me disa “zogj të dëbuar” apo “rebelë”nga...PS!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat