LDK në sondazhe false del e para, në zgjedhje del e treta

Opinione

LDK në sondazhe false del e para, në zgjedhje del e treta

Nga: Faton Mehmeti Më: 12 mars 2024 Në ora: 12:38
Autori Faton Mehmeti

Sondazhet janë mjet për matjen e disponimit të qytetarëve në raport me partitë politike. Kjo vlen për sondazhet reale, fatkeqësisht tek ne pak janë reale sondazhet, më tepër janë fallso të përdorura nga partitë e ndryshme politike si mjet propagande.

Një sondazh i tillë u publikua së fundi e që hapur shihet se nuk përkon me realitetin. Nga ky sondazh del se aktualisht Lidhja Demokratike e Kosovës është e para me 48% të votave, pastaj në vend të dytë është Lëvizja Vetëvendosje me 44 për qind. Pas LVV-së, vjen PDK-ja e cila ka marrë vetëm 6 për qind. Ndërkaq, pas këtyre partive pason AAK-NISMA si dhe PSD më 1 për qind të votave.

Duhet të jesh amator i skajshëm për të paraqitur një sondazh të tillë si të vërtetë, skajshmërish i paqëndrueshëm dhe totalisht i rrejshëm. Krekosja e zyrtarëve të LDK me një sondazh të pavërtetë, shpërfaq frikën e madhe të tyre me realitetin në terren. LDK ka trashëguar nga Isa Mustafa injorimin e realitetit, kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë në tjetër realitet, por kur vijnë zgjedhjet dhe qytetarët ja përplasin realitetin në fytyrë tkurren e heshtin.

Besoj se në LDK ka njerëz të arsyeshëm, të tillët duhet të ngrehin zërin e të ballafaqohen me realitetin, edhe Isa jetonte në ëndrra, edhe këta po vazhdojnë njësoj dhe po ashtu njësoj do e pësojnë si me 14 shkurt 2021. Sondazhet fale nuk ndihmojnë askënd, janë emocione false e që nuk prodhojnë rezultat, kryesisht sondazhet i porositin ata që janë keq në terren, si mjet propagande e që në realitet nuk ndryshojnë asgjë. Sa keq që LDK ka ra në këtë nivel, vërtet për keqardhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat