Videoja virale dhe e vërteta e Princ Leka II dhe trashëgimisë së tij

Opinione

Videoja virale dhe e vërteta e Princ Leka II dhe trashëgimisë së tij

Prof.Dr. Enver Bytyçi Nga Prof.Dr. Enver Bytyçi Më 12 mars 2024 Në ora: 15:42
Princ Leka

U bënë disa ditë që kur videoja e e sherrit midis familjes Zaharia dhe Princit Leka II u bë virale. Ajo video doli nga zyrat e shtetit, saktësisht të policisë së tij. Pastaj u vunë në rrjesht, jo pak, por 144 aktorë (kaq shumë aktorë mund të ketë gjithë Ballkani, por jo Shqipëria). Ata nxituan me vrap dhe I me magji mblodhën firmat për të marrë në mbrojtje Elian dhe për ta denigruar e sulmuar Princin Leka II. Më pas pamë sesi ishin instruktuar propagandistët e shumtë të Rilindjes që të artikulonin pyetjen e çuditshme, nëse Leka II ishte princ ose jo?! Më tej akoma pamë heshtjen e pazakontë të autoriteteve të shtetit, heshtje intriguese për të dhënë mesazhin se “gjithçka që po ndodh qenka jashtë skemave të tyre”! Akoma më tej ngjarja e lansuar nga videoja ndezi sentimentet anti-monarki, kundër mbretit Zog dhe veçmas kundër princit Leka! U dhanë sekuenca të Mbretit Leka I, babait të Princit, ku shfaqej me armë në brez, për të demantuar përshtypjen e krijuar, sipas së cilës Princi Leka II është qytetar shembullor, i edukuar dhe modern.

Gëluan sërishmi tryezat e rrumbullakëta, drejtkëndore e katërore, madje trekëndore të medieve televizive, për të dhënë mesazhe armiqësore dhe për të demaskuar personin që ishte viktimë e ngjarjes, pikërisht princin Leka II. Dhe të gjitha këto ndodhën furishëm, çka tregon se gjithçka ishte e parapërgatirur sapo shteti mori në dorë videon aq të dëshiruar për ta. Si gjithmonë, edhe kësaj radhe skenaristët e regjizorët, midis tyre edhe prindërit e një vrasësi serial firmëtarë të peticionit, hartuan planin e “demaskimit” të Princit Leka II dhe trashëgimisë së tij.

Qëllimi ishte krejt i pastër: - Të delegjitimohej kjo trashëgimi dhe të revokohet ligji i kohës së Fatos Nanos për njohjen e familjes mbretërore dhe trajtimin e saj si e tillë. Më pas do të vijë delegjitimimi i pronave që i janë dhënë kësaj familjeje dhe shtetëzimi i tyre, në fakt sekuestrimi. Gjithçka është sajuar e ndërtuar me skemën e grabitjes së Vilës së Zogut në Durrës p.sh. Nuk dihet nëse grabitja e kësaj vile ka të bëjë me Alabarin e Dubait apo jo! Ndërsa vendimi i gjykatës së faktit për ta larguar Princin Leka II nga pallati mbretëror është parathënia e sekuestrimit të pronave të tij. Balta që u hodh është baltë e pushtetarëve të korruptuar dhe grabitqarë të pasurive të shqiptarëve. Pasi ata grabitën gjithçka tjetër, tani kanë vendosur të sekuestrojnë pronat e familjes mbretërore.

Nuk mjaftoi bujaria e fisme e Princit Leka II ndaj ish-bashkëshortes së tij, Elia Zaharias, që të uleshin gjakrat. Edhe pse Princi i dhuroi asaj pasuri në miliona euro, sërishmi skema e sulmeve mafioze ndaj familjes mbretërore vazhdoi. Tani Princi Leka II do të përballet me shtetin e mafies dhe mafien në pushtet në këtë vend të mallkuar prej ideologjive perverse që burojnë te doktrina e Sorosit. Sipas kësaj doktrine mafia në pushtet duhet të ndjekë linjën demasko-deligjitimo në publik- sekuestro e grabit pasuri e prona të të tjerëve. Televizionet, rrjetet, sociale aktorët komedianë me shumicë, që fimosën prishjen e teatrit, pra qindra njerëz pa dinjitet, bëhen interpret dhe mjete në duart e pushtetit për ta arritur këtë qëllim të përbashkët.

Viktima kësaj radhe është Princi Leka II. Se ai është viktimë duket nga videoja e publikuar. Shiheni me vëmendje! Ndërsa Elia dhe babai i saj çirren, bërtasin, fyejnë, akuzojnë, ai, Princi pra, shihet i trishtuar, i pikëlluar, në mbrojtje dhe gati pa shpresë përballë këtij zemërimi që buron nga urrejtja jo vetëm për Leken II, por edhe për trashëgiminë e tij. Trashëgimia është motivi dhe shkaku kryeasor i kësaj komedie. Dhe shqiptarët në shumicë u sulën kundër trashëgimisë, kundër të vërtetës, kundër të drejtës. Morën anën e ish-gruas së Princit, gjoja se “duhen mbrojtur të drejtat e grave”!

Pra, edhe të drejtat e grave që dhunojnë e sulmojnë burrat.

Pinci i shqiptarëve, Leka II fatmirësisht e regjistroi sherrin. Ndryshe ai sot do të ishte në qelitë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, dy skuthat që përgatisin çdo konflikt në këtë vend, vetëm që të grabisin prona e toka, ku mund të ngrenë grataçiela. Halli i këtyre dyve nuk është vetëm trashëgimia e Ahmet Zogut, këtij shtetari që nuk ka mundur ta zevendësojë askush deri më sot. Halli i tyre është të rikthejnë Kongresin e Përmetit, më synim më pas pastrimin e parave të mafies e të korrupsionit përmes ndërtimit të grataçielave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat