“Bota sot” i ka çjerrë maskën Baton Haxhiut, prandaj Batoni sulmon dhe mallkon

Opinione

“Bota sot” i ka çjerrë maskën Baton Haxhiut, prandaj Batoni sulmon dhe mallkon

Nga: Faton Mehmeti Më: 13 mars 2024 Në ora: 09:13
Autori Faton Mehmeti

Gazeta “Bota Sot” ka qenë dhe vazhdon të jetë tmerri i atyre që e kanë parë Kosovën si plaçkë për t'u vjedhur, kanë qenë në gjendje për ta ndarë Kosovën. Në mesin e tyre është edhe Baton Haxhiu, i cili dilte nëpër studio televizive me shkop në dorë për t'i vizatuar vijat e reja kufitare të Kosovës.

Kjo e ka irrituar Batonin pse "Bota Sot" ia ka çjerrë maskën se kush është Batoni i vërtetë, ndryshe nuk do shante e shpifte se "kjo gazetë “i ka shërbyer dreqit”, totalisht e pavërtetë. Por, i demaskuar nga "Bota Sot", nuk i ka mbetur tjetër Batonit veçse të shfryjë mllefin e si mburojë e përdor UÇK-në.

Sipas këtij mjerani dhe botërisht e ditur si Baton Stanishiqi, “Nuk ka përlymje, pështymje dhe përbuzje deri në poshtërim çdo segmenti të UÇK-së që është fyer ose është projektuar një rrëfim të keq për ta, Bota Sot e ka bërë këtë”., kështu shprehet njeriu që ishte pro ndarjes së vendit.

Nëse vërtet ka diçka anti UÇK janë ata që kanë synuar dhe mbështetur ndarjen e vendit, derisa në betimin e tyre ushtarët e UÇK betoheshin për bashkimin e trojeve shqiptare. Batonit nuk i shkoi siç deshi plani i tij për ta mbajtur PDK-në në pushtet, ishte pjesë e planit të Thaçit për korrigjim, ndarjes të vendit.

Ardhja e Albinit në pushtet e ka nervozuar aq shumë Batonin sa i ka humbur rruga, ndaj edhe “Bota Sot” e ka penguar shumë në veprimet e tija që janë kundër vendit. Batoni nuk e ka hallin e UÇK-së, po e përdor për të sulmuar gazetën kombëtare "Bota Sot”, që si asnjë tjetër në Ballkan dhe Evropë është sulmuar dhe vrarë gazetarët veç se ka thënë të vërtetën.

Batonin të gjithë e njohin kush është, andaj akuzat e tija ndaj "Bota Sot" janë rezultat i çjerrjës së maskës. pikërisht nga gazeta që ia ka shërbyer të vërtetës, e sigurisht se Batoni ka shumë kusure ndaj popullit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat