Edhe e keqja ka një kufi!

Opinione

Edhe e keqja ka një kufi!

Nga: Mehdi Memeti Më: 12 mars 2024 Në ora: 20:32
Mehdi Memeti

Hypën rrogat e qeveritarëve, gjyqësorëve, administratorëve, mjekëve e profesorëve universitar me mjaft ndërkëmbëza ligjore!

Ndërsa rrogat e arsimtarëve dhe pensionistëve  hypën minimalisht, bile ka komuna që s`ua paguajnë edhe paratë e rrugës, arsimtarëve shkretë, që nga 2008-ta e këtej ! Nuk ua paguajnë as dy rrogat mesatare të pensionimit që u takojnë me ligj. Këtë të drejtë duhet ta fitojnë përmes gjyqit, ku nuk funksionon fare drejtësia. Shtrohet pyetja? 

Po sa është funksional gjyqësori, me gjithë ato rroga të majme ...?!

Përgjigjen sigurisht që duhet ta japin politikanët e korruptuar deri në fyt.

Sido që të jetë, tani partitë polike, respektivisht klasat politike, i fillojnë koalicionet partiake, i verifikojnë listat  e përbashkta të tyre për zgjedhje, matematikat e tyre i bëjnë si zakonisht. Mund të dilet tani në votime edhe me dokumente identifikimi me afat të skaduar.Por, kuptohet kjo vlenë vetëm për zgjedhje, më tej nuk vlenë.

Ndryshuan ligjet  si u konvenojnë atyre, natyrisht. Tani ka ngelë që t`i apelojnë popullit që të dalin sa më masovikisht në votime. Duke sharë, fyer, e ofenduar kinse njëri tjetrin ! Kështu i hidhërojnë familje me familje, futin urrejte dhe përçarje në popull. Rrinia ikë jashtë vendit, gjithnjë e më tepër.

Nga ana tjetër na mbytën tatimet, ekonomia e shkatëruar në kulm, inflacioni i  maskuar dhe falsifikuar, shtrejtimi i rrymës etj.

Deri kurrë kështu ! Kurrë do të vetëdijsohet ky popull!

Mjerë populli i shkretë !

Po pra, edhe e keqja ka një kufi apo jo !?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat