Bota e rrezikuar nga padrejtësitë dhe mëkatet e ideologjive totalitare!

Opinione

Bota e rrezikuar nga padrejtësitë dhe mëkatet e ideologjive totalitare!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 12 mars 2024 Në ora: 20:58
Ismail Muçiqi

Ky shekull në të cilin po jetojmë, njerëzimi po përballet me sfidat më të ndryshme, duke filluar nga rrënimi i rendit juridik, nga padrejtësitë më të ndryshme ndaj njerëzimit dhe ndaj planetës tokë.

Gjatë historisë të njerëzimit rrymat ideologjike ishin ato të cilat shkaktuan kriza, përqarje dhe shkaktuan luftëra me pasoja katastrofale gjithandej Botës.

Fuqitë e mëdha kanë përgjegjësi historike që ta ruajnë paqën në Botë në mënyrë që Planeta e tokës të jetë më stabile duke i ndihmuar njerëzimit që të vazhdojë jetën duke i dhënë shpresë dhe motiv se e nesërmja do të jetë më normale, dhe më e sigurtë për të gjithë popujt e Botës.

Që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore paqja dhe siguria asnjëherë nuk ka qenë më e rrezikuar se tani. Lufta në Ukrainë është një uvërtyr ndërmjet lindjes dhe perëndimit përkatësisht ndërmjet dy ideologjive asaj totalitare bolshevike të Rusisë dhe Putinit dhe në anën tjetër ideologjia e vlerave liberalo-demokratike e Bashkimit Evropian dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mjerisht këto ideologji të cilat tani po zbërthehen duke e përqarë dhe ndarë njerëzimin shkaktuan vuajtje dhe dhimbje gjithandej që nga Afrika, nga Lindja e Mesme ku me miliona njerëz u detyruan të largohen nga vendlindja duke kërkuar shpëtim në Evropë.

Kështu detërat dhe oqeanet u shndërruan në varreza të qindra mija refugjatëve të cilët ja mësyn Evropës dhe Perëndimit për një jetë më të mire. Është  e dhimbshme dhe e pajustifikueshme pushtimi i vendbanimeve të popujve të cilët me shekuj kërkojnë liri për të jetuar të barabartë me popujt tjerë të Botës.

Njerëzimi gjithnjë e më shumë po e humb ndjenjën e humanizmit dhe solidaritetit e kjo mësë miri po shihet nga vuajtja e popullit të Ukrainës si dhe tragjedia që po ndodh me popullin e Palestinës.

Drejtësia në Botë si vlerë universale për njerëzimin po zbehet kudo në Planetin tone. Mjerisht rendi Botërorë gjithnjë e më shumë po rrezikohet nga sferat e interesit të fuqive të mëdha. Mafia ekonomike ka filluar ta udhëheqë politikën për ta sunduar Botën.

Kështu resurset ekonomike janë bërë mollë sherri ndërmjet shteteve që kanë pretendime pushtuese territoriale.

Sot vlerat njerëzore, humane të karakterit internacional po vdesin ngadalë, qdo gjë është shndërruar në interes nga familja rrethi shoqërorë institucionet e shtetit e deri tek funksionimi apo mos funksionimi i Asamblesë të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ligjet e natyrës e determinojnë Botën e njerëzimit dhe të ardhmen e saj.

Në fund po theksojmë se aty ku nuk ka drejtësi (ku nuk funksionon e vërteta) mallkimi është i pa shmangshëm.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat