Escobar në misionin paqësor në Kosovë

Opinione

Escobar në misionin paqësor në Kosovë

Nga: Prof. Dr. Zija Lleshi Më: 13 mars 2024 Në ora: 07:11
Prof. Dr. Zija Lleshi

Është bindje e pëgjithëshme edhe e popullit në Kosovë ajo që thot i nderuari dhe i dërguari i SHBA për Ballkanin, Gabriell Escobar, kur flet për partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës se ai partneritet realizohet nëpërmjet popullit amerikan dhe atij të Kosovës, dhe nuk varët nga një njeri në Kosovë, apo një partie politike të Kosovës. Por na vjen keq kur dëgjojm përshtypjën e tij se SHBA aktualisht paska problem në komunikim me Kryeministrin Albin Kurti, sepse do të dëshironim që mos të ketë fare problem. Nga ana tjetër dihet se Kyeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk vepron asgjë jashtë kushtetutës, sepse përndryshe do të merrej në përgjegjësi, prandaj ai problem kurdo që paraqitet, nëse paraqitet, nuk është problem me Kurtin por me Kushtetutën e Kosovës.

Dhe mandej na vjen akoma më keq kur dëgjojm se për argument dhe arsyetim të asaj përshtypje që Escobar ka, del Escobari krejt jashtë teme dhe numëron shtetet në botë tepër mike të Kosovës dhe shtetet fëqinjë të Kosovës, përfshirë edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat poashtu kinse paskan problem në komunikim me Kurtin, pa e specifikuar fare kontekstin dhe arsyen e problemit, por ashtu flet në mënyrë krejt paushalle, si dhe posaqërisht pa treguar se cfarë komunikimi dhe vëlerësime kanë ato shtete të përmendura pikërisht lidhur me kontekstin në fjalë, që në fakt është kryefjala e cështjës, duke e shtrirë Escobari kështu interpretimin dhe argumentimin e vetë të problemit si argument kinse edhe i atyre shteteve. E sikur të pyeten ato shtete, cfarë përgjigje vallë do të dëgjonim? Dhe, sa do të përputhenin ato përgjigje me përshtypjën e Escobarit dhe interpretimin e tij?

Gabriell Escobar si i dërguari i SHBA për Ballkanin vepron qetësueshëm tek banorët në Kosovë kur flet për përjashtime dhe thot se "Asociacioni i komunave me shuumicë serbe në Kosovë nuk do të jetë Republika Srpska, nuk do të jetë shtet brenda shtetit, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe asgjë që mund të krijojë probleme kushtetuese për Kosovën". Pra Escobar na tregon disa aspekte se cfarë nuk do të është ai Asociacion. Por Escobar nuk ka treguar se cfarë do të është ky Asociacion? Pra, sipas cilit model të asociacionit në shtetet fëqinjë mendohet të formohet ky Asociacion? Cili shtet fëqinjë ka aso Asociacioni? Në cfarë analogjie e mendon Escobari atë Asociacion? Përgjigje në këto pyetje kërkohet në mënyrë të pa evitueshme nga Escobari. Aq më parë kur dihet se Kosova me Kushtetutë u ka garantuar pakicës etnike serbe aso të drejta cfarë nuk kanë asnjë nga shtetet fëqinjë.

Pra në fund, edhe një herë zoti Escobar, mos të ngurojë, por lirisht, sa më lirisht, krejt lirisht, të ketë mirësinë dhe si i deleguar i SHBA për Ballkanin, të tregojë këtu tani në Prishtinë, popullit të Kosovës, që ta dëgjojnë të gjithë, konform edhe me uniformizëm të të drejtave të pakicave etnike në Ballkan dhe simetri të atyre të drejtave në shtetet e Ballkanit, se sipas cilit model të asociacionit në shtetet fëqinjë me Kosovën mendohet të formohet ky Asociacion? Kështu nga ky garancion dhe dëgjim do të qetësohenin shqiptarët dhe serbët si dhe i tërë populli i Ballkanit. Mandej do ta merr e tërë bota atë model si standard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat