Serbia u përkrah në Deçan tani kërkon toka në Sudunicë dhe pjesë tjera...

Opinione

Serbia u përkrah në Deçan tani kërkon toka në Sudunicë dhe pjesë tjera...

Nga: Milazim Maraj Më: 13 mars 2024 Në ora: 21:37
Milazim Maraj

Këngët në bregun e Kishës në Sudunicë i përngjanin vajit të Krokodilit. Pas këtyre vajtimeve fillojnë kërkesat serbe të ilustruara më gënjeshtra, korrupsione, dhurata individuale pa i përjashtuar edhe femrat e bukura serbe në Dubaj dhe vajtime duke emituar viktimën. Kishin ardhur tre kler serb në Bregun e Kishës së Suidunicës.

Në këtë kishë shqiptare që shqiptarëve ju ka kushtuar shumë në etapa të ndryshme të historisë. Kleret paramilitarë rus kishin ardhur për të ulëritur në themelet e kësaj kishe Ilire-dardane. Kjo kishë ishte ndërtuar nga ky fshat atëherë kur fare nuk kishte serb, madje as mendim për të formuar një komb nga këta ardhacak me çadra.

Shëtitja e këtyre paramilitarëve kriminel që bekuan aq shumë krime mbi shqiptaret etnik tani po vazhdojnë të përgatisin fatkeqësi të reja mbi këtë popull fisnik me kulturë dhe humanizëm që japin shembull në botë. Këtë humanizëm të tepruar duket që po e paguajnë tash e disa shekuj më parë.

Shqiptaret duket që i ka vra buke e vet. Këto kisha morën toka të shqiptarëve, të konfiskuar më parë nga PKJ dhe të dhëna kishave serbe më vendim të Sllobodan Millosheviqit. Vendimet e Sllobodan Millosheviqit u anuluan nga UNMIK. Por formaliteti në Ky formalitet nuk u krye nga MAPL të Kosovës.

Nëse kjo ishte neglizhencë, apo diçka tjetër duhet të vërtetohet. Tani kisha jo vetëm që kërkon sipërfaqe të mëdha toke kudo që ka kisha të okupuara si ajo e Deçanit, por edhe arrin të fitojë gjyqin edhe pse ligjërisht nuk kishte të drejt, edhe pse këto toka ju kishin lëshuar kundërligjshëm kur shqiptarët ishin larguar nga institucionet shtetërore dhe vendimi ishte marrë pa miratimin e tyre. Vetëm me vendimin e pushtetit okupues të presidentit kriminel serb që vdiq në burgun e Hagës si kriminel lufte. MAPL do të duhej të nulojnë këtë vendime dhe Serbisë të i ndalohet okupimi i tokave shqiptare tani nën “ si prona të Kishave”. Pasi gjeti përkrahje në Deçan, këta vazhdojnë edhe në pjesët tjera të Kosovës.

Ja si qëndron gjendja në Komunën e Istogut:

Në Istog- Sipërfaqja- 1622m2 Pronë e Manastirit tani të quajtur Garriaça- Kishë e ndërtuar nga familjet Bujupi.

Carallukë BL- Banjë. Sipërfaqja- 19874 m2 Pronë- e mirë e fshatit- thuhet që ka qenë pronë e familjeve Morina. Kisha u ndërtua pas vitit 1990- plani ishte kolonizimi i fshatit dhe bashkësisë lokale me refugjat, kriminel të serb të sjell nga Kroacia, Bosnja dhe Shqipëria që fillimisht i patën vendos në lokalet turistike të Banjës..

Në Gjurakoc. Sipërfaqja -10953 m2 e regjistruar pronë e kishës ortodokse. E ndërtuar në tokën që më parë ishte pronë e familjes Kabashaj. Kisha është ndërtua pas vitit 1990, nuk është përfunduar kurrë.

Në Gjurakoc vendi quajtur Terezi. Sipërfaqja 3751 m2 e regjistruar e regjistruar si e Mirë e Kishës.

Istog vendi i Quajtur Rudesh- Istog. Sipërfaqe 1622 m2, e mirë e Manastirit (Garijaça).

Në Cërkolez- Vendi i quajtur “ Nën Rreze”. Sipërfaqja 3633 m2 Kjo Kishë ka egzistuar edhe më herët dikur kishë shqiptare, e okupuar nga serbet.

Në fshatin Studenicë Vendi i quajtur Bregu i Kishës. Pronë Shoqërore. Manastiri Studenica HV. Sipërfaqe:18750 m2.. Kishë e vjetër që ka vetëm themelet. Që ka qenë e rrethuar nga Drejtorati Komunal për Kulturë dhe ishte në projekt për hulumtimeve. E ruajtur dhe mbikëqyrur gjithmonë nga shqiptarët vendas që e konsiderojnë pronë të tyre dhe trashëgimi kulturore të tyre.

Në Istog. E regjistruar pronë e Kishës (SV.Petar I Pavle). Kjo është në qendër të qytetit Istog. Sipërfaqe: 5108 m2..

Këto kisha dikur shqiptare në kohën e largimit të shqiptarëve janë shndërruar në kooperative bujqësore të Serbisë në Kosovë në toka të okupuara. Dikur tokat shqiptare i shndërruan në toka shoqërore tani në toka kishtare. Këto projekte nuk u shikuan mirë dhe drejt që nga legjislacioni i dytë i Kosovës pas lufte. Liderët e pas Rugovës gënjyen për kauzat e tyre që i premtuan qytetarëve shqiptarë në Kosovë.

Nuk lëshojmë tokat tona as një mm në Debellde dhe e lëshuan, Nuk lëshojmë toka në Çakorr dhe Kullë dhe nuk e përmenden kurrë pas ardhjes në pushtet. Nuk i lëshojmë tokat manastireve të okupuara dhe tani i lëshuan madje me urdhër për Komunën e Deçanit. Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal të shfuqizoj vendimet e Sllobodan Millosheviqit. Për këtë ka kompetencë dhe të drejt. Kanë mbështetje në vendimet e UNMIKU-ut që të gjitha ligjet dhe vendimet e Sllobodan Millosheviqit të shfuqizohen. Përndryshe Kosova më këto kërkesa të Serbisë dhe më këta farë liderësh që erdhën në pushtet më dhunë, korrupsion apo përkrahje nga Serbia po noton drejt turbulencave drejt katastrofës. Nëse këto vendime realizohen anë e kënd Kosovës pavarësia jonë humb kuptimin dhe forcën e vendimmarrjes shtetërore. Kishat dhe komunat serbe paralizojnë funksionin e shtetit të Kosovës.

13.3.2024- Vrellë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat