Angullimat e çakajve

Opinione

Angullimat e çakajve

Bekim Rexhepi Nga Bekim Rexhepi Më 14 mars 2024 Në ora: 06:03
Albin Kurti

Albini kërkoi të vejnë në funksion vendimin e qeverive të tjera pasi që mbajtja në sirtar e këti vendimi si çështje e mbyllur po ngulfat një mundësi integruese në BE. Vendimi nuk është i cenueshëm por se cenueshmëria e tij do të na e zgjasi trysninë ndërkombëtare për tu sjellë sovran në të gjitha vendimet tona.

Vendimi i fundit i qeverisë përkatësisht i Albin Kurtit në lidhje me Manastirin e Deçanit ka nxjerrë në festë çakajtë, ata angullisin gjithandej. Pra angullima e çakajve si në korin e “dervishëve”, do të na zgjas festën përtej ditëve të përcaktuar.

Lumnimi i Çakajve nuk është kurrgjë tjetër veç një mallkim qe fshihet tinëzisht pas gishti. Angullima e çakajve nuk kuptohet ndryshe pos një kuisje e qenve të rrugës kur lëndohen nga ndonjë goditje e befasishme, e cila i shkakton dhimbje të thellë.

Albini kërkoi të vëjnë në funksion vendimin e qeverive të tjera pasi që mbajtja në sirtar e këtij vendimi si çështje e mbyllur po ngulfat një mundësi integruese në BE. Vendimi nuk është i cenueshëm por se cenueshmëria e tij do të na e zgjasi trysninë ndërkombëtare për tu sjellë sovran në të gjitha vendimet tona.

Mundësia e integrimit në BE është poashtu një çmim më të cilin kalkulimi ynë del më me shumë shanse dhe gjasa rezultative për integrim. Por, tashmë  nuk mund të thuhet që Kosova nuk po vepron e shtensionuar karshi një Serbie e cila kërkon hapësirë konflikti. Mos shtoni mërzi këto ditë deri sa të kaloi disi angullima e çakajve dhe festa e tyre me thikë pas shpine.

Tufa e çakajve sa vije e bëhet unike në angullimë, por kjo s’ndihmon më sepse tufa e çakajve ka të vramen e vet pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat