Gjigantët e politikës së Kosovës!

Opinione

Gjigantët e politikës së Kosovës!

Nga: Florim Zeqa Më: 14 mars 2024 Në ora: 06:09
Florim Zeqa

Atë që e ha ujku njëherë nuk kthehet më! Për këtë, duhet të këndellemi të gjithë dhe ta pranojmë realitetin ashtu siq është krijuar në vitet e kaluara. Marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel nga kryeministrat paraprak, janë obligime ndërkombëtare të cilave nuk mundet asnjë qeveri apo lider shtetëror t’i kthejë pas.

Dy lloje të njerëzve

Janë dy lloje njerëzish që shtirren sikur janë atdhetar dhe ata që më të vërtetë janë atdhetar.

Janë dy lloje njerëzish që shtirren që janë veteran të luftës dhe ata që me të vërtet janë veteran të luftës çlirimtare!

Janë dy lloje njerëzish që shtirren kinse janë rugovist dhe rugovistët e vërtetë!

Janë dy lloje njerëzish që shtirren që janë guximtar dhe guximtarët e vertetë!

Janë realistët dhe idealistët që i shohin dhe përceptojnë gjërat ashtu siq janë dhe iluzionistët që i imagjinojnë gjërat sipas dëshirës apo ambicieve të tyre personale!

Janë edhe shumë lloje të krahasimeve të njerëzve qe nuk janë ashtu siq paraqiten në jetën e përditshme, e të mos flasim për figurat publike të skenës politike.

Megjithatë, identifikimi i tyre është fare i thjesht dhe i lehtë. Mjafton t’ua shikosh të kaluarën e tyre, t'ua shikosh veprat dhe jo fjalët e mëdha që i flasin sot.

Njerëzit vlerëmëdhenj që bëjnë punë të mira janë fjalëpak e punëshumë.

Njerëzit e guximshëm dhe atdhetar asnjehërë nuk flasin në veten e parë, por gjithnjë i vëjnë në pah meritat e përbashkëta në vend të meritave personale.

Për fatin e keq, sot gjithnjë e më pak kemi njerëz të ndershëm që e thonë të vërtetën ashtu siq është pa paragjykime, pa kamuflime dhe pa glorifikime.

Të gjykuarit me mendje të shëndosh, pa nxitim, pa xhelozi dhe pa inate personale çojnë në konkluzione të sakta dhe të dobishme për rrethin shoqërorë.

Konsistenca në qëndrime, vlerë e politikanëve të nivelit të lartë

E kam thënë disa herë, po e përserisë prapë, para çdo marrëveshje apo vendimi të vështirë për vendin, ndërkombëtarët na e matin impulsin tonë, sesa ne jemi të gatshëm si popull dhe si politikan t’i pranojmë apo kundërshtojmë ato vendime, pastaj vendosin për fatin tonë.

Të gjithë ata që ishin dhe janë në korrent të ngjarjeve politike që nga marrëveshja e Rambujesë, Vjenës, marrëveshjet e Brukselit dhe Washingtonit, qeveritë tona nuk kanë mundur t’iu rezistojnë gjatë ndërkombëtarëve, me përjashtim të një kryeministri, i cili i sfidojë ndërkombëtarët me Taksën 100 % ndaj produkteve serbe, i cili e la pa çmimin “NOBEL” ish kryenegociatoren italiane.

Të tjerët pas presionit të parë u dorëzuan, siq ishte rasti kur ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson, e cila në momentin që ju tha ish liderëve kosovar “Mos e dh… punën”, dihet kush ishte i pari që u dorëzua dhe e prishi koalicionin e madh paszgjedhor-VLAN të vitit 2014.

Konsistenca në qëndrime dhe mos lëshuarja pe në parimet politike, e ka bërë kryeministrin aktual të dallohet prej të gjithë liderëve të epokës post-rugoviane. Edhe pse, kryeminstri dhe presidentja nuk mund ta ndalojnë implementimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga kryeminstrat parapak dhe as vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, mbeten gjigantët e politikës kosovare në këto 15 vjetët e fundit.

Varësia jonë e madhe ndaj faktorëve ndërkombëtar, në veçanti ndaj SHBA-ve dhe NATO-s, i ka detyruar disa nga kryeministrat paraprak të dorëzohen para kohe, duke u arsyetuar, se kinse po e bëjnë për të mirën e Kosovës. Rezultatet dhe pasojat na janë të njohura të gjithëve, andaj nuk e shoh të udhës t’i përserisë të gjitha në mënyrë kronologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat