Manastiri i Deçanit, apo Deçani i Manastirit?

Opinione

Manastiri i Deçanit, apo Deçani i Manastirit?

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 14 mars 2024 Në ora: 06:21
Manastiri i Deçanit

Më shumë se 24 ha tokë pronë e popullit të Deçanit, po i mirret ndaç me hatër, ndaç me dhunë nga Manastiri i Deçanit, këtu njeriu bie në dilemë, a është Manastiri i Deçanit, apo Deçani është i Mnastirit.

A mund të flasim për pushtet të forcës dhe të dhunës në këtë kohë, sigurisht që jo; vetëm nëse termin e përdorim në mënyrë të pa përshtatshme, ose në mënyrë figurative, sepse Kosova në këtë kohë ka statutin e shtetit sovran të lirë dhe demokratik.

Pa dyshim se jemi para një situate të ndërlikuar, me probleme, të cilat po i shkakëton Serbia, në bashkëpunim me kishat dhe manastiret serbe në Kosovë, që janë të «afta» të prodhojnë dhe veprojnë çfarëdo efektesh për interesat e tyre politike dhe fetare, të përkrahura më herët nga regjimi i Millosheviqit, dhe sot vazhdon me politikat e Vuçiqit, me rrolin e tyre ekspansionist.

Vendimin e 24 ha toke, që është pronë e popullatës së Deçanit, e kishte dhënë regjimi i Millosheviçit, me dhunë me 1997, por çdo Gjykatë e dhunshme e këtij regjimi duhet të bie poshtë me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, dhe më shumë se gjykatë, është e drejta e këtij populli për të zotëruar tokat dhe pronat e veta.

Me çfarë specifikash Gjakata Kushtetuese e Kosovës, do ta miratonte transferimin e 24 ha tokë Manastirit të Deçanit, kur kjo pronë është e popullit të këtij vendi, dhe Kosova, nëse domethënjën e shkakësisë e gjenë këtu, që t’i lehtësohet aplikimi në instacat ndërkombëtare, atëherë duhet të jep edhe qindra ha tokë, që të arrijë deri në integrimet e saj Evropiane dhe euroatlantike.

Kishat dhe Manstiret serbe në Kosovë, janë treguar historikisht si Institucione fetare-politike, dhe asnjëherë nuk e kanë pasë rrolin fetar në kuptimin shiprtëror e paqësor, por kanë kryer dhe kryejnë edhe sot punë politike, madje edhe ektremiste nën petkun e fesë, që e gjithë kjo ka si kusht paraprak politikën ekstremiste dhe ekspansioniste ndaj popujve jo serb, në veçanti ndaj shqiptareve.

Kishat ortodokse dhe Manastiret serbe gjatë luftës së fundit u shdërruan në « kazerma ushtarake » dhe strehimore të krimineleve serb, ku priftat e tyre në shenjë mbështetje dhe respekti ua japin bekimin, që lufta e tyre të jetë e suksesshme edhe pse dihej botërisht se një luftë e tillë ishte gjenocidiale.

Edhe më herët, por edhe sot «podrumet » e këtyre Kishave dhe Manastireve serbe në Kosovë, janë të mbushura me lloje të ndryshme të armëve, sikur ishte edhe rasti i fundit në Manastirin e Banjskës, në veri të vendit, që domethënja bazë e shkakësisë, sipas sëcilës kurgjë nuk ndodh pa një plan dhe program deri te një qëllim final, i cili organizohet të realizohet në bazë të urdhërave që i jep komanda e Beogradit, për t’a aneksuar veriun e Kosovës.

Ku janë deçanasit dhe zëri i intelektualeve e historianeve të këtij vendi, ku është Kuvendi Komunal i Deçanit, i cili ky i fundit i ka kopetencat dhe pushtetin për të vendosë për tokat e veta, duhet të jehoj zëri i gjithë popullatës së këtij vendi, i madh dhe i vogël të ngritet në shenjë proteste për të mbrojtë tokat e veta, jo përmes forcës dhe dhunës, por përmes argumenteve historike se kjo tokë dhe pronë është e këtij populli dhe këtij vendi si edhe vetë Manastiri i Deçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat