Pranimi i Manastirit nga Albin Kurti: Veprim taktik për ta shtyrë Asociacionin, apo dështim i tij i parë?

Opinione

Pranimi i Manastirit nga Albin Kurti: Veprim taktik për ta shtyrë Asociacionin, apo dështim i tij i parë?

Nga: Faton Mehmeti Më: 14 mars 2024 Në ora: 13:11
Autori Faton Mehmeti

Pronësia e Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë u konfirmua nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës që në maj të vitit 2016, dhe pavarësisht se këtë vendim autoritetet lokale të Deçanit nuk e zbatojnë as sot e kësaj dite, duke vlerësuar se kjo sipërfaqe u mor me dhunë në vitet ’90, nga regjimi i udhëheqësit të atëhershëm serb, kriminelit Sllobodan Millosheviq, dje qeveria e Kosovës njohu këtë vendim duke e regjistruar atë në Kadastër.

Duket se Albin Kurti e ka marr këtë vendim si strategji për të zbutur presionin e madh amerikan pas vendimit për dinarin, dhe për të përligjur pastaj mos zbatimin e Asociacionit pas vendimit hipotekisht kundër një gjëje të tillë. Ndryshe nuk shpjegohet një vendim i njeriut që dikur e quante "vendim i Millosheviqit" rastin në fjalë.

Pavarësisht se ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë duke theksuar se kjo dëshmon guxim politik. Në anën tjetër ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ky vendim demonstron përkushtimin e Kosovës për të ruajtur sundimn e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Edhe Gjermania e përshëndeti vendimin, derisa BE theksoi se mbetët në linjë me SHBA. Natyrisht se opozita gjeti momentin për të kritikuar qeverinë, njwjtë do vepronte nëse sdo e bënte me avazin e vjetër se "po na prish me Amerikë".

Gjithsesi, Kurti e ka obligim ta sqarojw pse ndryshoi mendim për një gjë që dikur e kritikonte e sot e pranoi. Këtë duhet ta bëjë për qytetarët që e kanë votuar dhe besuar tek ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat