Nëntë gjëra që do të mund të ndodhin në të ardhmen

Opinione

Nëntë gjëra që do të mund të ndodhin në të ardhmen

Nga: Gjon Keka Më: 15 mars 2024 Në ora: 12:26
Gjon Keka

1.Trump mund të fitojë zgjedhjet dhe gjeopolitika botërore do të ndryshojë, ShBA në krye me Trump do t`i kthehet më shumë vetes, kombit amerikan se sa jashtë tij.

2. Lufta në Ukrainë do të mund të përfundojë ose kah fundi i këtij viti(2024) ose vitin e ardhshëm(2025), me një marrëveshje ndërkombëtare.

3.ShBA në krye me Trump do të tentoj ta lë NATO-n në duar të vetë europianëve dhe vendeve që janë anëtare të paktit veriatlantik,duke mos e mbështetur atë financiarisht, pra ka gjasa që NATO të bëhet një Organizatë ushtarake e forcave të përbashkëta europiane.

4.Kosova dhe Serbia duhet me shpejtësi t'i zgjidhin problemet dhe të përmbyllet një marrëveshje e obligueshme ndërkombëtarisht për të dyja palët, ashtu që të mos mbetet në të ardhmen pjesë e problemit sepse interesimi amerikan nën presidentin Turmp mund të jetë i vogël ndaj këtij rajoni, kështu që e gjitha do të mund më pastaj të mbetet në duar të Bashkimit Europian dhe kjo nuk është mirë për Kosovën sepse disa vende te Bashkimit Europiane ende nuk e kanë njohur Kosovën.

5. Kosova do të mund të bëhet brenda vitit 2024 anëtare e Këshillit të Europës nëse nuk vendosen kushte tjera dhe në vitin 2025 të pranohet aplikimi i saj  si vend kandidat në Bashkimin Europian,ndërsa në vitin 2026 do të jetë shansi për të aplikuar dhe anëtarësuar në NATO.

6.OKB-ja do të riformësohet se cila do të jetë e ardhmja e saj do ta tregojë koha,bazuar në rrethanat gjeopolitike,gjeostrategjike dhe rendin e ri në botë.

7.Nëse deri në vitin 2032 nuk do të ketë integrim të plotë të vendeve të Europës juglindore (Ballkanit),atëherë do të mund të rrezikohet Unioni Europian ku disa shtete do të mund të kërkojnë duke vënë kushte për ndryshim të politikave brenda Unionit ose braktisje të saj.Pra do të mund të ketë një riformësim edhe të Bashkimit Europian, ndoshta do të preken edhe traktatet e saj duke iu përshtatur kohës dhe shekullit XXI.

8.Bashkimi Europian në të ardhmen ka gjasa të udhëhiqet nga forcat e partive radikale europiane dhe kështu do të mund të ketë një ndryshim të vetë Unionit sipas bojërave ideologjike të partive dominuese në institucionet vendimëmarrëse europiane.

9.Konflikti në Gaza do të zgjidhte sipas kushteve të Izraelit,ku do të ofrohet një zgjidhje me dy koka udhëheqësish dhe me një marrëveshje të garantuar ndërkombëtarisht si një zone neutrale sidomos të objekteve dhe vendeve historike e kulturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat