Kushte pas kushtesh për Kosovën, kjo është marrëzi!

Opinione

Kushte pas kushtesh për Kosovën, kjo është marrëzi!

Nga: Gjon Keka Më: 15 mars 2024 Në ora: 18:51
Gjon Keka

Se po përsëriten disa gjëra kjo tanimë është e qartë, në kohën kur u afru te dera e hyrjes së Kosovës në zonën Shengen, pra të marrjes së Liberalizimit të vizave ,në atë kohë iu ngjiten pa asnjë arsye dhe pa asnjë mbështetje ligjore kushte politike Kosovës, pra iu vendosën si pengesa si gurë në udhët e saj.

Edhe tani me rastin e anëtarësimit në Këshillin e Europës, Kosovës iu vendosen edhe dy kushte shtesë.Kjo jo vetëm se është marrëzi, dhe padrejtësi e madhe, por është edhe dëm i madh që po i bëhet Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit në institucionet europiane dhe ato euroatlantike.Pra në vend se ta mbështesin Kosovën që të ecë më shpejtë drejtë anëtarësimit në Këshillin e Europës, pastaj në Institucionet euroatlantike, ata e pengojnë i hedhin gurë udhës Kosovës në këtë rrugëtim të natyrshëm të saj.

Vazdimisht dëgjojmë nga ndërkombëtarët me gojën plotë se Kosova ka të ardhme europiane, ne do ta mbështesim atë në këtë rrugëtim ,por në realitet nuk po mbështetet por po i hedhen gurë Kosovës në rrugën e saj ,po i vendosen kushte pas kushtesh për ta ndalë atë dhe për t'ia kënaqur apetit dhe dëshirat e parealizuara të pushtuesit serb.

Është tepër zhgënjyese nëse vërtetë i janë vendosur kushte shtesë Kosovës në rastin e pranimit të saj në Këshillin e Europës, është një dekurajim dhe një mbytje e optimizmit dhe e mohimit të gjithë punës që është bërë për të arritur deri tek dera e këshillit të Europës.

U kërkua të plotësohet kushti tepër i vështirë ai i pranimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin e Manastirt të Deçanit dhe ky kusht u plotësu ,atëher pse të vendosen kushte tjera kur dihet se shtet tjera që janë anëtarësuara në këshillin e Europës nuk kan patur kushte të tilla politike dhe as nuk do të duhej të kishte edhe Kosovën. është turp për vetë ata që i kanë vendos kushte shtesë Kosovës dhe një mohim e pengim i paarsyetushëm i rrugës së Kosovës drejt inegrimit dhe anëtarësimt në institucionet europiane.

Si është e mundur që t'i vendosen kushte Kosovës së vogël e dal nga një luftë e dhimbshme dhe me plag ende të pashëruar , e në anën tjetër pushtuesit serb i cili bëri gjenocid po i lihen duart e lira të bëjën si të dojë ,të luaj si të dojë dhe të ulet në dy karrika si të dojë, pa i vendos asnjë kushte, asnjë sanksion asnjë kritik. Kjo jo vetëm është e padrejtë ndaj Kosovës ,por është edhe një mohim dhe një mbytje që në fillim i vullnetit të këtij vendi për të ecur përpara ,për të shikuar përpara ,për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë përpa etj etj.

Kjo politik kushtesh dhe kritikash e masash ndaj Kosovës ,shihet si një lojë tepër e ulët dhe poshtëruese, si një lojë me dy anët e mondedhës. Në vend se Kosova të mbështet nga ndërkombëtarët dhe të inkurajohet e të punojë bashkë në rrugën e saj të sundimit të rendit, ligjit ,të forcimit të shtetit të Kosovës, këta i vendosin kushte duke i hedh gurë në rrugën e saj , pra një marrëzi që nuk mund të arsyetohet.

Shpresoj se do të vetëdijësohen ndërkombëtarët dhe ta shohin Kosovën si një vend që po përpiqet ta ndërtoj shtetin dhe forcojë atë, ta ndërtoj të ardhmen brenda ombrellës së përbashkët të familjes europiane. Dhe këtë përpjekje e këtë vizion duhet ta mbështesin ndërkombëtarët e jo ta pengojnë me kushte. Ju lutëm mos e nënvlerësoni shtetin e vogël të Kosovës, mësoni nga Historia se nuk i sjell dobi nënvlerësimi i të vegjëlve ,por duhet ndihmuar të vegjëlit ta ndërtojn ëndrrën e tyre europiane dhe të ardhmen e përbashkët brenda institucioneve euroatlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat