Mashtrimet dhe promovimet e turpit nuk kanë të ndalur deri sa kemi një shoqëri të korruptuar!

Opinione

Mashtrimet dhe promovimet e turpit nuk kanë të ndalur deri sa kemi një shoqëri të korruptuar!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 17 mars 2024 Në ora: 22:02
Autori Ismail Muçiqi

Po jetojmë në botën e ëndrrave duke krijuar “histori” të rrejshme me plot folklorizëm dhe patriotizëm të rremë në emër të lirisë, duke e shfrytëzuar shtetin. Paradoksi i kësaj kohe është se gjeneratat e vazhdueshme po rrënojnë shtetin dhe ja zbehin imazhin edhe të luftës, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që një person, gjatë jetës së tij, të ndërtojë pllakë vetvetes duke u munduar të promovohet në histori.

Kjo ndodhi dje në Drenicë, ku ish-anëtari i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, ia dedikoi një pllakë vetvetes. Njeriu që mendon me logjikën e shëndoshë duhet të pyesë veten: Ku është morali i njeriut të Kosovës?! Azem Syla ka qenë përfolur për më shumë se një dekadë në opinionin publik kosovar si një person që ka pasur probleme të vazhdueshme me drejtësinë dhe ligjin.

Afera e Tokës është ngjarja më dramatike që ka ndodhur në Kosovë, me shfrytëzimin, uzurpimin dhe keqpërdorimin e pronave publike në të gjithë vendin. Qytetarët e ndershëm të Kosovës u habitën kur në këtë manifestim personal në vendlindjen e Azem Sylës panë një numër politikanësh, të cilët ishin prezentë në këtë “ceremoni” të papranueshme. U befasuam kur pamë Ali Ahmetin, kryetarin e BDI-së, një numër ish-ministrash dhe ish-komandantë të zanave të cilët kishin marrë rolin e komandantëve duke u graduar njëri-tjetrin si gjeneralë.

Ky mjerim po ndodh tani, kur Kosova po sfidohet nga të gjitha anët, jo vetëm nga Serbia, por edhe nga partitë politike opozitare që luftojnë kundër institucioneve të shtetit dhe manipulojnë faktorin ndërkombëtar për të fituar pushtet. Kjo është uvjeti në politikën shqiptare, e cila nuk arrin kurrë të bashkohet dhe të flasë me një zë për interesat kombëtare, por gjithmonë është e shpartalluar duke thirrur rrejshëm në emër të popullit. Kështu nuk përparohet, jemi përballë një mallkimi…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat