Shikuar nga këndi i dioptrisë Amerikane

Opinione

Shikuar nga këndi i dioptrisë Amerikane

Nga: Hafiz Shala Më: 20 mars 2024 Në ora: 13:18
Autori Hafiz Shala

DASH (Departamenti i Shtetit), në mënyrën më të ashpër vepron për ta izoluar Kryeministrin Albin Kurti; në anën tjetër, Aleksandër Vuçiç, jo që nuk izolohet, sanksionohet, ndëshkohet, por edhe lehtësohet, inkurajohet, përkrahet dhe bashkëpunohet me të, sikur ai mos të ishte një pjesëmarrës në krimet e vitit 1998/99 ndaj popullit shqiptar të Dardanisë.

"A mendoni se Dardaninë po e trajtoni si një nivel të një distrikti amerikan? Flas nga përvoja ime prej mbi tre dekadash si shtetas i këtij vendi.

Më duket shumë e habitshme se si deklaroheni në mënyrë demagogjike kur tentoni ta ndani popullin nga Qeveria, e cila është zgjedhur nga ky popull dhe ka marrë mbi 50% të votave. Ne, si popull i Dardanisë, kemi marrëdhënie të shkëlqyera me popullin amerikan, por jo me Qeverinë, sepse, sipas jush, merr vendime "pa koordinim", të cilat nuk janë në interes të Amerikës. Dhe Serbia, a po kordinohet me juve si një kërcënuese për paqen dhe sigurinë, jo vetëm për Ballkanin, por edhe për Evropën e gjerë?

Unë do të deklaroja se DASH-i apo Qeveria Amerikane sillet kundër interesit dhe vullnetit të popullit Amerikan. Kur ky popull organizoi demonstrata kundër vrasjeve dhe masakrave të Serbisë ndaj popullatës civile shqiptare në Dardani, duke ushtruar gjenocid të pastër, ne ua shpjeguam këtij populli amerikan përmes parullave dhe pankartave në ato demonstrata duke bartur me dhjetra arkivole mbi supet e tyre për të treguar dhunën dhe terrorin serb ndaj popullatës duarhardhë.

Por, a e prezanton popullin demokrat amerikan vullnetin, dëshirën dhe qëndrimin e tyre si përfaqësues qeveritar, edhe pse nuk janë zgjedhur prej tyre? Ligjvënësit, Kongresistët dhe Senatorët janë të zgjedhurit e tyre. Sipas standardit që ju e përdorni ndaj Kryeministrit Kurti, nuk qëndron."

Vuçiqi, jo që nuk i merr parasysh lutjet, nënshtrohjet, apo poshtrimet nga ai ndaj juve, por ju nuk jeni në gjendje, jo vetëm ta ndëshkoni dhe ta izoloni atë, por për fatin tuaj dhe tonin, ju i nënshtroheni duke e lutur. Edhe në rastin e Dardanisë, edhe të kujdeseni që mos t’i mbetet hatri.

Mendoni ju se ende përfaqësoni, ose më mirë të them, e zhgënjoni popullin amerikan, të cilin përmes demonstratave më masive të organizuara ndonjëherë, të cilat në vitet 1998/99 ua përcollën mesazhin e qartë të atij populli i cili u vra dhe u masakrua, mbi 15.000 prej tyre ishin fëmijë, 20.000 gra u dhunuan dhe 1600 trupa ende nuk janë dorëzuar familjeve të tyre, pas 25 viteve dhe shumë të tjera.

Ju, zotëri të DASH-it, nuk jeni në linjë me popullin amerikan, për të cilin populli shqiptar i Dardanisë është dhe do të jetë përjetësisht mirënjohës për solidarizimin dhe presionin ndaj organeve relevante demokratike amerikane, Kongresit dhe Senatit. Për herë të parë, çështja shqiptare, me theks të veçantë në Dardani, u fut në agjendën e politikave amerikane si më prioritare. Mirëpo, kjo ndodhi për çka jemi mirënjohës.

Z. Escobar, në vizitën e fundit në Kryeministri, edhe pse e fundit, e mashtruat Kryeministrin duke i premtoi se me zbatimin e vendimit për dhënien e 24 hektarëve të tokës së Manastirit të Deçanit, të cilat kurrë nuk i ka takuar, edhe pse ky Manastir është dhe do të mbetet tokë e Republikës së Dardanisë, premtim i marrë nga BE-ja për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, ju në emër të DASH-it, deklaruat se ka edhe dy kushte mbi kushtet që janë plotësuar. Ndër këto, Asociacioni i komunave me shumicë serbe në një Republikë multietnike, koncesion i dhimbshëm, por për hir të paqes.

Populli i Dardanisë, zotëri, në krahasim me popullin amerikan, ka hezitime të jenë konfidencë ndaj jush, sepse e keni sjellë qëllimisht Kryeministrin e tyre në një pozitë "kompromituese", një veprim i ngjashëm me atë të ish-të dërguarit të Donald Trump, Richard Grenell. Ai shkoi edhe më larg dhe ishte më "ekspeditiv", duke ushtruar një komplot politik bashkë me opozitën e sotme, të cilën po e ofroni si "alternativë për të zbatuar edhe vendimet e dëmshme, ashtu siç i kanë zbatuar deri tani, të cilat i njejti popull i ndëshkoi, edhe ai në emër të Amerikës, deri në rrëzimin e tij. Zotëri, nëse mendoni se e "armiqësoi Kryeministrin Kurti me Amerikën", keni dështuar, sepse mund ta armiqësoni me byrokracinë e DASH-it, por asesi me popullin amerikan.

Sepse, ky popull, që është kryekëput nga migracioni si e tëra Amerika, besoni se do t'ju kthehet si bumerang, pasi ata nuk janë në dijeni për presionin jo të pa barabartë, edhe pse edhe nëse do ta bëni për të dyja palët, në çdo rast do të ishte e pa drejtë, sepse barazoni shtetin dhe kryetarin e Serbisë kriminale me viktimën, edhe pse e shkatërruar nga lufta gjenocidale, ju keni vërsulur me presion, sepse ia keni hallin për të plotësuar kërkesat dhe dëshirat e Serbisë. Jeni gabim. Kuptojmë qëllimet dhe interesat gjeostrategjike dhe situatën politike të brishtë të ushtruar nga Rusia përmes aleatëve si Serbia dhe të tjerët, por nuk është e drejtë, humane dhe njerëzore që këtë barrë ta mbajë vetëm populli shqiptar i Dardanisë.

Në politikë, ndërkohës, ndërmjetësia, dhe humaniteti shpesh nuk janë prioritet kur janë në pyetje interesat politike të shtetit, veçanërisht të një superfuqie që e ka arritur statusin meritues për këtë, siç është populli i Dardanisë. Megjithatë, me veprimet e tilla, po humbni vlerën e asaj që i keni bërë këtij populli, i cili, pa asnjë kusht dhe asnjë qmim, nuk do të pranojë të jetojë nën diktatin e Serbisë.

Zotëri, nuk mund të ndajmë interesat e Serbisë siç thotë populli, duke u bërë pjesë e dialogut të Komisionit të Shteteve të OKB-së. Po e përsëris edhe njëherë shprehjen që e përdora në shkrimet e mia të fundit: "Po mbash samarit në vend të gomarit".

Zotëri, nxorët çështjen e dinarit një minut para orës 12 kur duhej të votonte në Këshillin e Evropës për anëtarësimin, për të cilin Kryeministri u dakordua duke mbrojtur interesin e shtetit dhe dëshirën e popullit. Dhe ti, zotëri Escobar, duke marrë udhëheqjen në dorën tënde, unë dyshoj se mund të ketë qenë një premtim ndaj Vuçiqit për arsye të dyshimta, duke përfshirë mundësi personale. Mund të shqyrtoj edhe një prag të ri dhe çështjen teknike të dinarit për ta bërë atë pjesë e dialogut. Kjo duket sikur është një lojë taktike, por Kryeministri nuk arriti të shprehë figurativisht "e di".

Sa i pa ndershëm është ky veprim juaj, që nuk pajtohet asnjëkush, dhe më së paku populli amerikan, i cili përfshihet edhe unë.

Duke ecur përpara në këtë drejtim, do të inkurajonte jo vetëm mua si amerikan, por veçanërisht popullin tim të Dardanisë, sikur të punonin për bashkimin e komuniteteve serbe dhe shqiptare në veriun e Mitrovicës, duke larguar pengesat për lëvizje të lira të qytetarëve në urën e Ibrit dhe për qarkullimin e automjeteve. Kjo do të krijojë bindjen se vërtetë jeni për bashkimin dhe jo ndarjen e qytetit dhe komuniteteve dhe në fund të fundit, do t’i shuani shpresat dhe dëshirat e Serbisë për të përfshirë këtë pjesë të qytetit në territorin e tyre, duke bërë të qartë se ajo është pjesë e Dardanisë dhe kurrë nuk do të jetë pjesë e Serbisë.

Ndërkohë që po punoni për të zgjidhur konfliktet e sotme për të siguruar paqe, fat dhe barazi në të ardhmen, do të ishte e rëndësishme të bëni më shumë për këtë. Mund të duket se nuk e keni dorën në këtë moment, por nëse do të vazhdonit të punoni për të, edhe pse pa pëlqimin e Vuçiqit, do të bëni për të mirën e të gjithë popullit. Edhe pse nuk i përfillni dëshirat e tij, fakti që populli ju ka dhënë votën duhet të na inkurajojë të gjithëve për të shërbyer për interesat e tyre.

Pas ankthit të Vuçiqit se "pakica serbe në Dardani është e rrezikuar", ai, përfaqësuesi i putinit, udhëzoi që të presë deri në nentor derisa të mbahen zgjedhjet në Amerikë, duke thënë se "gjasat janë të mëdha" që Donald Trump të fitojë. Kjo çon në pyetje se a po rrëshqet Amerika drejt një shteti "diktatorial e autoritar", pasi shprehjet e Donald Trump gjatë fushatës së zgjedhjeve për gjakderdhje nëse humbi janë shqetësuese. Një deklaratë e tillë kërcënuese ndaj elektoratit është e papranueshme. Megjithatë, krimineli Putin, ndonëse e ka praktikuar, nuk e ka deklaruar publikisht një kërcënim të tillë. Donald Trump, edhe pse gjoja e kritikon Putinin, është në përkrahje të tij dhe aleatëve të tij, si Viktor Orban në Hungari, Sllovakia dhe Republika Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Dua të përmend për lexuesit se një nga strategët kryesorë të fushatës së Donald Trump gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, Steve Bannon, një person i përfshirë në shumë çështje të ndryshme dhe i dënuar me burg dhe para, në vitin 2018 vizitoi Republikën Serbe. Ai kishte marrë pasaportën amerikane për herë të parë dhe vizitoi Milorad Dodikun duke i drejtuar komplimente për popullin serb dhe duke i kërkuar falje për bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në rrezik pas largimit të mundshëm të Donald Trump, një person që unë mendoj se edhe psiqikisht nuk është në rregull. Ai aktualisht është i përballur me akuza të shumta, përfshirë akuza amorale, financiare dhe rrezikimin e sigurisë kombëtare duke mbajtur dokumente të klasifikuara sekrete të larta. Po ashtu, ai akuzohet për organizimin e kryengritjes së 6 janarit 2021 dhe për betimin e rrejshëm para trupit gjykues. Duke dalë e pa vertetë në shumë raste, siç është pohimi i tij për të paguar një denim prej 465 milion dollarësh, ai dëshmon një ndërhyrje të pazakontë në sistemin juridik.

Zotëri, nëse vazhdoni në këtë trajektore të nënshtroheshit ndaj Serbisë dhe presionit të pa drejtë ndaj Qeverisë së Dardanisë, efektet do të jenë shumë të dëmshme dhe të rrezikshme për popullin shqiptar të Dardanisë dhe për rajonin. Këto sjellje inkurajojnë Vuçiqin, i cili synon defunksionalizimin e Republikës së Dardanisë, nxitjen e urrejtjes ndërnacionale dhe shlyerjen e identitetit të vendëbanimeve në gjuhën shqipe dhe serbe. Kjo nuk është për paqe, ndërsa ju nuk jeni në gjendje ta ndaloni këtë deri në këtë moment.

Nuk keni të drejtë të akuzoni Qeverinë dhe popullin shqiptar. Mund të ketë pasur një dështim në ndërmjetësim, por nëse është për Evropën, nuk ka dilema, pasi ishte dhe qëllimi i saj të ndihmonte dhe të ishte aleate e Serbisë.

Mos u inatoseni ndaj atij që po tenton ta zbatojë Kushtetutën e vendit, të shtrijë autoritetin dhe të zbatojë ligjin. Mos u bëni pjesë e mëkatit pasi masat dhe sankcionet ndaj popullit të Dardanisë ende vazhdojnë, por jo ndaj Serbisë. Këtu po shihet kush po dëmtohet më shumë pa të drejtë, në këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat