Kosova e ngadaltë me ngritjen e padive kundër Serbisë, kriminelëve serbë dhe tradhtarëve vendas

Opinione

Kosova e ngadaltë me ngritjen e padive kundër Serbisë, kriminelëve serbë dhe tradhtarëve vendas

Nga: Rexhep Torte Më: 21 mars 2024 Në ora: 16:24
Autori Rexhep Torte

Qeveritë dhe udhëheqësit e derisotëm të Kosovës duhet ta padisin Serbinë për gjenocidin e kryer në Kosovë, t’i padisin kriminelët Aleksandër Vuçiq e Ivica Daçiq, bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Milloshëviq, t’i padisin edhe të gjithë kriminelët serbë të cilët njihen me emër dhe mbiemër.

Veljko Odaloviq, gjatë viteve 1997-1999, ishte Naçellnik i Qarkut të Kosovës dhe udhëhiqte me Kosovën, në periudhën kur në Kosovë ndodhën vrasjet, masakrat dhe dhunimet dhe rrëmbimi i 1600 djelmoshave, autoktone shqiptare nga shtëpitë e shqiptarëve në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, ndërsa sot Qeveria e Serbisë gjenocidale e ka emëruar Kryetar të Komisionit për personat e zhdukur.

Zoran Angjelkoviq nga viti 1998 ishte Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Përkohshëm në Kosovë, në periudhën kur në Kosovë ndodhën vrasjet, masakrat, dhunimet dhe rrëmbimet e 1600 djelmoshave nga shtëpitë shqiptare në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Kriminelët serbë Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq, Veljko Odaloviq, Zoran Angjelkoviq, tashmë duhej të ishin paditur për krimet e kryera në Kosovë, duke mos harruar edhe masakrën në burgun e Dubravës, sepse këta katër kriminelë serbë e dinë në hollësi krimet serbe në Kosovë.

Është e pafalshme, anti-shqiptare, anti-kosovare dhe anti-njerëzore që Kosova, përkundër mijëra e mijëra fakteve, është treguar e ngadalshme dhe nuk e ka dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë padinë për gjenocidin e Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99.

Familjet dhe të afërmit e 8 mijë dëshmorëve të UÇK-së që e dhanë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nuk kanë nevojë për premtime boshe, por kanë nevojë për ngritjen de facto të padive kundër Serbisë gjenocidale dhe kriminelëve serbë.

Familjet farefisi dhe të afërmit e më shumë se 15 mijë shqiptarëve autoktonë të Kosovës që u vranë dhe u masakruan nga Serbia nuk kanë nevojë për premtime boshe, por kanë nevojë për ngritjen de facto të padive kundër Serbisë gjenocidale dhe kriminelëve serbë.

Njëzet mijë motrat tona të pafajshme autoktone shqiptare të dhunuara shtazërisht nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale nuk kanë nevojë për fjalë boshe, por kanë nevojë për ngritjen de facto të padive kundër të gjithë kriminelëve serbë që njihen dhe që kanë kryer këto krime makabre.

Familjarët, farefisi dhe shokët e 1600 djemve e vajzave të pafajshme autoktone shqiptare që u rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare në Kosovë nuk kanë nevojë për fjalë boshe, por kanë nevojë për ngritjen de facto të padive kundër Serbisë gjenocidale dhe kundër kriminelëve serbë që njihen me emër e mbiemër për rrëmbimin e këtyre djelmoshave.

Është e pafalshme, e pamoralshme dhe e papërgjegjshme dhe anti-kombëtare e anti-njerëzore që, përkundër mijëra e mijëra fakteve, Kosova është treguar kaq e ngadalshme dhe indiferente ndaj ngritjes së padive kundër krimeve serbe në Kosovë.

Fjalët dhe mashtrimet populiste janë rrena të kulluara dhe po e mbrojnë Serbinë gjenocidale dhe po i mbrojnë kriminelët serbë për krimet e kryera në Kosovë.

Vetëm padia është instrument juridik që e dëshmon dhe e ndjek kriminelin dhe jo fjalët boshe dhe premtimet boshe.

Nuk mund të qetësohen shpirtërat e dëshmorëve që e dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës, nuk mund të qetësohen shpirtërat e familjeve, farefisit dhe shokëve të tyre, vetëm me disa padi të ngritura që numërohen me gishtërinjtë e dorës, por qetësohen me ngritjen e padive kundër të gjithë kriminelëve serbë që i kanë kryer tërë këto krime, për të cilat ekzistojnë dëshmi.

Kosova po e mashtron veten. Udhëheqësit kosovarë vazhdojnë të shkojnë e bisedojnë në dialogun Kosovë-Serbi, tashmë për 12 vite, ndërsa ende nuk janë ngritur paditë për krimet serbe në Kosovë. Për ngritjen e padive kundër Serbisë gjenocidale dhe kriminelëve serbë për krimet e kryera në Kosovë, nuk ka patur nevojë dhe as është e nevojshme që Kosova të koordinohet me aleatët tanë, sepse kjo është e drejta lëgjitime, mortale dhe njerëzore e Kosovës, një drejtësi që e shëron plagët e thella në shpirtin e shqiptarëve.

Librin serb plot me rrena dhe trillime, duhet ta përgjigjemi germë për germë.

Serbia, e njohur për praktikat e saj gjenocidale, në vitin 2020 shpëtoi në botë librin me titull "Gjenocidi shqiptare ndaj serbeve në shekullin e 20-të". Ky libër është një fabrikim i plotë, i mbushur me trillime dhe mashtrime, pa asnjë fakt të vërtetë që dëshmon se shqiptarët kanë kryer gjenocid ndaj serbëve.

Edhe pse kemi bërë shkrime dhe apele, as Kosova as Shqipëria, as Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, as Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Shqipërisë, as historiani nga diaspora dhe mërgata shqiptare, nuk janë angazhuar për të botuar një libër kundër librit serb të mashtrimeve. Një libër me titull "Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve" është nevoja e kohës, por duket se kjo thirrje ka përfunduar në vesh të shurdhër.

Nëse tërheqim një paralelizë, nëse do të botoheshim një libër me titull "Gjenocidet shekullore serbe kundër shqiptarëve", dhe do të shpërndahej nëpër botë, do të ishte një mesazh i fuqishëm dhe afatgjatë për të zbardhur të vërtetën. Botimi i një libri të tillë do të ndihmonte botën të kuptonte se shqiptarët janë popull autokton dhe fisnik në Ballkan, ndërsa serbët janë kriminelë gjenocidale shekullorë, që vijnë nga hordhitë e egra që kanë ardhur nga Karpatet.

Nuk është kurrë vonë për të përgatitur dhe botuar një libër të tillë. Është domosdoshmëri që shqiptarët ta botojnë dhe ta shpërndajnë një libër të tillë nëpër botë, për të kundërshtuar propagandën serbe të mashtrimit.

Padi duhet të ngriten edhe ndaj ish udhëheqësve dëmtues të Kosovës

Padi duhet të ngritet edhe ndaj ish udhëheqësve dëmtues të Kosovës. Kosova duhet të ngritë padinë edhe ndaj ish udhëheqësve të saj tradhtarë, të korruptuar dhe hajdutë, të cilët gjatë 24 viteve të kaluara të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës i shkaktuan dëme të mëdha nëpërmjet tradhtisë, keqqeverisjes, korrupsionit dhe hajnisë me vlerë multi-milionëshe.

Për tradhtitë, korrupsionin dhe hajnitë e ish udhëheqësve të Kosovës në 22 vite të kaluara, si dhe për keqpërdorimet e parave që mërgata shqiptare i dhuroi për UÇK-në gjatë luftës, analistët, studiuesit dhe gazetarët në "Bota Sot", në median elitar mbarëkombëtare shqiptare dhe në faqen e internetit të këtij mediumi, kanë publikuar qindra informacione dhe opinionet e tyre me argumente përkatëse. Asnjëri nga këto informacione nuk është demantuar nga këta keqbërës dhe keq udhëheqës të Kosovës.

Padi për tradhti, keqqeverisje, korrupsion dhe hajni duhet të ngriten ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Vlora Çitakut, Enver Hoxhajt, Agim Çekut dhe shumë të tjerë që njihen me emër e mbiemër. Po ashtu, padi për tradhti, keqqeverisje, korrupsion dhe hajni duhet të ngriten edhe ndaj Isa Mustafës, Bujar Bukoshit, Skender Hysenit, Edita Tahirit, Avdullah Hotit, dhe të tjerëve që njihen me emër e mbiemër.

Padia për tradhti, keqqeverisje, korrupsion dhe hajni duhet të kryhet edhe ndaj Ramush Haradinajt dhe të tjerëve të ngjashëm me të. Gjithashtu, duhet të ngriten paditë për keqqeverisje, terrorizëm, kontrabandë, korrupsion dhe hajni edhe ndaj serbëve në veri të Kosovës, sidomos ndaj Milan Radojçiq dhe bashkëpunëtorëve të tij, që organizuan sulmin terrorist më 24 shtator 2023 në Manastirin Ortodoks Banjska në Zveçan.

Realizimi i padive dhe veprimeve të tjera të theksuara do të demaskonte mashtrimet serbe, do të sensibilizonte diplomacinë e SHBA-ve dhe të BE-së për të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës, si dhe do të tregonte vendin e merituar edhe opozitës në Kosovë, e cila tani po mundohet të rikthehet për ta qeverisur vendin, duke u larguar nga përgjegjësia penale për dëmet që i shkaktoi Kosovës me veprimet e saj tradhtuese dhe hipokrite.

Pa zbatimin e reformës në drejtësi, pa Vetingun, pa Byrën për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së jashtëligjshme, Kosova nuk mund të përparojë dhe të zhvillohet. SHBA-të dhe partnerët tanë do të mirëprisnin kërkesën e Kosovës për ndihmë në reformën në drejtësi, për Vetingun dhe për Byrën për konfiskimin e pasurisë së jashtëligjshme.

Me këto veprime, buxheti i Kosovës do të rritej dukshëm dhe do të mundësonte Kosovën të armohej më shpejt dhe më mirë për të mbrojtur lirinë, pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat