Kroatët dhe shqiptarët paguan një çmim të lartë për lirinë e “partizanëve” të Titos, Kardelit, Rankoviçit, Milladin e Koço Popoviçit, dhe kompanisë.

Opinione

Kroatët dhe shqiptarët paguan një çmim të lartë për lirinë e “partizanëve” të Titos, Kardelit, Rankoviçit, Milladin e Koço Popoviçit, dhe kompanisë.

Nga: Agron Shabani Më: 31 mars 2024 Në ora: 16:36
Autori Agron Shabani

Nën vëzhgimin ose interceptimin e vazhdueshëm të avionëve ushtarak të ish Jugosllavisë (të prodhimit ruo-sovjetik): Enver Hoxha dhe delegacioni i tij shtetëror ose qeveritar, më 23 qershor të vitit 1946, u ulën (zbritën) ose ateruan për herë të parë në "tokën e premtuar" serbo-jugosllave, konkretisht në Beograd të Serbisë.

Në kuadër të delegacionit të lartë shtetëror ose qeveritar të Shqipërisë në Beograd, përveç Josip Gjergjës-Ambasadorit të atëhershëm jugosllav në Tiranë, binin në sy edhe Nako Spiroja, Kristo Themelko, Mhill Doçi që kishte bërë "namin" ose kërdinë me çetat ose brigadat e ndryshme "partizane" të masakrave dhe pushkatimeve morbide ose sadiste-kundër intelektualëve dhe patriotëve të shquar shqiptar në trevën e Mirëditës, Tropojës etj., me urdhërat ose direktivat paraprake të Milladin Popoviçit, Koço Popoviçit, Dushan Mugoshës, Aleksandar Rankoviçit, Mehmet Shehut, Kristo Themelkos, Svetozar Vukmanoviç-Tempos etj.

Vizita dhe takimi i Enver Hoxhës me Titon në Beograd ishin aranzhuar dhe monitoruar nga Stalini dhe aparati i tij ushtarako-policor në Moskë.

Lufta dhe Paslufta e Dytë Botërore, asokohe e kishte bërë të vetën, në kampin ose bllokun proletar, bolshevik, internacionalist ose komunopansllavist-sidomos.

Ata pra, ku ishin rrjeshtuar edhe Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët, me vullnetin ose pa vullnetin e tyre.

Sepse, ashtu kishin vendosur Enver Hoxha, Kristo Themelko, Nako Spiro, Ramiz Alia, Lenka Çuko, Mehmet Shehu etj., në Shqipëri, si dhe Fadil Hoxha, Sinan Hasani, Xhevdet Hamza, Xhavit Nimani, Ali Shukriu, Kolë Shiroka etj., duke i bërë shqiptarët e Kosovës pa atdhe, pa komb, pa fe dhe pa histori.

Në kuadër të delegacionit të lartë jugosllavë që kishin dalur të prisnin dhe përshëndesnin Enver Hoxhën dhe delegacionin e lartë nga Shqipëria, përveç Titos, të binin në sy edhe Gjillasi, Kardeli, Vllahoviçi, Rankoviçi, Simiçi, Jovanoviçi, Pijade, Kidriçi, Popoviçi dhe të tjerë.

Vizita e Enver Hoxhës dhe delegacionit të tij në Beograd (Serbi ose ish Jugosllavi) thuhet se zgjati afërsisht 10 ditë, nga 23 qershori deri më 2 korrik të vitit 1946, por pa i dhënë frytet ose rezultatet e pritura dhe kërkuara nga pala serbe ose jugosllave mbi "Konfederatën ballkanike" ose "bashkangjitjen e Shqipërisë si republikë e shtatë në kuadër të federatës jugosllave" dhe të ngjashme.

Edhe pse Josip Broz Tito ishte i veshur me rroba ose kostume 'fringo' ose tepër solemne në atë takim, nën shkëlqimin e ndryshëm të dritave, shandanëve, poçëve të stolisura ose llambadarëve të Beogradit, binte në sy sharmi, performanca, burrëria (maskuliniteti), eleganca dhe delikatesa e njohur prej shqiptarit dhe ish studentit të Parisit, Enver Hoxhës, për të cilin thuhet se vdisnin femrat ose gratë serbe. Nejse...!

Një digresion:

Pas "traktatit të fshehtë" mes Stalinit dhe Churchillit, dikund në valët e mëdha të Luftës së Dytë Botërore, u vendos që t'i ofrohej ndihma dhe mbështetja e përgjithshme qeverisë serbe në mërgim. Pas takimit të njohur Tito-Subashiç në Vis të Kroacisë në vitin 1944, me mbështetjen dhe trysninë e përbashkët britaniko-sovjetike, u propozua zgjedhja ose emërimi i Drazha Mihajlloviçit (kryeçetnikut dhe kriminelit të njohur serb që luftonte për Serbinë e Madhe dhe kishte kryer masakra ndaj shqiptarëve dhe popujve tjerë jo-serbë) në funksionin e ministrit të mbrojtjes ose luftës në qeverinë e atëhershme serbojugosllave gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndihmat dhe mbështetjet e fuqishme ushtarake, politike, materiale, ekonomike dhe të tjera të vendëve të ndryshme anëtare të ish "Antantës së Madhe" (plus Rusisë) ndaj Serbisë në frontin e njohur të Selanikut (1918) dhe në luftërat e tjera botërore ose ballkanike kundër popullit shqiptar janë të njohura. Edhe kujtimet e dhunës dhe masakrave të egra të ushtrisë serbe në Shqipëri gjatë tërheqjes së saj kapitulluese në vitin 1915 janë të freskëta.

Pas nënshkrimit të "traktatit të miqësisë dhe ndihmës reciproke" me Bashkimin Sovjetik në vitin 1941, takimit të njohur Tito-Churchill në Caserto më 12 gusht të vitit 1944 dhe depërtimit të ushtrisë së kuqe ruso-sovjetike në Hungari, Rumani dhe vende të tjera juglindore ose ballkanike gjatë vitit 1945, shumica e çetnikëve ose kriminelëve të ndryshëm serbë u futën në uniformat e partizanëve të Titos për të përfituar pozita të pushtetit pas luftës. Ata shërbyen në nivelet e ndryshme të pushtetit serbojugosllav dhe u përfshinë në terrorin dhe masakrat ndaj shqiptarëve, kroatëve dhe popujve të tjerë joserbë.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Josip Broz Tito dhe regjimi i tij ushtarako-policor në Beograd filluan "spastrimin" ose hakëmarrjen kundër ushtarëve dhe bashkëpunëtorëve të Ante Paveliçit dhe 'NDH-s'. Ata vrau dhe masakroi mbi 10,000 intelektualë dhe patriotë kroatë, ndërsa mijëra të tjerë u burgosën ose u internuan. Shumë intelektualë dhe patriotë kroatë u detyruan të largoheshin nga vendi dhe të shpërnguleshin në vende të tjera.

Ishte janari i vitit 1953... Titoja sapo kishte lënë Beogradin dhe ishte nisur në drejtim të Splitit në Kroaci. Atje ishin bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për drekën speciale të cilën diktatori jugosllav po e shtronte për një mik të tij special. Fjala ishte për ministrin e punëve të jashtme të Turqisë, Mehmet Fuat Kopruly. Kopruly ishte pinjolli i fundit nga familja Kopruly, e cila gjatë shekujve 17 e 18 kishte arritur deri në majat më të larta të pushtetit osman. Kjo familje ishte me origjinë shqiptare por, duke qenë krejtësisht e asimiluar, njerëzit e saj nuk kishin bërë asgjë për atdheun e të parëve. Këshilltarët e Titos ia kishin tërhequr vërejtjen atij se origjina shqiptare e ministrit turk do të përbënte ndonjë pengesë eventuale për planet që kishte në mendje Titoja, por ai ua hoqi merakun shpejt: "Mos u shqetësoni, miku im është më turk se turqit." Dreka kaloi në mënyrë shumë miqësore. Tito, që kërcenohej nga një pushtim i mundshëm ruso-sovjetik, kërkonte gjithandej mbështetje, dhe Turqia ishte një shtet shumë i përshtatshëm për të qëndruar në anën e ish Jugosllavisë. Kështu lindi Pakti Jugosllavi-Turqi-Greqi. Pjesë e këtij pakti ishin edhe kërkesat dypalëshe të cilat u shtruan në drekën e Splitit. Ministri turk, me origjinë shqiptare, i kërkoi Titos që të krijohej një pakicë turke në Kosovë, ndërsa Tito, nga ana e tij, e rihapi çështjen e Konventës së vitit 1938 midis qeverisë jugosllave dhe qeverisë turke për shpërnguljen e shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë në Turqi. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për këto dy çështje. Në Kosovë do të sajohej shpejt një pakicë turke, e cila nuk kishte ekzistuar kurrë, ndërsa të dy palët do të nisnin menjëherë punën për rifillimin e shpërnguljes masive të shqiptarëve drejt Turqisë.

Pjesa tjetër e historisë karakterizohet nga ngritja ose fabrikimi i "popullit të ri kosovar ose jugosllav" përmes "farës" së përbashkët jugosllave në kuadër të epruvetave të njohura për prodhimin ose fabrikimin e "popujve të ri" artificial ose johistorik. U krijuan boshnjakët (serbosllavët e turqizuar ose muslimanizuar), goranët ose tërbeshët dhe kështu me radhë. Filluan edhe martesat e përziera shqiptaro-serbe, shqiptaro-malazeze, shqiptaro-boshnjake, serbo-kroate ose kroato-serbe, serbo-boshnjake dhe të tjera në kuadër të ngritjes ose krijimit të "narodit" ose "popullit të ri jugosllavë".

Shumë pedagogë ose intelektualë të shquar shqiptar që kishin ardhur nga Shqipëria për t'i ngritur dhe përgatitur gjeneratat e reja shqiptare në Kosovë u vranë, u pushkatuan, u internuan, u përndoqën ose u dëbuan me dhunë dhe terror ushtarako-policor nga "partizanët" serbo-malazez dhe ata që flisnin shqip në Kosovë.

Kroatët dhe shqiptarët paguan një çmim të lartë për lirinë e "partizanëve" të Titos, Kardelit, Rankoviçit, Milladin e Koço Popoviçit, dhe kompanisë.

Prandaj, nuk është rastësi që sot shihni nipat ose sternipat e joshqiptarëve dhe antishqiptarëve, të mbuluar me emra ose mbiemra shqiptarësh, në radhët e para të "patriotëve të zjarrtë" të Kosovës dhe "popullit të ri" kosovar.

Ndër disa shqiptarë, duket se ka një inflacion të madh të fjalëve, rrena, spekulimeve dhe manipulimeve të vazhdueshme. Duhet të ketë një deflacion si masë parandaluese.

Kur vdiq Dr. Ibrahim Rugova, u shumëfishua numri i bashkëpunëtorëve dhe bashkëidealistëve të tij.

Kur ra heroikisht Adem Jashari së bashku me familjen e tij, u shumëfishua numri i bashkëluftëtarëve të tij të "pushkës, besës dhe idealit", të cilët frontët dhe luftën e kanë parë vetëm në televizor, duke u akuzuar asokohe si agjentë ose kolaboratorë të serbëve etj.

Ndryshe nga kjo, çdo njeri normal dhe racional e di fort mirë se nuk mund të pritet asgjë nga politikanët mediokër, stupidë, nebulozë, karaxhozë, bastardë ose hibride në Kosovë, Shqipëri ose në ndonjë vend tjetër, të korruptuar deri në fytë, të cilët nuk i shërbejnë interesave shtetërore dhe kombëtare, por janë të gatshëm të tradhëtojnë edhe familjen e tyre.

I kujtohet dikujt "misioni" i Velimir Stojniçit kundër Enver Hoxhës, kundër Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve të vërtetë?

Në disa raste në Kosovë, me të gjitha pajisjet dhe teknologjinë më të sofistikuar, nuk mund të gjenden gjenet e pastërta të shqiptarëve.

Ndërsa disa të tjerë nuk e dinë as më ku janë pasmet e tyre!

"Misioni" i Velimir Stojniçit kundër Enver Hoxhës, kundër Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve të vërtetë, mund të mbahet mend nga disa.

Në Kosovë, disa nuk mund t'i gjejnë gjenet e pastërta të shqiptarit, as me teknologjitë më të përparuara.

Ndërsa disa të tjerë nuk e dinë më ku janë pasmet e tyre!

Duke u nisur nga teoria e Frojdit: ajo që e mbajnë së bashku një komunitet, nuk është thjesht sugjerimi hipnotik, por investimi emocional ndaj figurave të dashura ose jo të dashura, që përfaqësojnë një figurë të madhe prindërore për individët, të cilët ndjehen të mbrojtur dhe të adhurojnë atë.

Kosova dhe shqiptarët nuk do të lejojnë të bëhen poligon i ndryshëm për spekulante, propagandiste, individualistë anarkikë dhe teoritë anarkiste, të cilët manipulojnë emocionet dhe shpirtin e popullit në Kosovë përmes ngjarjeve, figurave, dhe simboleve imagjinare.

Filozofia politike na mëson se ata që janë lartë, gjithmonë mbështeten në ata që janë më poshtë, përveç disa rasteve të rralla ose përjashtimeve.

Kaq për sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat