Serbia e shantazhon Dardaninë, BE-në dhe një pjesë të Administratës së SHBA-së

Opinione

Serbia e shantazhon Dardaninë, BE-në dhe një pjesë të Administratës së SHBA-së

Nga: Hafiz Shala Më: 31 mars 2024 Në ora: 22:18
Hafiz Shala

Trimërimi i Aleksandër Vuçiqit i cili, e kërcënon Republikën e Dardanisë, BE-në por edhe SHBA-në, vjen si rezultat i amnestimit të politikës së tij agresore, luftënxitëse, maksimalisht urrejtëse ndaj shqiptarëve dhe mos ndërmarrjes së masave ndëshkuese nga bashkësia ndërkombëtare.

Këta të fundit me qëllim që Serbinë ta largojnë nga hemisfera e Rusisë, në të vërtetë, po u kthehet si boomerang. Sa më shumë e ledhatojnë dhe e tolerojnë, ajo, kërcënon, ashpërson diskursin politik, kushtëzonë dhe dikton kërkesa shtesë për t’i arritur qëllimet ekspanzioniste në kuadër të ndonjë marrëveshje me Dardaninë sipas aspiratave të saj, duke vënë edhe kushte të reja shtesë siç ishte ajo se, nëse Dardania pranohet në Këshillin e Evropës, do të largohet nga ky Këshill.

Nëse Dardania pranohet në Aleancën Euroatlantike-NATO, ajo kërkon ashtu sikur Rusia, shpërbërjen e saj. Kjo i bie që, Serbia dëshiron të ekzistoj vetëm me shpalljen e shqiptarëve inekzistent, si popull, si shtet dhe si komb në botën bashkëkohore në shekullin 21, ku BE dhe SHBA vazhdojnë të heshtin, përkëdhelin dhe trimërojnë. Ndryshe, si mund të shpjegohet rasti i sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë dhe gjoja ende nuk i kemi informatat zyrtare për të dhënë një vlerësim zyrtar. Tani, a ka ndokush që mund ta besojë këtë teori kur, shërbimet inteligjente janë po aq të specializuara të cilat jam më se i bindur se, neëse nuk është bërë me marrëveshje por jo në këtë mënyrë si ndodhi, deri më tani do t’i kishim edhe detajet më të hollsishme.

Një sjellje e këtillë nga ana e BE-së dhe SHBA-së, Vuçiqin e fuqizojnë ndërsa, palën dardane e vëjnë në pozitë inferiore e cila, me siguri se hamendëson se, çka është duke i përgatitur dhe çka qëndron prapa kësaj. E gjithë kjo, duke e pasur parasysh trysninë arrogante e pa drejtësisht duke i imponuar masa- sanksione më të egra ndëshkuese, jo humane, ato ekonomike si metodë mesjetare për të shtypur një popull të tërë. Politikat e BE-së, në koordinim me një pjesë të Administratës së SHBA-së për ta izoluar një popull, po tentojnë ta “izolojnë ” kryeministrin e zgjedhur po nga ai popull i cili, për herë të parë ua zbuloi qëllimet ogurzeza për ta vënë popullin shqiptar nën kontrollin, izolimin dhe kufizimin e funksionimit normal të shtetit të tyre sepse, ky, “nuk na paska qenë bashkëpunues” e në koordinim më bashkësinë ndërkombëtare. Cinizëm i ultë.

Zotëri, ky popull me shekuj ka pritur që ta ketë një udhëheqës i cili me argumente iu kundërvihet politikave të viteve 1878 kur i copëtuan trojet shqiptare duke i përzënë ata nga trojet e tyre përmes, vrasjeve masive për t’i vendosur bishat serbe të shpërngulura nga shpellat karpateve e për t’i vendosur aty ku gjenden sot ku Serbia shtrihet në 2/3- tat e tokave shqiptare. Dhe, merreni me mend, edhe sot në prapavijë tentojnë t’ia plotësojnë orekset e saj me pjesën veriore të Dardanisë. Po ua them se, “po mbaroni petlla me ujë”. No pasaran.

Këto veprime, deshtën ose jo, për qëllim e kanë përçarjen e udhëheqjes aktuale të Dardanisë, spektrin politik i cili edhe ashtu është tejet i përçarë me qëllim të sjelljes në pushtet opozitën për t’i realizuar qëllimet e juaja të cilat nuk përkojnë me interesat e shtetit dhe të popullit. Kjo opozitë gjendet në zgripin e ish politikave të dëmshme e dështuese për interesa të shtetit gjatë qeverisjeve të tyre 20 vjeçare, përmes keqpërdorimeve dhe hajnive për të cilat, qeverisë aktuale i duhet ta shpenzojë mandatin e parë dhë nuk do të jetë në gjendje t’i sanoj. Sepse, ish zingjiri udhëheqës me prokurori, hetuesi e gjykata është aq ngusht i lidhur edhe sot sa që vetmë ndryshimet rrënjësore mund të sjellin rezultate.

Këto ish struktura, shtetërore, politiko juridike, të ngulfatura nga këto dukuri të cilat, po t’i hetoni do të gjeni shumçka, që nga postet e pa merituara, vila, shtepi, troje e toka në shfrytëzim, “të cilëve, nuk duhet t’ua shifni për të madhe” pse janë qartë deri në skizofreni. Pse? Sepse, kur te hynë në fuqi ligji për konfiskimin e pasurisë, shteti i Dardanisë do të përfitojë në vlerë të një buxheti një vjetor shtetëror.

Të shantazhuar dhe të kushtëzuar nga Serbia sepse, i kanë pasur allash verishet politike e biznesore me badjk me planin për copëtimin e Dardanisë janë bërë në bashkëpunim me ish udhëheqësit shtetëror në marrëveshje dhë bashkëpunim të ngusht me kryeministrin shqiptar Edvin Kristaq Rama i cili po favorizohet qoftë edhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan, ani pse kanë njohuri për aferat korruptive, për suspendimin e demokracisë, duke ushtruar pushtet autoritar, ndërsa, për shqiptarët e Dardanisë, edhe kundër interesave shqiptare si mik i ngushtë me Vuçiqin, Daçiqin e Bërnabiqin.

Po mundoheni të na e shitni por shqiptarët e Dardanisë as falas nuk ua pranojnë.

Ky antishqiptar e proserb i përbetuar, ende e mban teorinë e hershme të Enver Hoxhës se, “Dardanisë teshat ua janë pre në Beograd e ua janë qepë në Tiranë”. Fatëkeqësisht kjo teori dhë pragmatizëm politik po vazhdon edhe në ditët e sotit. Zotëri, cili popull e cili udhëheqës i zgjedhur po nga ai popull do ta pranonte një veprim diskriminues, injorues e poshtërues të këtillë.

Mazhoranca e shtetit shqiptare në pushtet në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit më në krye Sekretarin Antony Blinken, po mundohen qe të na e shesin m….in për dukat. Jo që nuk ua blenë kush por as falas nuk ua pranon këtë mercenar serb të pafytyrë, moral e ndjenja njerzore e kombëtare.

Një gjë duhet të jetë e qartë si për BE por edhe për Departamentin e Shtetit se, duke ushtruar trysni të pa drejtë, në ketë rast ndaj udhëheqjes së Dardanisë, në fakt popullit të saj sepse, ai po i vuan këto masa të pamëshirshme ekonomike duke i dalë krah armikut tonë shekullor, nuk do të duhej e as që do të jetë në gjendje t’i përballoj. Ne kemi dyshime të bazuara se, përderisa multimiliarderi Alex Soros pështillët nepër këmbët dhë punët e këtijë Departamenti, përparim nuk do të ketë. Ai, përmes armës së tij korruptive, po i realizon qëllimet serbo-ruse, ndërsa, po e prek genin e çdo udhëheqësi qe në damarët e tij rrjedhë gjak i pastër shqiptari. A nuk është kjo politikë serbo-sllavo-ruse? Me siguri se po.

A nuk ua prek ndërgjegjjen, njerëzore e humane nga askush nga ju kur, po thuaj se çdo ditë përkujtohen viktimat e masakrave dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të të gjitha moshave, e ju, për interesat e juaja gjeopolitike, po i injoroni të gjitha këto duke u bërë pjesë e saj. Pse duhet t’u besojmë juve zotëri pas insistimi me ngulm dhe pa kurfar arsyje dhe në mënyrë ultimative, e kërkoni themelimin e Asociacionit njëetnik i cili, për shqiptarët, nuk është asgjë tjetër vetëm një paradhomë e përgatitjes se ndarjes në fazën e dytë. Këtë, po e shpreh më ngulm edhe ambassdori Critopher Hill një administrator i zellshëm i presidentit Vuçiq i cili, me siguri, jo vetëm që i ka premtuar atij por, e drejta ime për të dyshuar është e pamohueshme, a mos është në pyetje korrupsion i vlerave marramendëse duke e njohur Serbinë e cila historikisht ka vepruar me metoda të këtilla. Akuzë e rëndë por, jo edhe e pa shkas.

Ky është dështim i Departamentit të Shtetit, përmes përfaqësuesit së tij Gabriel Escobar rreth bisedimeve Dardani-Serbi mu ashtu sikur Miroslav Lajçak e Josep Borrel përfaqësues të BE-së, sepse hapur kanë dalur në anën e Serbisë. Këtë, publikisht ua ka thënë kryeministri Albin Kurti dhe kjo, me siguri iu ka irrituar. Ai, edhe deklaratën e Sekretarit Blinken e kishte quajtur naive. Me të drejtë. Por, jo vetëm naive por qëllimkeqe. Hakmarrja ndaj tij nuk mungojë por, ky, për detyrë e ka t’i mbroj interesat e popullit dhe Qeverisë të cilën e drejton. Ju zotërinjë, nuk jeni të zgjedhurit as të popullit amerikan dhe kuptohet as të atij dardan.

Pse ky prioritet aq i lartë për themelimin e Asociacionit të cilin, nuk e ka kërkuar në fillim minoriteti serb por shteti serb. Do të thoni se është obligim ndërkombëtar. E për Serbinë a vlejnë këto obligime të cilat, para syve tuaj zyrtarisht me shkrim iu njofton se nuk do t’i zbatoj si Marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit të cilat janë të propozuar nga ju. Qëllimet janë të qarta siç e ceka më parë. Udhëheqja e Dardanisë, këtë herë assesi nuk guxon ta bëjë një gjë të tillë sikur paraardhësit e tyre në marrëveshje me Vuçiqin dhe kryeminstrin shqiptar, aleat i ngushtë dhe i sinqertë i tij në dëm të kombit të tij.

Klasa aktuale politike, pa i plotësuar kushtet paraprake Serbia, që i bie, ta njeh Republikën e Dardanisë, ta hjek nga preambula kushtetuese ku figuron se Dardania (Kosova) është pjesë e saj dhe, pa u hapur ambasadat e të dy shteteve, ajo e Dardanisë më përfaqësinë diplomatike në Beograd dhe ajo e Serbisë në përfaqësinë diplomatike të Serbisë në Prishtinë, nuk duhet të themelohet kurrfarë asociacioni i cili, edhe ashtu është kundërkushtetues sepse, në një shtet multietnik nuk mund të themelohet asociacion njëetnik.

Marthi Asithari ka vdekur, edhe ai asociacion si i tillë ka vdek. Vetëm asociacioni i tipit të shoqatave të pllumagjijve (u kërkoj falje këtyre shoqatave) pa asnjë struktur e simbolizon një autonomi të plotëfuqishme. Kjo, është garancion që ju, BE e SHBA, ia keni dhënë premtim Serbisë lidhur më këtë sepse, animi i hapur e me ngulm, janë dëshmi se diqka e keqe po përgatitet. Përndryshe, nëse më ngulm insistoni me këtë kërkesë, ekziston mundësia që me një vendim të Parlamentit të Dardanisë nëse konsiderohen si të dëmshme e të rrezikshme për shtetin, pra vendimet e viteve 2013/2015 mund dhe duhen të anulohen. Zotëri, në SHBA, nëse një administratë ka sjellë vendim të dëmshme për shtetin amerikan, administrata e re do bëjë një gjë të tillë më të drejtë. Kjo është e fundit mbi të cilën nuk mund të kalohet, me arsye të thjeshtë, ruajtja e sovranitetit dhe tërësisë territoriale për çka u flijuan shumë të rinj e të reja të rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (Dardanisë) në krye me familje Jashari dhe Komadantin Legjendar Adem Jashari, pinjoll i kësaj familje dhe shumë familje tjera.

Ju, zotëri, ndoshta doni ta anashkaloni këtë sakrificë heroike sepse, UÇK-ja, nuk shkoj me e sulmu Beogradin por e mbrojti popullin e saj nga gjenocidi. Falenderimet NATO-s për ndërhyrje dhë shpëtimin nga shfarosja, por sot në krye të Serbisë e keni Aleksandër Vuçiqin pasardhës dhe zbatues i politikave të Millosheviqit si pjesëmarrës në ato masakra, vazhdues me fanatizëm i të njëjtës politikë.

Nsëe na imponohet ne, do të mbrohemi, me ose pa juve sepse, nuk kemi ku të shkojmë. Një gjë duhet ta keni të qartë se, nuk mund të pranojmë që nga liria e cila na ka kushtuar aq shtrenjtë edhe me ndihmën e juaj, përsëri të rikthehemi nën diktatin dhe robërinë serbe.

Pasi kam shprehë kritika të arsyeshme sipas meje ndaj një pjese të Administratës së Presidenti Joe Biden, ndjej obligim moral, njerëzor dhe si lobist për më tepër se tri dekada në këtë shtet përmes Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane i vetmi Lob i regjistruar në Uadhington DC i udhëhequr nga z. Joe Dioguardi, Shirley Cloys Dioguardi dhe Bordi Egzekutiv pjesë e të cilit ende vazhdoj të jem, për herë të parë të ekzistimit 248 vjeçar të SHBA-së, çështjen e Dardanisë e kemi shtyrë në agjendat e Kongresit dhe Senatit Amerikan, duke hasur në përkrahje të fuqishme nga Kongresi e Senati Amerikan sepse, e plasuam të vërtetën dhë vetëm të vërtetën.

E kam shumë të vështirë të kritikojë një pjesë të Administratës së Presidentit Biden i cili ka merita të jashtëzakonshme në trajtimin e çështjes së Dardanisë për afro tri dekada, në cilësinë e Senatorit për 36 vite ndër ato 16 vite Kryetar i Komitetit për Politikë të jashtme. Një Senator i respektuar dhë i përkrahur nga të dy partitë, Demokrat e Republikan. Kemi bashkëpunuar shumë afër, ndërsa, përkrahje e tij e pa ndërprerë dhe në mënyrën më të sinqertë, u kurorizua me lobim te suksesshëm sepse, Lobi Shqiptar në SHBA, me aktivitete lobiste, organizimin e demonstratave masive, e sensibilizoj popullin dhë politikën amerikane, në anën tjetër e përkrahu dhe e afirmoj luftën UÇK-së, kur Lobi i pari dhë i vetmi subjekt në mërgatën amerikane, i cili në një tubim në përkujtim të heroit Ardian Krasniqi në vitin 1998 zyrtarishtë e njohu, e përkrahu dhe e mbrojti tentim kualifikimet gjoja si organizatë terroriste, siç ishte rasti me ish Ambasadorin Richard Gelbard të cilin e denoncuam publikisht. Në demonstratat masive, Kongresit i kërkuam armatosjen e UÇK-së sepse për ta mbrojtur vendin gatishmëria ishte e jashtëzakonshme.

Do t’i ndaj me juve disa detaje të cilat në opinionin shqiptar dhe jo vetem, nuk kanë qenë në dijeni për angazhimin e ish Senatorit me ndikim dhe ish Nënpresidentit e tani Presidentit aktual, Joe Biden.

Joe Biden ishte një agjitator i fuqishëm jo vetëm për bombardimin e Serbisë nga ajri por edhe për ndërhyrjen me trupa këmbësor për ta shpartalluar Serbinë dhe ndaluar gjenocidin ndaj shqiptarëve të Dardanisë. Ai, në të gjitha seancat e Senatit si pjesë lobuese e tij duke i shfrytëzuar 3 minutat e tij sipas Rregullores në çdo seancë para sesionit të Senatit, lobonte për çëështjen e Dardanisë me kërkesat e tij. Ne, si Lob, e kemi patur fatin se në përkrahjen tonë tonë qëndronte fuqishëm një autoritet politik me ndikimin dhe respektin të cilin kishte, falë qëndrimeve të tij të hapura, shumë të ashpra kur ishin në pyetje mbrojtja e popujve ndaj padrejtësive të cilat iu ushtroheshin në momentet kritike.

Millosheviqi ishte i interesuar që Joe Biden ta vizitoj Serbinë duke e pasur parasysh ndikimin e tij në politikën amerikane, i cili kishte provuar që përmes kanaleve diplomatike, miqëve e bashkëpunëtorëve të Senatorit Biden, përmes biznesmenëve e kanaleve tjera, ta sjell për vizitë në Serbi.

Tjeshtë z. Biden e injoronte dhe me në fund i drejtohet personalisht duke i shprehur dëshirën që ta takonte në Beograd. Pas sa e sa muajve, z. Biden më në fund pranoi të vizitonte me kusht që Millosheviqin ta takon në kabinetin e tij në Beograd në pranverën e vitit 1993 dhe atë pas orës 9 të mbrëmjes (me kohën europiane në ora 21 të mbrëmjes) pa prezencën e mjeteve të informimit.

Nëse iu kujtohet gjatë vizitës së tij të fundit, ai as që u përkul para flamurit serb në ceremoninë e pritjes.

Ashtu edhe ndodhi e në fillim të takimit, Biden i kërkonë që ta sjellë Radovan Karaxhiqin sepse i interesonte ta takonte edhe atë. Millosheviq fillon të arsyetohet se ku ta gjejë atë se gjoja nuk ka kontakte me të. Megjithatë e thërret në telefon dhe me helikopter e sjell në atë takim. Bile, në një bisedë me neve ai na e përshkruante se si gjatë ngjitjes së shkallëve ishte mbushur frymë sa që më vështirësi u përshëndet me të.

Kanë pasur biseda aspak të këndshme sa që edhe tensionuese sepse në atë kohë Karaxhiq ushtronte gjenocid ndaj popullit boshnjak.

Dhe në fund të bisedës Millosheviq i drejtohet Senatorit Biden me pyetjen se çfarë mendimi ka për të. Ai, pra Biden i përgjigjet duke e quajtur: “Ti je një kriminel lufte i mallkuar” ( “Damn War Criminal”).

Këtë deklaratë e ka përcjellë edhe televizioni C-SPAN zyrtarisht.

Opinionit dardan mund t’i kujtohet edhe kur George W. Bush i riu është zgjedhur Presidenti 43-të i SHBA-së, i cili në agjendën e tij për vizitën e parë në Evropë, t’i tërhjek trupat amerikane.

Para se të nisej në vizitën zyrtare për në Evropë, Presidenti Bush kërkoi ta takonte Senatorin Biden si Kryetar i Komitetit për Politikë të jashtme dhë njohës i mirë i politikës evropiane me theks të veçant asaj franceze. Për këte të fundit nuk do të shkruaj më tepër.

Gjatë takimit në zyrën Oval kur Bush ia paraqet planin për tërhjekjen e trupave nga Evropa, Biden i drejtohet duke i thënë në mënyrë të prerë se, po që se mendon ta bëjë një gjë të tillë, asesi mos t’i tërheq trupat nga Kosova (Dardania). Nëse një gjë të tillë e bënë, une do të jem i detyruar që në çdo mbledhje të Senatit të loboj kundër këtijë vendimi.

Presidenti George W. Bush heqi dorë nga ky vendim.

Me vjen keq se kjo Administratë nuk është në përputhje me qëndrinet e Presidentit Biden lidhur me Dardaninë. Në letrën të cilën ia kam dërguar në vitin 2023 pos tjerash, në mënyrë të tërthortë i kam shkruar se: “dikush po ua pi duhanin tinez”.

Kontributi i Presidentit Biden në të gjitha periudhat e çlirimit, shtetformimit të shtetit të Dardanisë është shumë i lartë në vendimmarrjet gjatë gjithë periudhave që nga çlirimi deri të shtetndërtimi i Repunlikës së Dardanisë. Populli shqiptar i ka në dijeni qëndrimet parimore të Predidentit Biden. Prandaj i jemi falenderues duke i dëshiruar zgjedhjen në mandatin e dytë, që do të ishte fitore edhe e popullit shqiptar e në rend të parë, për popullin demokratik amerikan.

Dhe në fund për opozitën e mjerë dardane

Rropatjet theqafjeje të opozitës rreth rrëzimit të Qeverisë Kurti II, është deshirë për pushtet, tentim mbulimi i korrupsionit, hajnisë, pasurimit të pajustifikueshëm dhe dështimet në qeverisjen 20 vjeçare duke fal territore dhe vendime në dëm të shtetit.

Nuk ka njeri normal i cili në një situatë të brishtë të sigurisë në rend të parë të shtetit dhe rajonit, të kërkohet rrëzimi i qeverisë në vend se të përgatitet për paparashikueshmërit të cilat potencialisht mund të ndodhin në bazë të informatave, reagimevë, jo vetëm nga shërbimet inteligjente vendore por edhe atyre ndërkombëtare.

Këto veprime të opozitës, sipas sjelljeve të tyre janë në përputhje me ato të Vuçiqit dhe aleatit të tij, Kryeminstrit Shqiptar Edvin Kristaq Rama.

Do t’ua përsërisë një thënie aktuale kushtuar kësajë opozite që nga koha e Rilindasëve: sot ka ardhur koha e atyre që shesin shtet për shtëpi e pasuri, ndërsa, Rilindasit tonë, kanë shitë shtëpi e pasuri për shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat