Gjermanët dhe rusët janë dy popujt me të mëdhenj të Evropës

Opinione

Gjermanët dhe rusët janë dy popujt me të mëdhenj të Evropës

Nga: Agron Shabani Më: 2 prill 2024 Në ora: 13:04
Autori Agron Shabani

U bë mirë që shteti dhe kombi gjerman, u reshtuan dhe pozicionuan kundër luftës së përgjakshme, shkatërrimtare dhe imperialiste të Rusisë-kundër Ukrainës.

Gjermanët dhe rusët janë dy popujt me të mëdhenj dhe me të fuqishëm të Europës, me vlera, resurse dhe pasuri të panumërta njerëzore, materiale, natyrore, nëntokësore, etj.

Sipas këndejmit, thuhet se afro 2/3 ose 1/4 e filozofisë, si dhe shkencave të ndryshme natyrore, teknike, mjeksore dhe humaniste, në nivel botëror ose planetar, janë të mbuluara, shkëlqyera ose eksploruara nga filozofët dhe shkencëtarët e njohur gjermanë si Imanuel Kant, George Wilhem Friedric Hegel, Friedrich Nietzsche, Arthur Schopenhauer, Husserl, Popper, Wolf, Heidegger, Leibnitz, Goethe, Scheler, Heine, Christian Thomasius, Johänn Joachim Winckelmann, Ephraim Chambers, Christian Wolf, Erich Wolf, Erich Fromm, Herschell, Carl Friedrich Benz, Gottlieb Daimler Benz, Werner Siemens, Wilhelm Conrad Röntgen, Robert Koch, Nikolaus August Otto, Max Planck, Karl Ferdinand Braun, Otto von Braun, Werner von Braun, Thomas Robert Malthus, Alexander von Humboldt, Karl Wilhelm Scheele, Joseph Kaspar Lavater, Leopold Auenbrugger, Eduard George von Kleist, Gabriel Daniel Fahrenheit, Daniel Rutherford, Leonhard Euler, Albrecht von Haller, Georg Ernst Stahl, Otto von Guericke, Johann Bernoulli, Réaumur etj. (Gjermani), gjegjësisht nga Sergei Pavlovich Korolev, Valentin Lyushkov, Vasily Mishin, Andrey Tupolev, Mikhail Gromov, J. Antonov, Dmitry Kuznetsov, Nikolai Kardashev, Vasily Fesenkov, Kirill Florensky, Nikolai Barabashov, Igor Vladimirovich Belinsky, Aristarkh Belopolsky, Yevgeny Krymov, Marjan Kowalski, Lyudmila Karashkininskaya, Valentina Grisodubovskaya, Elena Pitjevskaya, Dmitry Maksutov, Alexander Alexandrovich Mikhailov, Nikolai Moiseyev, Pavlov, Vasiliev, Lebedinski, Dostojevski, Pushkin, Majakovski, etj., nga Britania e Madhe, Italia, Franca, Greqia, Austria, Zvicra, Kroacia, Japonia, Spanja, Portugalia, Holanda, Ukraina, etj.

Ia vlen të kujtojmë periudhat ose etapat e fluida, hektike, agresive ose dinamike të "luftës së ftohtë" dhe konfrontimeve të atëhershme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, e sidomos në mes SHBA-së dhe ish Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) në të gjitha frontet ose drejtimet e mundshme. Me ç'rast, përveç garës së njohur (kuantitative dhe kualitative) për armatim nuklear ose atomik, Lufta e asokohe në mes SHBA-së dhe BRSS-së, si fuqitë (superfuqitë) kryesore të Paktit të Natos dhe ish "Traktatit të Varshavës", ishte zhvendosur në fushën e "luftës së yjeve", respektivisht për "pushtimin e hapësirës qiellore", interstelare ose galaktike: Ku shkencëtarët ose astrofizikantët e njohur ruso-sovjetikë: Përballë vetes kishin shkencëtarët ose ekspertët e njohur amerikanë (kryesisht me origjinë gjermane) si Werner von Braun, Arthur Rudolph, Robert Struchgold dhe të tjerë në fushën e astrofizikës, termodinamikës dhe fizikës nukleare ose atomike. Në këtë fushë, rusët kishin mbetur shumë pas amerikanëve në studimin ose eksplorimin e hapësirës qiellore në kuadër të programeve të njohura ruso-sovjetike si "Lluna", "Sputnik", etj.

Në Gjermani, njihen, çmohen dhe respektohen shumë vlerat dhe parimet e njohura shkencore, intelektuale, morale, profesionale dhe patriotike të individit si çështje ose aspekte të rëndësishme ose relevante të popullit (kombit), shtetit dhe pushtetit që shkrihen dhe bëhen bashkë në një trup dhe projekt të vetëm shtetror dhe nacional.

Ndaj, për shkak të ndikimit dhe fuqisë së tyre shkencore, kulturore, financiare, ekonomike, industriale, teknologjike, politike, ushtarake, dhe kështu me radhë, është e dukshme që Gjermania ka përballë vetes një kundërpeshë ose barazpeshë globale ose universale në marëdhëniet e tensionuara botërore ose ndërkombëtare, veçanërisht në luftën në Ukrainë, ku SHBA-ja, Republika Federale e Gjermanisë dhe Britania e Madhe janë bërë bashkë për të ndihmuar Ukrainën në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme.

Lufta në Ukrainë dhe nevoja imanente ose përmantë për paqen dhe pajtimin:

E kemi përmendur shpesh se ka disa çështje dhe aspekte dramatike, tektonike, determinante dhe paradigmatike, të cilat vazhdojnë të sfidojnë, eklipsojnë, dominojnë ose shkaktojnë ambivalencë në politikën dhe diplomacinë evropiane dhe globale për një kohë të gjatë.

Ndërsa lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë, në mënyrë eksplicite, esenciale ose substanciale, ka ndryshuar ose përcaktuar raportet dhe konstelacionin e forcave së bashku me marrëdhëniet ndërkombëtare të gjithëpërfshira.

Në këtë rikonfigurim ose konstelacion të ri të forcave ose marrëdhënieve ndërkombëtare, vërehet një ndryshim rrënjësor i kursit, narrativit, doktrinës, formulës ose filozofisë së përgjithshme ushtarake, politike dhe diplomatike të Gjermanisë. Në këtë kontekst, edhe Britania e Madhe dallohet me vlerat, resurset, kapacitetet ose potencialet e njohura globale ose universale.

Ndryshe nga ky skenar, shpeshherë francezët dhe gjermanët nuk janë përputhur mirë me njëri-tjetrin. Ish-politikani francez i njohur, Jacques Attali, nga frika, paranoja, urrejtja ose xhelozia e pafund ndaj tyre, dikur do t'i quante gjermanët si "pacienti" ose "të sëmurën e madhe dhe kryesore të Europës ose UE-s", duke pretenduar që Gjermania kurrë nuk do të jetë e barabartë me Francën si fuqi nukleare ose atomike!

Gjermania drejton, piloton ose komandon lokomotivën e përbashkët europian, për të sjellë vetëm një shembull.

Ka zëra që thonë se nga frika e një "aleance sekrete ose të veçantë", ose një "pakti anglo-amerikano-gjerman" në Ballkanin Perëndimor, si dhe në të gjithë kontinentin dhe botën tonë, Serbia (me dorën e zgjatur të Rusisë, Kinës etj.) mund të hapë "kutinë e Pandorës", lidhur me një luftë të re shqiptaro-serbe në Ballkan, që do të nxirrte Rusinë nga lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë. Kjo është një skenar i pakëndshëm. Rusia është një shtet i madh ose një superfuqi botërore, dhe nuk është e mundur që të ketë qëllime ose pretendime kundër shqiptarëve dhe popujve të tjerë më të vegjël. Nëse...!

Një digresion:

Duke filluar që nga Konrad Adenaueri, Helmut Schmidt dhe deri tek Angela Merkel dhe Olaf Scholz, liderët e zgjuar dhe kompetent të Gjermanisë kanë kombinuar, balancuar, rivitalizuar, konturuar, eksploruar dhe përparuar lirinë me sigurinë, pasurinë me solidaritetin social, si dhe patriotizmin e tyre me edukatën, kulturën dhe mentalitetin e shkëlqyer industrial dhe ekonomik.

Ndaj, nëse kriza globale mbërriti edhe në Gjermani, ajo erdhi për shkak të bankierëve lakmitarë, virusit corona dhe luftës në Ukrainë.

Psikologjia politike, ndër të tjera, na ndihmon të kuptojmë se gjermanët e disiplinuar, vigjilent dhe patriot, gjithmonë me qetësi dhe maturi të pashoqe, i kanë tejkaluar krizat e ndryshme në planin e brendshëm dhe në atë të jashtëm. Megjithatë, askush nuk e di me saktësi të plotë nëse kontinenti dhe globi ynë do të shpëtojnë nga Lufta e Tretë Botërore, pas gjithë asaj që po ndodh në Ukrainë...?!

Në këtë drejtim, njohësit dhe studiuesit (ekspertët) e ndryshëm të rrjedhave dhe zhvillimeve të përgjithshme politike, fiskale, financiare, industriale, tregtare dhe ekonomike brendapërbrenda "tregut të përbashkët" europian, duke i analizuar dhe komentuar trendet ose standardet e ndryshme (dominante dhe ekskluzive) të vendëve ose fuqive të ndryshme të BE-së etj., kanë kohë që flasin për ndarje ose "forma të reja" suksesive, secesive, buxhetore ose merkantiliste të valutës (euros) dhe "kapitalit të përbashkët europian" në të ardhmen. Sidomos në fushën ushtarake ose luftarake.

Edhe pse Britania e Madhe nuk është më pjesë e BE-së, ende shihet dhe konsiderohet si mik, partner dhe aleat historik dhe strategjik i Gjermanisë.

Ata që i njohin dhe kuptojnë pak politikën dhe diplomacinë konfidenciale, së bashku me shkencat ose disiplinat e njohura ushtarake ose luftarake, kanë më lehtësi për t'i kuptuar formulat, doktrinat, konceptet ose ekuacionet e komplikuara të luftës së përgjakshme dhe apokaliptike të Rusisë kundër Ukrainës. Kjo luftë, në esencën ose substancën e saj, përputhet me një "luftë të pashpallur" të Rusisë kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit. Pse kjo ndodh?

Për shkak se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, së bashku me gjeneralitetin, admiralitetin ose aparatin e tij politik dhe ushtarak në Kremlin (Moskë), janë të bindur se preteksti i luftës në Ukrainë është nxitur dhe shkaktuar nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Gjermania si fuqitë kryesore të Natos dhe Perëndimit.

Në kohën kur asnjë vend tjetër në botë nuk ka shtrirësinë e programit të "mureve bërthamore" ose 'mburojës atomike" nga të gjitha anët ose drejtimet e mundshme si SHBA-ja, Rusia, Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca.

Megjithatë, sipas rusëve, pasuritë, rezervat ose burimet kryesore të industrisë dhe teknologjisë agrare ose ushqimore, si dhe ato të gazit natyror, naftës dhe benzinit, arit, argjentit, xhevahirëve, rubinëve, safirëve, dhe mineraleve të ndryshme, kanë ndodhur në Rusi, Ukrainë, si dhe në shtetet e tjera të ish-BRSS-së, në Lindjen e Mesme, Azi, Afrikë dhe gjithandej.

Kështu që, duke përfituar nga burimet natyrore të pasura dhe fuqia e punës së lirë në Rusi, Kinë, Indi, Pakistan, Ukrainë, si dhe në shtetet e tjera të ish-BRSS-së, në Evropën Lindore, Ballkan, Turqi, Amerikën Latine, Afrikë, etj., rusët dhe kinezët mund të sfidojnë supremacinë e dollarit amerikan në tregun botëror të mallrave dhe kapitalit.

Sipas Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, shpërbërja ose dekompozicioni i ish-BRSS-së ishte një padrejtësi e madhe në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, që duhet të kompensohet, riparohet ose rikuperohet. Ai beson se kjo duhet të ndodhë përmes luftërave, konflikteve dhe sfidave të ndryshme, siç është lufta në Ukrainë.

Duke u përqëndruar tek tema në fjalë:

Një gjë ose shumë gjëra duket se nuk shkojnë si duhet në politikën dhe diplomacinë e Perëndimit, sidomos në raport me Rusinë dhe luftën e saj në Ukrainë. Ka ndjenja se fjalët, agjendat, formulat, opsionet ose narrativat e njohura të politikës dhe diplomacisë nuk janë përdorur në mënyrën e duhur ose të efektshme. Kjo është një lajm i keq për marëdhëniet ndërkombëtare, veçanërisht për paqen dhe sigurinë globale.

Sipas Oliver Cromwellit: Kur burrave të shtetit u mungojnë fjalët, atëherë ata përdorin armët dhe fillon lufta. Situata është shumë serioze, konfuze dhe kaotike.

Historia na mëson se ata që nuk e njohin dhe nuk e marrin mësim nga të kaluarën e tyre humbasin të ardhmen e tyre.

Ka gjithmonë diçka të dyshimtë, misterioze ose enigmatike aty kur të tjerët ose shumica marrin anën e të fortëve ose të fuqishmëve.

Edhe sot, ka zëra në Perëndim që janë përkrahës të bojkotit ose embargos totale ndaj Rusisë.

Për luftërat ose konfliktet e ndryshme që ndodhin sot, faturat, cmimët ose fletëpagesat e ndryshme, shpeshherë vijnë më vonë.

Ligji dhe drejtësia botërore ose ndërkombëtare vazhdimisht përballen me rreziqe nga emocionet, pasionet, simpatitë, frika dhe interesat e ndryshme.

Thuhet se e vërteta dhe drejtësia janë viktimat e para të luftës, ndërsa nderi, morali dhe pastërtia janë kthyer në mashtrim ose kontrabandë.

Nuk ka shtet, popull, ose komb në Europë ose në botë që është aq i pasur, fuqishëm, i zhvilluar, i sigurtë dhe i kualifikuar për të kontribuar në luftë dhe paqe njëkohësisht.

Kohë për të menduar, reflektuar dhe ndërhyrë për mundësitë, potencialet, agjendat, instrumentet, solucionet, narrativat ose alternativat e reja duhet të shfrytëzohet përballë luftës së Rusisë në Ukrainë në mënyrë shkencore dhe gjeopolitike.

Lufta e përgjakshme në Ukrainë dhe pandemia globale e COVID-19 kanë nxitur një shqetësim të madh global për një përplasje të mundshme nukleare mes Rusisë dhe SHBA-së.

Në histori, në periudhën nga viti 1914 deri në vitin 1945, kontinenti europian humbi rreth 80 milionë banorë në dy luftërat botërore dhe në shkatërrimet tjera të asaj periudhe.

Pa harruar luftërat e mbretërve dhe perandorëve europian, si dhe sëmundjen vdekjeprurëse të "kugës", periudha e Renesancës u shënua nga sfidat dhe turbullirat që përjetoi kontinenti ynë. Megjithatë, mrekullia është se Europa ka mbijetuar nga këto kriza dhe fatkeqësi.

Rilindja globale ose europiane, megjithëse ka qenë pjessërisht e suksesshme, nuk ka qenë e plotë. Diskriminimi, shtypja dhe vdekjet vazhdojnë edhe sot në Europë dhe nëpër të gjithë botën.

Europa po përjeton një cikël të ri sfidash dhe krizash, të cilat janë serioze dhe në disa raste edhe dramatike ose apokaliptike.

Kontinenti duket se po mbyllet ose izolohet nga jashtë, ndërsa hapet ose integrohet brenda kornizave të tij burokratike, teknokratike, politike, administrative, dhe juridike.

Ndonëse, në çdo ditë e natë, qindra ose mijëra njerëz nga vendet si Ukraina, Siria, Iraku, Afganistani, Magrebi, Lindja e Mesme, Afrika dhe Ballkani përpiqen të hyjnë në Europën Perëndimore për të gjetur siguri dhe shpresë për një të ardhme më të mirë.

Ndjejmë sikur po jetojmë në një pikëndarje midis botës së vjetër, romantike, idealiste dhe realiste, dhe botës moderne, materialiste dhe surreale të kaosit dhe anarkismit.

Ka shqetësime të mëdha në lidhje me përparimin e shkencës dhe teknologjisë, dhe ndikimin e tyre në jetën tonë. Ndërsa shkencat dhe teknologjitë përparojnë, duket se komunikimi me publikun është bërë më pak efektiv. Shkrimtarët, artistët, politologët, pedagogët, filozofët dhe sociopsikologët po hasin sfida në përshkrimin dhe kuptimin e shkencës dhe teknologjisë në një epokë kur këto sfere janë në pikën e tyre.

Teknologjitë e reja ushtarake rrezikojnë jetën tonë dhe identitetin tonë. Ata mund të ndikojnë në shpirtin dhe mendjen tonë, duke na bërë të pashpirt dhe pa ndjenja. Lufta në Ukrainë shkakton shumë humbje njerëzore dhe materiale, dhe përparimi i teknologjisë ushtarake e bën situatën akoma më alarmante.

Politologjia dhe shkencat politike na përmendin se paqja, liria dhe pavarësia e popujve dhe shteteve të vogla janë të garantuara nga pajtimi dhe bashkëpunimi i popujve dhe shteteve të mëdha. Etika politike dhe diplomatike është thelbi i zgjidhjes së problemeve të ndryshme në botë.

Lufta në Ukrainë është një shembull i nevojës për zgjidhje emergjente të konflikteve të ndryshme në botën tonë. Siç tha Albert Einsteini, nuk e dimë se me çfarë armësh do të zhvillohet Lufta e Tretë Botërore, por është e rëndësishme të kemi parasysh nevojën për paqe dhe përballimin e konflikteve në mënyrë të mençur për të shmangur shkatërrimin e njerëzimit.

Në instancë të fundit, të gjitha luftërat ose konfliktët e ndryshme, në radhë të parë i shpalosin ose deshifrojnë deshtimin e politikës dhe diplomacisë, gjegjësisht, mungesën ose ambicjet e humanizmit dhe intelektit njerëzor.

Në këtë prizëm, sipas Nikolla Makiavellit, nuk mund të ketë ikje ose shpëtim nga lufta, por vetëm shtyerje ose armëpushime të ndryshme në dëm ose dobi të palëve në luftë ose konflikt.

Ata që bëjnë gabime ose gafe të rënda në politikën e lartë ose diplomacinë, nuk kanë parë dhe mësuar asgjë nga lufta.

Në fund të fundit, sipas koncepteve, doktrinave ose teorive të njohura ushtarake dhe politike: Lufta është shumë serioze për t'ia besuar atë ushtarëve (ushtarakëve) ose komandantëve të luftës. Ndaj, përfundimi ose parandalimi i luftërave ose konfliktëve të ndryshme me anë të politikës ose diplomacisë së kualifikuar, intelektuale, profesionale, inteligjente, komplementare, suplementale, komprehensive, kontemplative ose superlative, është shumë më i rëndësishëm ose efektiv se sa protesta ose rezistenca kundër tyre. Zbatimi i këtij mendimi janë edhe liderët e Gjermanisë, SHBA-s, Britanisë së Madhe etj.

P.S....Sikur dihet, dominimi i keltëve në pjesët ose rajonet kryesore të Europës Qendrore dhe më gjerë, asokohe është ndalur dhe pamundësuar nga dy faktorë të rëndësishëm ose kryesorë: Faktori i njohur romak dhe ai gjerman; Respektivisht, romakët dhe gjermanët, të cilët për shumë shekuj me radhë do ta mbulonin dhe dominonin, si të thuash, pjesën më të madhe (esenciale ose substanciale) të historisë së pergjithshme të kontinentit të vjetër evropian dhe më gjerë.

Ndërkohë që pas triumfit të njohur (epokal ose historik) të ushtrisë gjermane nën komandën supreme të Peter Arminius Hersukut kundër ushtrisë së fuqishme romake (e Jul Cezarit ose më konkretisht, e Publie Kuintil Varit) në Bejete e famshme në Malin e njohur të Teutonburgeve në shekullin e nëntë (9): Shteti dhe kultura e atëhershme romake nuk i kishin arritur kurrë të depërtonin në pjesën më të madhe të hapësirës ose territorit të njohur gjerman.

Kjo filloi që nga Ana e Djathtë e Lumit të Raines (Rhein), për të vazhduar kështu gjer në Mainc (Mainz): Gjegjësisht, në Pjesën Veriperëndimore të Lumit të Maines (Main) dhe në Juglindje të Lumit të Visles (Krakove, Polonia e sotme), në Petrassa (Rumani) si dhe në hapesira ose teritore të tjera gjithandej Evropës Qendrore, Juglindore, Rusisë së sotme (Prusia Lindore) dhe gjer në Skandinavi, ku ishte zhvilluar dhe kishte lulezuar kultura e njohur gjermane. Ndonëse, pa harruar këtu kronikat ose interpretimet e shkëlqyera të Kornel Publie Tacitit në kuadër të veprës së tij të njohur me titullin "Germania Libera", se bashku me personifikimin dhe unifikimin e fuqishëm hyjnor ose profetik të Perendeshës ose Hyjneshës së njohur gjermane "Nertha" ose "Nerthus" me Zotin (Hyjin) dhe Token Meme, se bashku me mitet, eposet ose legjendat e njohura mbi Ulfilin (Wulfilin) - Ipeshkvin e shquar të Goteve të Perëndimit (thuhet se ka ndërruar jetë dikund në vitin 383 të Epokës së Re).

I cili, pos tjerash, do të mbahet mend edhe si përkthyesi dhe eksploratori i parë ose kryesor i 'Bibles' në Evropë dhe më gjerë (Lexo: "Codes Argentenus" në gjuhën gjermane ose gotike që edhe sot e kësaj dite ruhet në Universitetin e njohur të Upsales, në Suedi), ato mbi Karlin e Madh (Karl de Große ose Carolus Magnus) dhe kështu me radhë. Ku kultura dhe historia e njohur e popullit ose kombit të madh gjerman kanë lënë gjurmë të thella dhe të pa shlyera pothuajse në pjesën më të madhe të historisë së gjithëmbarshme të kontinentit të vjetër dhe më larg. Së këndejmi, gjithmonë sipas deftesave, shënimeve, kronikave ose apologjive të njohura shkencore ose historiografike, nga grupet ose bashkësitë e vogla gjermane gjatë shekujve 2, 3, 4, 5 etj., do të ngriten, zhvillohen dhe përparojnë fiset e mëdha gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat