Një shkëlqim i syve në hotel "Sheraton" ...

Opinione

Një shkëlqim i syve në hotel "Sheraton" ...

Nga: Agron Shabani Më: 3 prill 2024 Në ora: 21:28
Agron Shabani

Qyteti i madh ofronte pamjen e një metropole të dalldisur dhe zhubravitèse që nuk pushonte dhe s'flinte kurrë. Me tingujt e një muzike të lehtë që po vinte dhe përbirohej aty dikund pari përmes grilave të dritarëve, ato me vapë të madhe ose zheg shumë në trupin, zemrèn, gjakun dhe shpirtin e tyre prush, gjithë delikatesë të lartë, si dhe me plot e përplot ekstravangancë, e kishin derdhur trupin e tyre valë në fotelën e apartmamentit superluksoz që ndodhej i shtrirë në pjesën dominante dhe më ekskluzive të hotelit të njohur me pesë yje "Arabela-Sheraton" të qytetit tè madh:
Ndërkohë që vapa e madhe e stinès, sikur iu tundej dhe valèvitejj furishëm syve, faqëve dhe flokève të tyre flori: dritat, poçet, shandanet ose ato llambadare të shkëlqyera dhe prarura me 'pllanga' neoni ose kristali, sikur po 'skuqëshin' dhe rrezatonin akoma me shumë nën pushtetin e syve të tyre gacë, si për t´ua ngritur temperaturën grave (femrae) sharmante, ekskluzive dhe ekzotike që të ngjanin në dy pika të mëdha çuditëtese në atë zgjua të madh turistësh të shumtë nga e gjithë bota aty.

Qyteti i madh sikur ndodhej në festë.

Aty dikund pari ishin edhe pishina dhe veranda e hotelit që të ofronin ndjesinë, rehatinë, qetësinë, bukurinë, mbretërinë dhe lumturinë absolute për të ngritur ose krijuar nota, tinguj, pentagrame, melodi ose simfoni të ndryshme miqësore ose romantike në cepin e asaj nate të nxehtë mondane dhe metropolitane që nuk sosej në  hotelin " Sheraton".

Hanina dhe Jozefina, vinin nga Bejruti i Libanit. Jozefina jetonte në Bejrutin Lindor, dhe Hanina në Bejrutin Perëndimor. Njëra ishte muslimane me prejardhje nga Palestina dhe tjetra e krishterë ose maronite. 

Pas mbarimit (përfundimit) të shkëlqyer të temës së maturës në kolegjët ose shkollat e mesme (profesionale) të metropolës libaneze (bejrut) ato i kishin vazhduar dhe përfunduar studimët në fushën e turizmit dhe bisnesit në Univerzitetin e famshëm amerikan të Bejrutit (American University of Beirut) të cilin e kishin ngritur ose themeluar amerikanët në vitin 186O. 

Të dyja: edhe Jozefina, edhe Hanina, dukëshin të bukura, sharmante, ekskluzive dhe tepër ekzotike. Vinin prej aty ku Zoti dhe natyra me aq bujari dhe zemërgjërësi të pashoqe kanë falur ose blatuar bukuri të shumëta njerëzore dhe natyrore.

Me zhargonin ose vokabularin e njohur fabulist ose anektodig të Lindjes së Mesme, kjo do të thotë se: nëse nuk e keni parë ose vizituar asnjëherë Bejrutin famoz, nuk i keni hasur ose takuar kurrë atraksionet ose bukuritë e vërteta të florës dhe faunës së njohur arabe.

Jozefina (Zhozefine) pra, i takonte komunitetit të krishtërë ose maronitë që përbëjnë me tepër se 22 të popullsisë së përgjithshme të Libanit, ndërkaq Haninë (Hanina) i takonte komunitetit musliman që përbëjnë mëse 56 % të popullsisë së përgjithshme të Libanit. Ndonëse, të ndarë gjysëmpërgjysmë (5O: 5O % ) në sunnit (sunni) dhe shiitë (shiia) në Bejrutin (Libanin) e kontrastëve dhe diversitetëve të shumëta fetare, kulturore, nacionale, etnike, politike, ideologjike etj.

Një shpërthim i fuqishëm në Bejrut sikur i kishte çuar në ajër, ose shpartalluar edhe ëndërrallat e njohura afariste ose akademike të bukuroshëve të lartëpërmendura të Bejrutit, Jozefines dhe Hanines!....E kishte shpartalluar, pllakosur dhe tronditur krejt qytetin e bukur të Bejrutit....Tërë Libanin ose gjithë globin tonë. Duke i sjellur në mendjen ose kujtesën e bukuroshëve arabe, si dhe të krejt globit, skenat ose pamjet e llahtarshme dhe tepër makabre të luftërave të përgjakshme civile (qytetare) ose shkatërrimtare të cilat për shumë vite dhe dekada me radhë e përgjakën, plagosën, pllakosën, e ndanë dhe përçanë Bejrutin (Libanin) dhe tërë Lindjen e Mesme. 

Llogaritët se gjatë periudhës kohore 1975-199O, në Bejrut dhe qytete tjera të Libanit si Tripoli, Tir, Sidon etj., në vorbullën e përgjithshme të luftërave të ndryshme qytetare, fetare, kulturore, politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, nacionale dhe të tjera, e kanë gjetur vekjën me tepër se 16O.OOO qytetar libanez, janë plagosur, retarduar ose traumatizuar me tepër se 9OO. OOO banor ose qytetar, ndërkaq me tepër se 1 milion banor ose qytetar të Libanit, janë detyruar të ikin ose marrin botën në sy.

Ndërkohë që të përndjekur, keqtrajtuar, burgosur, internuar, shikanizuar dhe deportuar nga pushteti, ushtria dhe policia izraelite. Në Bejrut (Liban) gjatë vitëve të shtatëdhjeta, tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, kanë emigruar me mijëra ose miliona qytetar palestinez. Shumë prej të cilëve e kanë gjetur vdekjèn nga sulmet, bombardimet ose granatimët e vazhdueshme të forcave të ndryshme libaneze, siriane ose izraelite në kampet ose llogoret e ndryshme palestineze si "Tal el Zatar"ose "Sabra & Shatilla" në periferi të Bejrutit ,"Nahr el Bahred" (Tripoli) dhe qytete tjera të Libanit.

Gjatë asaj natë të gjatë mondane dhe metropolitane që nuk sosej, ato sikur i kshin zgjedhur edhe kostumet ose garderobën më të bukur së bashku me parfumin, desodorantin, grimin, sharmin, stilin, ritmin, taktin dhe buzëqeshjet e jetës ose motmotit, për të futur në rrjetë ose nën "grep" ndonjë "peshk" ose "skifter" të natës gjithë surpriza dhe skena të papritura nga të cilat tundej dhe hallakatej i gjithè hoteli. 

Ishin afariste ose sipërmarrëse të suksesshme, viskoze, ekselente dhe tepèr ekzotike, dhe nuk iu vinte aspak keq të flisnin fare hapur mbi dashurinë, bukurinë, vijat ndarëse, misterët ose sekretët e ndryshme në trupin (organizmin), mendjen, zemrën dhe shpirtin e  femrave (grave) të sprovuara dhe përgatitura për gjithëçka dhe çdo gjë. Madje, edhe për "gjëra të nxehëta" që nisin ose fillojnë shpesh me një gotë vërë ose shampanjë dhe përfundojnë me një buzëqeshje tunduese, apo kafshim gishti të dorës së zemrës.

Ec e mate dhe peshoje ti vetën ose fuqinë tënde në sytë e thellë të ndonjjë zonjë të rëndë mondane ose metropolitane së bashku me gjeografinë ose gjeometrinë e vogël të një gravitacioni të madh që vjen nga ana tjetër e tavolinës?!, sikur po flistja vetmevehte.
Ndërkohë që atyre sikur po u kujtohej prore kafshimi i " mollës së ndaluar" në "Edenin e përgjakur" atdhetar ose vendlindorë së bashku me nanurisjet e natyrës dhe ata tinguj të amshuar të erës së butë freskuese dhe ledhatuese nepër fytyra dhe ato flokë flori që i formonojne një mjë e një (1OO1) nota melodishë ose simfonishë të bukura të zemrës dhe shpirtit. Prekjet e lehta të e buzëve, shikimet sy me sy dhe lehtësia e padurueshme e atij gravitacioni të madh trupash dhe shpirtërash të rënë në dashuri atje dikund largë nën hijet e flladitshme të ndonjë lisi të moçëm atdhetar ose vendlindor.
Në hotel ndërkaq, problemi me simpatitè e rastit ose romansat e baladat e ndryshme në vrap, është ai se ato përfundojnè dikur natën vonë dhe duhet rindërtuar nga distancat e ndryshme që shkruajnë faqe ose kronika të nxehëta për jetën, bukurinë, erosin ose dashurinë, pa u mërzitur kurrë se ç'thonë analet dhe kronikat e ndryshme ditore ose periodike.; Edhe për ato levizje ose "përplasje indiferente" vetulash dhe çerpikësh të gudulisur, të cilët mezi presin fikjen e dritave ose mbylljen e perdëve të natës së gjatë mondane fhe metropolitane që nuk sosët.
Në këtë histori është mëse interesant fakti se Psiha e bukur, sharmante dhe ekzotike, dikur megjithatë kishte frikë nga terri, ndërsa Erosi nga drita (....). Nejse!
Në hotel "Sheraton" nd balet yjësh, ansambël ngjyrash, algjebra dhe alfabete syshë ose syçkash të lazdruar, tryeza ose tavolina të mbushura me plot e përplot therrore, blatore ose dhurata të shumëta...Zonja të bukura mondane dhe metropolitane me plot delikatesë të lartë dhe ekstrvagancë. Shandane dhe llambadare të praruara dhe shkëlqyera prej neoni dhe kristali që bëjnë dritë dhe rrinë ndezur ditë e natë. Në anën tjetër të tryezës ose tavolinës, buzagaze të stisura ne maje te gjuhes, fytyra të mbërdhezura ose salakuqura Jul Cezarësh, Filipësh dhe Napoleonësh tè vjetër të shekullit t'ri..Kurtha, intriga, dredhi, balada të ndryshme dhe "romansa" si dikur.
Çao, saluti , adio dhe plot "deserte" ose "aperitive" tjera. Ani ato aroma të këndshme parfumi ose desoforanti që përzihen shpesh me erë nafte dhe benzine të ndonjë moguli, emiri ose sheiku të pasur në sfond....Aty ishte edhe ato....Sipërmarrëse t´bëfshme, pikante, ekzotike dhe aq temperamente që vinte praj nga atje ku jeta dhe vdekja takohen perdite. " Ne jemi qytetar te perkoheshem te tokes, dhe basnor te perhershem te qiejve...Shpresa jone ruhet dhe banon ne qielll!" me kujtohet se me tha Hanina nga Bejruit i Libanit, e perkrahur nga Jozefina. Ishte festa ed madhe e Pashkes ose Ringjalljes....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat