"Me dakordim apo pa dakordim"

Opinione

"Me dakordim apo pa dakordim"

Nga: Hafiz Shala Më: 3 prill 2024 Në ora: 23:45
Hafiz Shala

Pas reagimit të Listës terroriste serbe në lidhje me vizitën e Kryeministrit të komunave të Republikës së Dardanisë në pjesën veriore, ish-kryetari (ndër fakt kryetari i vërtetë i kësaj organizate terroriste) ka reaguar duke e quajtur atë "provokim", ndërsa Aleksandar Vuçiq e quan "pushtim" të asaj pjese, duke e karakterizuar si "pushtim" të territorit të tyre. Megjithatë, kjo është, ashtu siç thonë serbët, "srpska rabota", dhe nuk do të befasohem nëse Vuçiq kërkon një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Disa analistë do të diskutojnë rreth vizitës së Kurtit në veri, ndërkohë që nuk do të më habisë nëse Ambasadori Hovenier reagon duke thënë se ai nuk është koordinuar me ta.

"Albin Kurti po gdhend me sopatë në këmbën e vet" për çdo lëvizje në territorin e pjesës veriore, duhet të ketë miratimin e Ambasadës.

"Edhe kjo do t’i kushtojë izolimin e tij nga ndërkombëtarët" për shkak të sjelljeve të tij, që po shtohet benzinë në zjarr.

AKI-ja duhet të japë vlerësime zyrtare në lidhje me veprimtarinë terroriste të disa anëtarëve të saj, si ajo e @nenkryetarit Mila Radojçiq, asgjë më pak se Rakiq, Simiq dhe të tjerëve, dhe duhet të ngritet një padia dhe të paraqitet një vlerësim i tillë për Komisionin Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, i cili duhet të dalë me propozime në Parlamentin e Republikës së Dardanisë për veprime të përshtatshme.

Pyetje publike për miqtë tanë ndërkombëtarë, a nuk është ky paralajmërim për ju dhe ne se me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Republikën multietnike, ata do të ndjehen të shtypur dhe nën presion, siç deklaron Aleksandar Vuçiq, i cili në vend të të qenit para drejtësisë në Hagë, ashtu si paraardhësi i tij, Millosheviq, sipas shumë konspiracionistëve, ai është ende i gjallë në Rusi. Mjekët specialistë të kësaj fushe e shpjegojnë se mund të qëndrojë në komë për një periudhë të gjatë, sa të jetë e nevojshme për transportimin në Moskë.

Sidoqoftë, Vuçiq është një ndjekës i përkushtuar i politikës së tyre, prandaj çdo përpjekje, për shkak të të gjitha presioneve ndërkombëtare, nuk ka shanse për të ndryshuar kursin e tyre, sepse edhe popullin e kanë indoktrinuar me nacionalizmin e tyre dhe urrejtjen ndaj shqiptarëve.

Kushtetuta dhe ligjet duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët, dhe kjo dihet nga të gjithë, prandaj, le të provohet nëse në botën tonë ka një vend ku një komunitet prej 4% të popullsisë shumicë ka të drejtë vetoje dhe të paralizojë Parlamentin në vendimmarrjen me interes kombëtar. Prandaj, qëllimi i Serbisë është aneksimi i veriut sot ose më vonë, me qëllim të aneksimit të tërë territorit.

Në të vërtetë, kjo politikë kolonialiste ekspansioniste rrjedh nga pamfleti i "Naqërrtanjës", i cili gjeti shprehje të veçantë në miratimin e Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1878, kur u dëbuan mbi 300,000 shqiptarë dhe u vraën mbi 70,000 nga trojet e tyre atdhetare, në vendet ku mbi 2/3 e tyre shtrihet shteti serb.

Për të marrë qëndrime të drejta dhe për të ndryshuar angazhimin tuaj historik, nëse mendoni se duhet të sjellni drejtësi ndaj një populli me histori, gjuhë dhe kulturë më të hershme në Ballkan dhe Evropë, marrë përsipër të thurësh ndërgjegje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat