Jubileu i paqes në prag të luftës!

Opinione

Jubileu i paqes në prag të luftës!

Më: 4 prill 2024 Në ora: 20:29
Ilustrim

NATO,  Pakti i Atlantikut, për Aleancën e Mbrojtjes Perëndimore, tingëllon mirë. Shoqata është natyraliteti, fuqia, stabiliteti dhe përkatësia. Norvegjia si një vend i vogël, ka shumë çka për të qenë mirënjohës.

Çfarë është ajo më thelbësore,  sesa të ndjehesh i sigurt, si individë dhe si komb?

Por a është bërë forca e aleancës një kërcënim për ata që janë jashtë saj?

Sot, më 4 prill, bëhen 75 vjet që kur 12 shtete nënshkruan Marrëveshjen e Uashingtonit, e cila lidhë Perëndimin së bashku në një konfederatë kundër një armiku në rritje në Lindje. NATO ishte një përgjigje ndaj imperializmit të Rusisë Sovjetike dhe ndaj asaj që lideri britanik i luftës Winston Churchill kishte kaluar pjesë të mëdha të jetës së tij politike duke paralajmëruar kundër këtij bolshevizmi autoritar.

As mbretëria e Putinit nuk ishte e parëndësishme si anëtare rreth fundit të mijëvjeçarit!

Qëllimi ishte fare i thjeshtë, kur Lord Ismay, sekretari i parë i përgjithshëm i NATO-s dhe këshilltari më i rëndësishëm ushtarak i Churchill-it gjatë luftës, e shpreh kështu:

NATO duhet të mbajë SHBA-në brenda, Gjermaninë poshtë, kurse rusët jashtë. Mbajtja e SHBA-së mbetet sfida më e madhe për paktin më të gjatë të mbrojtjes në botë. Në vitin 2024, misioni kryesor është i njëntë, të mbahet Rusia e Putinit  jashtë, prandaj edhe viti  jubilar i NATO-os është rikthyer aty ku filloj nga e para!

Ideja e një aleance evropiane të mbrojtjes lindi me të vërtetë atëherë kur armiku ishte Gjermania naziste e Hitlerit…) Britania e Madhe, të cilës thuaja se të gjitha vendet e vogla në Evropë e kishin parë si shpëtim, nuk ishte më e madhe në fund të luftës, ajo ishte e rraskapitur, e lodhur dhe dëmtuar financiarisht. Bota u përkiste superfuqive të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik.

Vetë Churchill ka deklaruar  për ndjenjën e të qenit një Britani e vogël, e ulur si një gomar në mes ariut rus me putrat e tij të mëdha në njërën anë dhe buallit amerikan nga ana tjetër. Britania nuk ishte më, më e fuqishmja në botë, ajo ishte pa muskujt për të qenë garantues i një Evrope të lirë dhe paqësore, ajo kishte nevojë për ndihmë, pra gomari e dinte rrugën për në shtëpi.

Pas luftës, Churchill nuk u votua, ai nuk ishte më kryeministër, por fjalimi i tij i qartë në një vizitë te presidenti Harry Truman në mars 1946 për perden e hekurt që zbriste mbi Evropë, paralajmëron një  epokën e re. Paqja dhe bashkëpunimi ishin kthyer në një luftë të ftohtë. Britanikët u kapën pas amerikanëve, të cilët hezitonin të mbanin mbi supe barrën dhe të rrezikonin më shumë luftëra  larg shtëpisë. Por Bashkimi Sovjetik në të njëjtën kohë nënshtron thuaja se të gjithë Evropën Lindore dhe kundërshton negociatat për të ardhmen e Gjermanisë. Kriza e mëvonshme e Berlinit gjithashtu ua bëri të qartë Shteteve të Bashkuara se rruga përpara duhej të ndiqej si një komunitet detyrues.

Kjo nuk ishte aspak instinktive për amerikanët, sepse trashëgimia e Presidentit Uashington ishte që t'i linte evropianët të bënin gjënë e tyre. Në periudhën ndërmjet dy luftërave, pasi i lan për të vendosur për  Luftën e Parë Botërore, ata ishin larguar nga Evropa me Amerikën si objektivi i tyre të parë. Për një kohë të gjatë, ata nuk donin të përfshiheshin në luftën e Evropës  që shpërtheu nga viti 1939. Prandaj, edhe SHBA-të nuk ishin të gatshme të angazhoheshin për të mbrojtur vendet si Norvegjinë dhe Belgjikën për më shumë se dhjetë vjet. Marrëveshja zgjati për 20 vjet, por në vitin 1969 bota u nda në dysh dhe Shtetet e Bashkuara vazhduan të mbanin dorën e fuqishme mbi Perëndimin.

Shtetet e Bashkuara janë ende themeli, çatia, por më shumë një mur mbështetës në bashkëpunimin me NATO-n, pra varësia është thembra e Akilit për aleancën. Gatishmëria e Amerikës për të na mbrojtur ishte dhe është një çështje e natyrshme. Ajo që Churchill këmbënguli ishte "marrëdhëniet speciale", lidhjet e pathyeshme kulturore midis Shteteve të Bashkuara dhe veçanërisht Britanisë së Madhe, nuk janë më të veçanta por ato janë të natyrshme. Sfida kryesore e sigurisë së Amerikës është Kina në perëndim dhe demografia amerikane që po ndryshon me shpejtësi. Besnikëria kulturore në të ardhmen mund të shkojë në jug, jo në lindje dhe përtej Atlantikut, sepse nëse vjen në pushtet Donald Trump, politika amerikane ka mundësi për tu bërë e rrezikshmërisht dhe e paparashikueshme.

Kjo është arsyeja pse të gjitha vendet e NATO-s po përgatiten tani për një jetë të drejtë. Të martën, qeveria Norvegjisë njoftoj se numri i rekrutëve do të rritet ndjeshëm, prandaj ky vendim mund të jetë një investim historikisht i madh në mbrojtje të vendit, dhe si një thyerje linjash për një epokë të re. Që nga sulmi rus në Ukrainë, aleanca është zgjeruar gjithashtu, edhe me dy shtete të forta. Përfshirja e Suedisë dhe Finlandës në aleancë do të ndryshojë në masë të madhe organizimin e mbrojtjes norvegjeze. Dhe së fundi, vendet nordike janë të bashkuara në mbrojtje të përbashkët, kërkesë kjo e kahmotshme nga  ish kryeministrit, Einar Gerhardsen. NATO ishte dëshira më e madhe e E. Gerhardsen në vitin 1948, por ai u refuzua nga qeveria e tij dhe pastaj kryeministri u largua.

Kurse në vitin 1949, Norvegjia ishte ndër 12 themeluesit e NATO-s, së bashku me vende të vogla si Holanda dhe Belgjika, Islanda dhe Danimarka. Nga 12 shtete sa ishin atëhetë, sot janë bërë 32 prandaj  NATO nuk ka qenë kurrë më e fortë. Edhe në ditën e përvjetorit, është e rëndësishme të kujtojmë se Churchill besonte në fuqinë ushtarake, në një Evropë të bashkuar si dhe në dialogun me Rusinë. Sot dialogu është jashtë ekuacionit, forca jonë në mënyrë të pashmangshme perceptohet si një kërcënim për ata që janë në anën tjetër. Perëndimi mund të pretendojë se kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë një kërcënim territorial për Rusinë, por nuk është mandati ynë të përcaktojmë se si NATO perceptohet në Moskë. Në fund të viteve 1990, NATO ishte bërë e papunë, prandaj në mungesë të ndo një armiku të saj, ajo u zgjerua me të madhe….) Të gjithë donin të ishin në ekipin e NATO-s dhe të gjithë ishin të mirëpritur. Edhe mbretëria e Putinit nuk ishte e pa dëshirueshme  si anëtare rreth fundit të mijëvjeçarit, sepse kishte shpresë se edhe ajo do të bëhej një demokraci liberale!prs ishte një bindje se, nevoja për NATO-on do të zhdukej plotësisht, nuk ishte e nevojshme por nuk ishte ashtu!

Së fundi, në këtë ditë mirënjohjeje dhe duartrokitjeje për përsosmërinë e dikujt, ia vlen të kujtohen edhe paralajmërimet e shumta që erdhën në vitet, kur të gjithë Bllokun Lindor Evropian, rusët i panë përbashkimet në NATO si një tampon ndaj tyre..)

Shefi i sotëm i CIA-s, Uilliam J. Burns, ishte ndër ata që kërkoi kujdes të madh, ashtu që në vitin 2008, kur samiti i NATO-s vendosi që Ukraina do të bëhej gjithashtu anëtare e NATO-s, Burns, i cili ishte ambasador në Rusi, i shkroi një letër Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Pas dy vjet e gjysmë bisedimesh me njerëz kyç në Moskë, ai pati rastin të takonte dikë që nuk besonte se anëtarësimi i Ukrainës në NATO ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë për interesat ruse: "Kjo është vija më e mprehtë nga të gjitha linjat e kuqe për rusët dhe elitën, jo vetëm për Putinin, shkroi Burns.”

NATO padyshim është një aleancë mbrojtëse, por edhe Ukraina duhet sigurisht të zgjedhë rrugën e saj. Prandaj një aleancë mbrojtëse që zgjerohet mund edhe të perceptohet si pushtuese nga ana e Rusisë!

Nga Lars West Johnsen 04/04/2024/ Përktheu, H.Rafuna

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat