Lista serbe është organizatë kriminale e instrumentalizuar nga Vuçiqi

Opinione

Lista serbe është organizatë kriminale e instrumentalizuar nga Vuçiqi

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 6 prill 2024 Në ora: 11:06
Aleksandar Vuçiq

Në Kosovë, vepruan me dhjetra organizata kriminale serbe si para lufte edhe mbas luftës së fundit në këtë vend, të cilat i organizon vetë shteti i Serbisë, në bashkëpunim me këshillat e Kishave Ortodokse serbe dhe «sipërmarrjen» e njohur të planeve ekstremiste serbe kundër shqiptareve, siq është Akademia e Shkencave të Beogradit.

Si organizatë kriminale që veproi në Kosovën e para luftës dhe gjatë saj ishte ajo e «tigrave» të Arkanit, e cila ka kryer krime makabre dhe çnjerëzore ndaj shqiptarëve në vendin tonë. Mirëpo udhëheqësin e «tigrave» e likuidoi Millosheviqi, para se Arkani ta likuidoi atë për pushtet, që do të thotë se, më në fund sëcilin kriminel do ta likuidojnë vetë, ose do të bëjnë vetëvrasje.

Si organizatë kriminale që veproi në vitin 1999, ishte edhe «Rojet e Urës », që i udhëheqte krimineli Oliver Ivanoviq, i cili me bandat e veta i vrau disa familje shqiptare në këtë pjesë të vendit, dhe më në fund e vranë vetë serbët, me urdhër të shefit të tyre në Beograd, për çërim hesapesh, që kishin në mes vete. Pastaj në veri të Mitrovicës, veproi edhe grupi kriminal i ashtuquajtur «Mjekërroshat» i cili udhëheqej nga Milan Radoiçiqi dhe Zvonko Veselinoviq, duke organizuar me dhjetra sulme kundër policisë dhe Institucioneve të Kosovës.

Të njohura si grupe kriminale ishin edhe «Brigada e veriut», si edhe «Mbrojtja civile» të cilët përveq se sulmuan disa herë policinë e Kosovës, këto grupe sulmuan edhe KFOR-in, si forcë paqëruajtëse në Kosovë, ku gjatë protestës që organizuan në 4 komunat veriore, kundër vendosjes së kryetarëve shqiptar në këto komuna, sulmuan në mënyrë barbare dhe lënduan rëndë 41 pjesëtar të kësaj force dhe disa polic e gazetar të Kosovës.

Dhe «Lista serbe» në Kosovë, e ka dëshmuar veten disa herë se është organizatë kriminale, dhe ishte dëshmia e fundit me 24 shtator 2023, në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i bandave kriminale serbe me uniforma ushtarake nën udhëheqjen e nënkrytarit të kësaj liste Milan Radoiçiq, sulmuan policinë e shtetit të Kosovës, duke vrarë në detyrë rreshterin e policisë së këtij vendi z. Afrim Bunjaku.

Lista serbe, nuk e meriton të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, dhe të përfaqësojë serbët në këtë Parlament, sepse kjo Listë përmbanë në vete jo anëtarë të denjë dhe të përkushtuar, që punojnë për interesat e popullit serb, por kjo Listë e instrumentalizuar nga Vuçiqi, është plot me kriminel që punojnë për interesa të shefit të saj dhe kundër shtetit dhe Kushtetutës së Kosovës.

Prandaj kjo Listë, nuk është kurgjë më shumë se një vegël e Vuçiqit, i cili po i keqpërdor këta njerëz në mënyrë sistematike për të destabilizuar Kosovën, përmes të cilëve realizohen planet e tij politike për ta mbajtur Kosovën, në gjendje të tillë destabiliteti dhe për një kthim mbrapa, duke e sjellë situatën të cilën e kemi sot në marrëdhënie të acaruara në mes shqiptarëve dhe serbëve.

Lista serbe, është produkt primitiv i politikave të kriminelit Radoiçiq, që punon në bazë të projekteve dhe planeve të Vuçiqit, i cili me gjithë qenjen e vet po mundohet ta rrënojë shtetësinë e Kosovës, duke u angazhuar dhe duke lobuar në çdo cep të botës për ta penguar integrimin e këtij vendi në organizata ndërkombëtare.

Dhe sikur janë fare të qarta aktivitetet e kësaj Liste serbe, sëcilës shteti i Kosovës, ia ka parë sherrin në gjitha aspektet, dhe do të ishte më e drejtë ta pyesin ata vetëvetën se ku qëndrojnë problemet njerëzore të kësaj mase, e cila fund e krye është vegël e Beogradit, që do ti qojë jo vetëm në humbjen e përsonalitetit, por edhe në humbje të të ardhmës së këtij komuniteti serb, që jetojnë në Kosovë.

Nëse brenda masës apo brenda këtij komuniteti mund të ketë shpresë dhe bindje se Kosova, është vendi i tyre i jetës dhe mirëqenjes dhe të jetojnë së bashku me komunitetet tjera në këtë vend, duhet të distancohen nga politikat e Vuçiqit, i cili e ka trashëguar tërë strukturën kriminale të Millosheviqit.

Nëse dikush thotë se, me dhjetra dhe qindra serb e kanë braktisur Kosovën, kjo nuk do të thotë se kanë pasë presion dhe shtypje nga ky shtet dhe ligjet e këtij vendi, kur e dinë fare mirë edhe BE-ja dhe tërë bota, se qytetarët serb në 4 komunat veriore të Mitrovicës, mbi 24 vite të pasluftës nuk kanë paguar asnjë lloj takse shtetërore dhe as rrymë e ujë në këtë vend.

Dhe tjetra, serbët e veriut të Kosovës, të cilët janë bërë vegla të Vuçiqit, dhe tani kanë mbetë as në « veri » dhe as në Serbi, sepse në veri të Kosovës, shumica e tyre janë bërë « argat » të Vuçiqit, duke ia plotësuar kërkesat dhe ambiciet e tij për ta shantazhuar dhe destabilizuar Kosovën, të cilët edhe janë paguar të veprojnë në forma ekstreme e kriminale, ata edhe vetë janë larguar, sepse nuk u ka mbetur vend këtu, sikur është rasti i Radoiçiqit dhe shumë krimineleve të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat