Ja pse në Kosovë po të mbahen zgjedhjet sot LVV e Kurti fiton përsëri më thellë

Opinione

Ja pse në Kosovë po të mbahen zgjedhjet sot LVV e Kurti fiton përsëri më thellë

Skënder Kapiti Nga Skënder Kapiti Më 6 prill 2024 Në ora: 12:44
Albin Kurti

Po dëgjojmë dhe lexojmë sikur janë mbajtur disa sondazhe në Kosovë se kush i fiton sot zgjedhjet në Kosovë.Unë po i them opinionit publik arësyet se përse LVV  dhe Kurti nëse do mbahen zgjedhjet sot në Kosovë, LVV do të fitojë shumë më thellë akoma krahasuar edhe me zjedhjet e mëparshme.

Arësyet janë shumë por po përmend shkurtimisht dy më kryesoret. 

Së pari është sinqeriteti dhe lufta kundër korrupsionit.

Qeveria Kurti është qeveria më e përgjegjshme në historinë e shqiptarëve. Shqiptarët e Kosovës janë shumë  të ndjeshëm dhe nuk e falin qeverinë dhe pushtetin e korrupsionit gjë të cilën votuesi kosovar e bëri duke ia besuar votën  LVV dhe Kurtit kundër të gjithë politikës së vjetër të korrupsionit të LDK,PDK, AAK, NISMA dhe asaj  të Pacollit. 

LDK, PDK, AAK, NISMA etj. do u duhet shumë kohë për t’u pastruar  dhe ripërtërirë sepse është shumë heret që të shlyhet nga kujtesa e votuesve  ajo se cfarë dëmesh të jashtëzakonshme që ata i kanë bërë Kosovës në vitet e keqqeverisjes korruptive të tyre. Ata duhet ta dinë mirë dhe nëse nuk e dinë po ua them unë se: në Demokraci ajo e cila e dëbon nga pushteti dhe që e deligjitimon  një qeveri është korrupsioni, dhe kjo është arësyeja se përse edhe sot po të votohet në Kosovë po përsëri fiton qeveria antikorrupsion e Albin Kurtit.

Së dyti:  Qeverinë Kurti ajo e cila  e dallon atë nga opozita politike e Kosovës por edhe nga qeverisja e Edi Ramës në Shqipëri përvec korrupsionit është edhe politika dhe qeverisja e LVV, politika e saj  e përgjegjshme shtetërore, shërbimi ndaj publikut dhe interesit kombëtar, pra është politika  e legjitimitetit shtetëror. 

Fatkeqësisht qeveria Kurti ka trashëguar nga paraardhësit e tij një gjendje shumë të rëndë jo vetëm me korrupsionin dhe me drejtësinë por ka trashëguar edhe problematika e marrëveshje  shumë të dëmshme për sigurinë e shtetit të Kosovës, që po fatkeqësisht qëndrime po të dëmshme karshi legjitimitetit  të shtetit te Kosovës ka mbajtur vazhdimisht edhe hapur madje edhe qeveria aktuale e Tiranës, fakte këto që nuk po i përmënd pasi ato shkruhen, citohet e konstatohen për ditë nga mediat e lira  e partriotike. 

Nuk po zgjatem më tej për të argumetuar, se përse Kurti dhe LVV do të fitonin akoma më thellë sikur të mbaheshin zgjedhjet sot. 

Dhe po e mbyll opinionin tim me një fjali thjesht kështu: LVV dhe Kurti jo se janë të përkryer, sepse qeverisje të përsosur nuk ka, por sot ajo është në anën e duhur, është me interesin publik, është kundër korrupsionit dhe është në mbrojtje të Ligjit, Kushtetutës dhe të legjitimitetit shtetëror të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat