Atë që nuk e kanë bërë gjykatat ndërkombëtare për drejtësi, pritet ta bënë Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, shpalljen e Serbisë shtet gjenocidial..!

Opinione

Atë që nuk e kanë bërë gjykatat ndërkombëtare për drejtësi, pritet ta bënë Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, shpalljen e Serbisë shtet gjenocidial..!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 7 prill 2024 Në ora: 21:08
Ilustrim

Me 27 prill në Asamblenë e Përgjithshme (AP) të OKB-së pritet të fillojë shqyrtimi dhe pastaj miratimi i një Rezolute të re për gjenocidin serb të kryer në Srebrenicë, e iniciuar nga Gjermania dhe Ruanda, meqë rast serbët s Bosnjes dhe Serbia, do shpallen përgjegjës për krimet e kryera në Bosnje si dhe gjenocidin e bërë në Srebrenicë me 11 – 19 korrik 1995.

Me të njëjtën rezolutë, “Republika Srpska” do të shpallet krijesë gjenocidiale, ngase siç dihet, ushtria e Republikës serbe (RSV), e komanduar nga krimineli i luftës, Ratko Mlladiç, Radovan Karaxhiq dhe kriminelë tjerë serbë, vranë, dhe masakruan mbi 230 mijë boshnjakë në Bosnje, pa i llogaritur këtu 8.372 viktimat e Srebrenicës.

Këtë akt Gjykata ndërkombëtare për ish Jugosllavinë e ka cilësuar si gjenocid, ku roli i Serbisë në masakrat ndaj popullsisë boshnjake në Bosnje, si dhe në Srebrenicë, ka qenë i drejtpërdrejtë, duke i dërguar ushtrisë së Republika Srpska rezervist, rekrutë dhe oficerë të cilët i paguante Serbia, pastaj duke dërguar formacione vullnetare paraushtarake nga Serbia, mbështetje logjistike, informative dhe teknike që ua jepte formacioneve të armatosura të serbëve në Bosnje, si dhe armatime të kalibrave të ndryshëm.

Pra, atë që nuk e kanë bërë Gjykatat ndërkombëtare për drejtësi, që Serbinë ta shpallin me kohë fajtore dhe përgjegjëse për krimet monstruoze në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, dhe jo vetëm në Srebrenicë, pranë faktit se Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë në Hagë, në shkurt të vitit 2007 konfirmoi se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, duke e falur dhe mos shpallur Serbinë shtet gjenocidial, etj., Rezoluta e re për gjenocidin serb në Srebrenicë, e cila pritet të votohet në AP të OKB-së, me të cilën kërkohet, që 11 korriku të shpallet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Sreprenicë, dënim të gjithë atyre që e mohojnë këtë gjenocid, si dhe përfshirjen e kësaj teme në tekstet shkollore.

Kjo rezolutë është përpiluar nga Gjermania dhe Ruanda, dhe po ashtu, për miratimin e saj janë angazhuar Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Turqia, Shqipëria, Franca dhe shumë shtete të tjera me shumicë myslimane, e cila do hidhet për votim në fund të këtij muaji.

Këtu duhet kujtuar faktin, se Komisionari për zgjerim i BE-dë, z. Olivér Várhelyi, ia ka bërë të qartë Serbisë, se: “S’ka vend në BE për ata që e mohojnë gjenocidin në Srebrenicë”, që siç dihet, regjimi i Beogradit dhe gjithë politikanët serbë në Ballkan, qe 26 vite vazhdojnë ta mohojnë dhe mos e pranojnë gjenocidin e tyre në Srebrenicë, duke e quajtur atë vetëm si një krim lufte..!?

Ndërsa Kuvendi i Kosovës me 7 korrik 2021 ka nxjerr Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, Shqipëria si dhe shumë vende tjera në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat