Fjalë, mashtrime, premtime, mjerime dhe skamje!

Opinione

Fjalë, mashtrime, premtime, mjerime dhe skamje!

Nga: Faridin Tafallari Më: 7 prill 2024 Në ora: 22:58
Faridin Tafallari

Sot, si përherë i përkushtuar për çdo lajm nga Kosova, po i dëgjoja me vemëndje edhe lajmet e orës 15.00 në RTK-1, ku, Kryeministri në detyrë, i zgjedhur nga vota e popullit, foli me shumë njerëzillek, pa mendjemadhësi, pa rrena e lajka, ashtu si i ka hije një biri të vërtetë të këtij populli të shumëvuajtur që arriti lirinë e tij me sakrifica e mundime të jashtëzakonshme!...

Po nuk më zgjati shumë kënaqësia, që ndjeva në ato minuta se, në ekran na del fytyra e Memli Krasniqit!?...Po na flet në emër të PDK-së! Jo po flet, por po rren në emër te Por-Dhë-kësë! A mundemi të vazhdojmë të dëgjojmë pordhët e Por-Dhë-kësë? Medet për ne!!! Por-Dhët or të PDK-së!!! I kemi ndihmu pa u kursyer...i kemi votu me dëshirën më të madhe...ju jemi gëzu si të çmendur kur erdhën në pushtet... i kemi duartrokitë me zjarrin e mallit për atdhe...i kemi përkrah pa rreshtur si luftëtarë, si çlirimtarë, si përfaqësuesit më të afërt tonët! 

Po rezultati??! Çfarë i sollën këtij populli e kësaj Kosove??! Fjalë, mashtrime, premtime, mjerime, skamje, largime burgime, dënime, hajni, korrupsion, imoralitet... ekonomia teposhtë, Kosova në një rrugë pa krye! E për ata krerët e pdkistat majmëri, lluks e jetë e pasur, që as në ëndërr se kanë parë!? I kemi ndëgju këto pordhiqet e tyre 20 vite rresht, sa nuk e di a do gjindet ‘’kundragaz’’ në Kosovë, që të mbrojë këtë popull e ta shpërndajë erën e rëndë të ‘’gazit karbonik’’ të bëmave të tyre, që na asfiksuan sot e sa vite e tash po duan, si e si të shpëtojnë mëkatet e tyre, duke u munduar që, të kacavirren e të mos t’i lëshojnë ato ulse të rehatisë!...

Foli edhe ish luftëtari dhe njëherit edhe komandanti i UÇK-së, i nderuari Ibish Nuredini, që na qetësojë dhe ia nxorri në shesh para ekranit gënjeshtrat e ‘’shkëlqësisë së tij’’, Memli Krasniqit, për situatën në Mitrovicë!?... Tash, në atë rrumpallën, që bëri LDK-aka, partiçkatkuçka i futën duart në gjirizin e saj dhe ashtu me duart, që ju bien era tradhëti rrinë gati në çdo moment të volitshëm për ta, të sulmojnë e të atakojnë Albinin, si t’ju konvenoj, pa menduar fare se, me këto veprime, në atë shumicë të popullit, që i deshi e i votoi kanë krijuar urrejtjen më të madhe për ta. Sa edhe për Albinin, si ‘’antiamerikan’’ u lëshun si ujq, sapo e hapi gojën ‘’baba’’Hashim, kur vetë amerikanët e dini mirë, se sa antiamerikan e proamerikan është Albini!

Po s’ka ndryshe për të pa erzët me gjithë analeshët e tyre, të çdo krahu!! Sepse, në këtë situatë të rëndë, që krijuan me tradhëtinë E PAFALSHME, mendojnë përherë si mashtrues që, duke gjetë atë çka ju nuk ju pëlqen e nuk ju intereson tek Albini në veçanti te qeveria e tij, do të rrisin veten e tyre gjoja si proamerikanë e gjoja si proevropianistë! Kush nuk i takon, kush nuk i shërben me nder atdheut të vet, mendja e tij dhe ai vetë, kurrë nuk mund t’i shërbejë e t’i takojë dikujt në botë e as njerëzimit’’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat