Zgjedhjet parlamentare në RMV dhe koalicionet e partive politike shqiptare

Opinione

Zgjedhjet parlamentare në RMV dhe koalicionet e partive politike shqiptare

Nga: Skender Musliu Më: 8 prill 2024 Në ora: 14:57
Skender Musliu

Javë më parë, ende pa filluar zyrtarisht fushata zgjedhore, partitë politike shqiptare, pozitë dhe opozitës, filluan pozicionimin dhe strukturimin përmes koalicioneve të gjëra, që rezultuan me formimin e dy grupimeve. Nga njera anë, u formua koalicioni VLEN i përbërë nga rradhët e politikanëve të pashantazhuar, intelektual, të përkushtuar, të pakoruptuar, dhe të orientuar drejt integrimeve europiane. Nga ana tjetër, nën ethet e humbjes, u formua koalicioni « Fronti Europian » i përbërë nga nëntë parti që kryesohet nga BDI-ja.

Vlenë të theksoj se, risia që befasoi këto koalicione, ishte hyrja e Ziadin Selës dhe « krahut » të tij në koalicion me BDI-në. Kjo nga fakti se, Ziadin Sela muaj më parë i ndau rrugët me kryetarin zyrtar të ASH-ës, Arben Taravarin, me arsyetimin se ai kishte paralajmëruar një koalicion të mundshëm me opozitën shqiptare, mbase partia më herët kishte vendosur të dalë në zgjedhje e vetme, pa koalicion. Mirëpo koalicionimi i Selës me BDI-në, jo vetëm që i demantoi këto arsyetime të Selës, por kjo e nxjerri në shesh puçin politik që e kishte përgatitur me paramendim Sela për t’a përçarë ASH-ën. Bizarisht, Sela iu bashkangjit kundërshtarit të përbetuar, BDI-së, që e kishte kritikuar ndër vite shumë ashpër. Me këtë gjest, Ziadin Sela, si një politikan serioz dhe me përvojë të gjatë politike, përveç dëmit personal, ai ka dëmtuar rëndë imazhin e ASH-ës, sepse duke manipuluar me partinë, ka përçarë elektoratin, i cili i ngeli besnik për t’i kundërshtuar politikat e BDI-së.

Bashkimi i Ziadin Selës me BDI-në, jo vetëm që tradhtoi bashkpartiakët e tij, por legjitimoi korupcionin dhe krimin e organizuar të BDI-së, që vet ai e kritikonte rregullisht, si dhe kredibilizoi një parti të konsumuar dhe të dështuar. Se Sela po bëhet një aleat i ndëgjueshëm i BDI-së, vërteton edhe fakti se, ditë më parë, Gjykata Themelore e Tetovës, pas zavendësimeve të disa gjyqtarëve, më në fund gjeti një të BDI-së, i cili vendosi që vulet e ASH-ës t’i takojnë Ziadin Selës. Është e pakuptueshme se një kryetar partie i zgjedhur në mënyrë demokratike, legale, legjitime dhe zyrtare, siç është Arben Taravari, të mos i takojnë velet, kurse Sela që largohet me vet dëshirë, po del se edhe partinë po e merr me vete. Çfar ironie ?! Kjo n’a jep të kuptojmë se BDI-ja kontrollon gjykatat.

Koalicionimi i Selës me BDI-në është aleancë me të keqen, siç thoshte edhe vet Sela se BDI-ia për të qëndruar në pushtet bënë aleancë edhe me djallin. Ky koalicionim , jo vetëm që do t’a dekredibilizojë, defaktorizojë dhe e bënë të pabesueshëm Selën, por mendoj se, elektorati do t’a sanksionojë me votë.

Dhe tani, kur ka filluar fushata për zgjedhjen e kryetarit të RMV-ës, shpresoj dhe dua të besoj se,votuesi shqiptar do të dije t’a bëjë përzgjedhjen mes dy kandidatëve shqiptar, respektivisht mes Bujar Osmanit si përfaqësues i Frontit Europian, që paraqet qeverisjen e keqe dhe korupcionin 20 vjeçar dhe dëmet që ia solli shqiptarëve, dhe përfaqësuesi i VLEN-it Arben Taravari, i cili prezenton ndryshimin dhe shpresën e shqiptarëve, që karakterizohet si koalicion i pashantazhuar dhe i pakapur.

Bruksel, 8 Mars 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat