Ad Hominem

Opinione

Ad Hominem

Nga: Agron Shabani Më: 8 prill 2024 Në ora: 16:40
Autori Agron Shabani

Im atë i ndjerë, Mehmeti (Dritë pastë!), që ne fëmijët e tij e quanim T'atë, u suspendua nga detyra e drejtorit të shkollave në Zoqishtë dhe Aptarushë të Rahovecit në fundvitet e shtatëdhjeta ose fillimvitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar.

Ndërkaq, dikur më vonë e burgosën ose çuan në burgun e Pejës ata të UDB-s, me pretekste, inskenime ose akuza të ndryshme që dinin t'i kurdisnin vetëm ata!

Kështu që jeta ose fëmijëria (ardhëmëria) jonë nga aty u bë shumë e rëndë ose e padurueshme.

Nga luksi i fëmijëve të drejtorit të shkollës, unë me motrën dhe vëllaun e dytë, u desht të përballëmi me një jetë tjetër të re në një katund të Dukagjinit, i cili ishte edhe vendlindja e im ati, ose jona. Të tjerët lundën më vonë.

Filloi të na mungonte gjithçka.... Edhe buka në sofrë.

Dobrigjet e Dukagjinit, asokohe me ngjanin në ishull ose, në një ujëdhësë të humbur e tretur dikund largë në tokën e djegur ose përveluar të White Island (Vajt Ajland) ose "Ishullin e Bardhë" të Paqësorit ose Paqësorit ose Pacifikut, që nuk gjejnë dot qetësi tani e me më shumë se 180 mijë vjet nga prushi ose lava e madhe eruptive ose vulkanike!

Nuk kisha të holla as për blerjen e librave të shkollës së re në Gramaçel të Deçanit, pasi që e kishim braktisur (me detyrim) shkollën e Zoqishtës ku babai im kishte qenë drejtor i saj.

Isha nxënës i shkëlqyer ose i talentuar.

Qyshë si fëmijë ose nxënës i shkollës fillore, kisha zënë të lexoja dhe mësoja asokohe mbi kulturën dhe historinë angleze ose britanike, si dhe mbi atë gjermane e kroate e italiane nga librat ose literaturat e ndryshme që i posedonte im atë.

Qyshë atëherë i kisha mësuar përmendësh emrat e shumicës së qyteteve, personaliteteve dhe klubeve të futbollit nga Anglia, Skocia (Skotlanda), Gjermania dhe Kroacia si Shekspiri, Gjon Stjuart Mill (John Stuart Mill), Adam Smith, Davide Ricardo, Davide Hume, Alfredi i Madh, Alberti, Eduardi, Boby Çarlton, Best, Tejlor, Lorimer, Leeds United, Liverpool, Manchester United, Celtic Glasgow, Glasgow Rangers, Hibernians Edinburg, Nottingham Forest, Aston Villa, Derby County, West Bromwich Albion, Kant, Hegel, Nietzsche, Popper, Schopenhauer, Bayern München, Borussia Mönchengladbach, Eintracht Braunschweig, Eintracht Frankfurt, Hajduk Split, Dinamo Zagreb, Mazhuraniç, Gunduliç, Starçeviç, Dapçeviç, Tripalo, Tuxhman, AC Milan, Inter, Juventus, Héctor Altafini, John Charles, Giuseppe Meazza, Leonardo da Vinci, Michelangelo Buonarroti, Bocelli, Petrarka, De Rada etj. Në çdo rast!Kisha mbetur pa libra dhe nuk dija se si të shkonte më tej.

Ati im ishte në burg.

Edhe rroga dhe gjithçka tjetër i ishin ndaluar.

Para asokohe nuk të huazonte askush si fëmijë, apo si nxënës i shkollës fillore. Aq më pak si fëmijë i një drejtori të burgosur të shkollës nga UDB-ja.

Nuk do ta harroj kurrë çastin kur të hollat për libra, atëherë mi gjeti ose i siguroi Mësuesi i dashur, të cilit për shkaqe të ndryshme, nuk dua t'ia cek emrin.

Me turp në zemër, më vinte të shikoja drejt në sy Mësuesin e dashur, i cili ishte më shumë se një arsimtar, ishte një figura simbolike e lartë morale dhe patriotike për ne.

Mbaj mend se në atë kohë burrat e dheut në odë ziheshin dhe binin në konflikte për Gollda Mehrin ose Moshe Dajanin e Izraelit, si dhe për Naserin e Egjiptit ose Bumedienin e Algjerisë.

Blazha i Millosheviçëve dhe Jovani ose Velku i Gariqëve, ua luanin lojën....Veljko Gariqi, me ndihmën e UDB-s, e kishte larguar nga puna dhe çuar në burg edhe babain tim të ndjerë.

Të tillët si Gariqët dhe Millosheviçët i mbanin nën kontroll, duke i quajtur "pobratima", "nuna" ose "kumbar".

Pas kalimit me rezultate shembullor të të gjitha testeve pranuese si kadet i shkollës së punëve të brendshme në Vuçitern (Vushtri), më hoqën nga shkolla për shkak se nëna ime ishte mbesë e familjes së Kerit të Sadri Bardhit dhe Zhukë Haxhisë nga Rugova.

Nuk kisha të drejtë për studime ose kualifikime në akademitë policore dhe ushtarake të ish-Jugosllavisë, edhe pse më pëlqente shumë arti i luftës.

Mësuesi im i dashur ishte një njeri me vizion të qartë pedagogjik, intelektual, kulturor, liridashës dhe patriotik.

Kisha mbetur pa libra dhe nuk dija se si të shkonte më tej.

Ati im ishte në burg.

Edhe rroga dhe gjithçka tjetër i ishin ndaluar.

Para asokohe nuk të huazonte askush si fëmijë, apo si nxënës i shkollës fillore. Aq më pak si fëmijë i një drejtori të burgosur të shkollës nga UDB-ja.

Nuk do ta harroj kurrë çastin kur të hollat për libra, atëherë mi gjeti ose i siguroi Mësuesi i dashur, të cilit për shkaqe të ndryshme, nuk dua t'ia cek emrin.

Me turp në zemër, më vinte të shikoja drejt në sy Mësuesin e dashur, i cili ishte më shumë se një arsimtar, ishte një figura simbolike e lartë morale dhe patriotike për ne.

Mbaj mend se në atë kohë burrat e dheut në odë ziheshin dhe binin në konflikte për Gollda Mehrin ose Moshe Dajanin e Izraelit, si dhe për Naserin e Egjiptit ose Bumedienin e Algjerisë.

Blazha i Millosheviçëve dhe Jovani ose Velku i Gariqëve, ua luanin lojën....Veljko Gariqi, me ndihmën e UDB-s, e kishte larguar nga puna dhe çuar në burg edhe babain tim të ndjerë.

Të tillët si Gariqët dhe Millosheviçët i mbanin nën kontroll, duke i quajtur "pobratima", "nuna" ose "kumbar".

Pas kalimit me rezultate shembullor të të gjitha testeve pranuese si kadet i shkollës së punëve të brendshme në Vuçitern (Vushtri), më hoqën nga shkolla për shkak se nëna ime ishte mbesë e familjes së Kerit të Sadri Bardhit dhe Zhukë Haxhisë nga Rugova.

Nuk kisha të drejtë për studime ose kualifikime në akademitë policore dhe ushtarake të ish-Jugosllavisë, edhe pse më pëlqente shumë arti i luftës.

Mësuesi im i dashur ishte një njeri me vizion të qartë pedagogjik, intelektual, kulturor, liridashës dhe patriotik.

Me hije të thella kolosale dhe titanike në fytyrë, me një tis të thellë gjaku në ballin e tij si një flamur, si dhe me shikime të mërrallë epike dhe kalorike që i rrëshqisnin nëpër vetulla dhe çepalla, Mësuesi im në fjalë për fillim të çdo orë të edukatës fizike na shtynte për t'i mësuar, kënduar ose recituar përmendësh vargjet e Gjergj Fishtës, Asdrenit, Filip Shirokës, Ndre Mjedës, Naimit, Çajupit, Kristoforidhit, Pashko Vasës dhe rilindasve të tjerë shqiptar.

I pëlqente që të recitonim ose këndonim në kor vargjet: "Krujë o qytet i bekuar, prite, prite Skënderbeun, po na vjen si pëllumb i shkruar, të shpëtoi mëmëdheun... Shqiptarët t'i shpëtoi nga zgjedha e rëndë e Turqisë, dhe ty të nderoi se je krah i Shqipërisë..." etj.

Kuptohet se askush prej nesh në orët e mësimit nuk guxonte të futej në klasë, ose në orën e tij, pa brek të zeza dhe fanella të kuqe, respektivisht, të kostumuar kuq e zi.

Me të dalur nga burgu, më kujtohet se unë me babain tim kemi ruajtur vadën e ujit për disa katunde, duke filluar nga burimi i përroit në "Rrepishta" të Prejlepit, për të vazhduar më tej në Glloxhan, Dubravë, Baballoq, Gramaçel, Dobrigje dhe deri në Novo Sellë... Ditë e natë, tre javë rrjesht. I kthyem edhe borxhet e ndryshme.

Edhe pse isha shumë i ri (12 ose 13 vjeçarë), asokohe nuk kisha aspak frikë të ruaja ose siguroja vadën e ujit edhe gjatë orëve të vona të pasmesnatës.

Ndërkaq, babai im i lodhur nga burgu dhe mërzia, kridhej e ç'kridhej në gjumë në ndonjë stog ose dysh. Ishte vapa e madhe e gushtit ose korrikut... Forcimi i tij nga burgu i Pejës kishte qenë një liri e madhe për të.

Kam mësuar shumë nga kodi moral (etik) dhe pedagogjik i babait tim.

Edhe nga arsimtarët e dashur në shkollë fillore, e sidomos nga Profesori Marjan Shabani, i cili ishte profesor i gjeografisë dhe astronomisë në Gjimnazin e Gjakovës etj.

Bile, më kujtohet se pedagogu ose profesori Marjan Shabani, duke i hetuar zellin ose talentin tim për historinë dhe gjeografinë gjermane, angleze, italiane, kroate etj..., pas mbarimit të gjimnazit, më propozoi asokohe t'i regjistroja studimet dikund në Kroaci në fushën e gjeografisë ose historisë, pasiqë për të studiuar dikund në Angli (Britani të Madhe), Gjermani, Itali a dikund tjetër, ishte e pamundur. Të ngjante në utopi, iluzion ose shkencëfiksim.

Për të gjitha këto ndonjëherë tjetër.

Çuditërisht, shkova në Zagreb për të studiuar gjeografinë, astronominë ose filozofinë, ku pa deshirën ose vullnetin tim paraprak përfundova si student i shkencave politike në Universitetin e Zagrebit. Nuk e njihja fare gjuhën kroate. E sidomos gjuhen shkencore ose akademike.

Dorën në zemër, politikën ose shkencat politika nuk i kam deshtur as adhuruar kurrë. Në fakultetët e dëshiruara ishin mbyllur provimet pranuese.

Një kohë kam qenë edhe bashkëpunëtor (korrespondent) i Radio Prishtinës për komunat e Gjakovës dhe Deçanit. Më njihnin njerëzit. Mos të flas këtu mbi angazhimet e mia kulturore, politike dhe informative në emigracion në kohën kur kombi dhe atdheu e kishin mësë shumë veshtiri dhe kur kishin nevoje. Nejse!

Ka disa çështje dhe aspekte të njohura determinante dhe paradigmatike të cilat vazhdojnë t'i sfidojnë, eklipsojnë, dominojnë ose ambivalojnë politikën, diplomacinë, fenë, religjionin, artin, kulturën, letërsinë, arsimin, informimin dhe fushat (sferat) tjera të jetës në Kosovën e pasluftës. E sidomos luftërat ose përballjet e vazhdueshme në mes vlerave dhe antivlerave.

Aty janë edhe prurjet, tendencat ose pretendimet e ndryshme dominante dhe ekskluziviste të çdo shekulli ose epoke, së bashku me ndarjen ose "dihotominë" e zorshme (por të domosdoshme) të fesë ose religjionit nga kombi dhe nga shteti.

Ndaj, për të njohur dhe kuptuar më mirë politikën së bashku me zhvillimet, proceset dhe fenomenët e sotme shtetrore, nacionale, ushtarake (luftarake), fetare, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera në Kosovën e pasluftës: Në radhë të parë duhet njohur dhe kuptuar filozofinë së bashku me shkencat ose disiplinat tjera si: Ontologjia ose Metafizika, të cilat i studiojnë dhe analizojnë bazat ose themelët e ndryshme shpirtërore, materiale, njerëzore, ekzistencialiste, natyrore dhe mbinatyrore të realitetit të përgjithëshëm praktik dhe teorik.

Metafizika, e cila si shkencë ose disiplinë e posaçme e filozofisë, për herë të parë do bëhet e njohur në shekullin e parë (I) - para epokës së re.

Aristoteli, metafizikën ose disiplinën e parë shkencore ose metodologjike mbi realitetin e përgjithëshëm natyror, ordinar, ekskursivë dhe diskursivë, do e quante si filozofi të parë elementare ose teologji.

Ndërkaq, mendimtari ose filozofi i shquar gjerman, Kristian Volf (Christian Wolf) do e veçoi ose cilësoi ontologjinë si metafizikë të përgjithëshme nga të gjitha metafizikat tjera siç janë psikologjia, religjioni, gjenealogjia, kosmologjia, mondologjia etj.

Kështu, qenja, materia, krijesat dhe ekzistenca, janë mbiquajtur ose paramenduar si baza ose themele kryesore të realitetit të përgjithëshëm praktik dhe teorik.

Pa harruar edhe idetë e Platonit, qenien ose krijesën e Aristotelit, shpirtin dhe materien e Dekartit, frymën ose ekzistencën absolute të Hegelit, fenomenologjinë e shpirtit dhe natyrës të Husserlit, deshirën e pashuar për fuqi ose pushtet të Niçës, kantizmin, ekzistencializmin, transcendentalizmin etj.

Epistemologjia ose teoria e njohjes: Epistemologjia ose Gnoseologjia ka kuptimin e idesë ose teorisë së njohjes së gjithëpërfshirëse të të gjithë asaj që është ashtu siç është, duke i nënkuptuar këtu edhe ligjet, proceset dhe fenomenet e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore. Si një nga themeluesit ose arkitektët e parë ose kryesorë të epistemologjisë ose gnoseologjisë, konsiderohet John Locke - filozofi i njohur anglez.

Termi ose nocioni i epistemologjisë ose gnoseologjisë kanë origjinën e tyre etimologjike nga greqishtja e vjetër "gnosis" dhe "episteme" (njohuri ose dituri globale ose universale).

Logjika, ose disiplina e njohur shkencore ose filozofike mbi njohuritë ose dituritë themelore ose elementare, të termëve, nocionëve, ideve, teorive, formulimeve, koncepteve, mendimeve, gjykimeve, veprimeve, reagimeve dhe vendimeve të logjikshme ose racionale etj. Aristoteli njihet si themeluesi i logjistikës (deduktive), ndërsa Francis Baconi i logjikës (induktive).

Etika, apo filozofia e moralit të përgjithshëm njerëzor ose qytetar: Kontributin më të rëndësishëm ose kryesor në fushën e gjithëpërfshirëse të etikës e kanë dhënë Sokrati, Platon, Aristoteli, Immanuel Kant, John Stuart Mill, etj.

Aty kemi edhe filozofinë e politikës ose filozofinë fetare, kulturore dhe politike, politikën filozofike, aksiologjinë (shkencën ose disiplinën e vlerave, parimeve, virtyteve, premisave ose postulimeve të njohura shkencore ose humaniste etj.), estetikën (disiplinën mbi të bukurën, artistikën ose stilistikën etj.), antropologjinë (shkencën ose disiplinën e njohur filozofike mbi studimin e njeriut, natyrës, origjinës dhe karakterit njerëzor) dhe kështu me radhë.

Ndërkohë që drejtimet ose orientimet e njohura metafizike ose ontologjike janë të ndërlidhura me aksionin ose interaksionin e njohur social, ose antropologjiko-epistemologjik, antropologjiko-gnoseologjik, antropofetar ose antropokulturor etj.

Me fjalë tjera, kjo do thotë se e tëra etika, politika, politologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia fetare, kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të jepet mbi këto ligje, parime ose premisa shkencore ose humaniste.

U mor vesh se politika është shkencë ose disiplinë e posaçme e shkencave politike, filozofike dhe të tjera në kuptimin aksiologjik ("axios" - diçka me vlera dhe parime të larta), antropologjik (anthropos - njeriu), metafizik dhe gnoseologjiko-epistemologjik (dhunti, talent, narracion, mision, princip ose kriterium i njohur shkencor ose metodologjik) i ndarjes ose klasifikimit (principium divisionis) të monizmit nga dualizmi dhe pluralizmi, të anës njerëzore ose antropologjike nga ana jonjerëzore ose antropomorfologjike etj.

Gjithnjë duke menduar në fenomenët ose paradokset e ndryshme reaksionare dhe anakronike në Kosovën e pasluftës, që nuk kanë asgjë të përbashkët me mentalitetin, nderin, moralin, virtytin, karakterin, traditën, kulturën, historinë, gjenealogjinë, autenticitetin, indogjeninë dhe autoktoninë e njohur iliro-shqiptare.

Në vazhdim: Fenomenologjia (fenomen-logjia ose logjika) është njohuri, studim ose analizë shkencore ose metodologjike mbi ngjarjet, zhvillimet, proceset ose fenomenet e ndryshme shoqërore (qytetare), fetare, kulturore, politike, ushtarake (luftarake) dhe të tjera. Mbase, një levizje, manifest, tundim ose narracion i ngritur dhe projektuar nga filozofi i njohur gjerman, Edmund Husserl, mbi të cilin kanë shkruar ose bërë fjalë edhe filozof ose dijetar të tjerë renomativ si M. Scheler, M. Heideger, N. Hartman, A. Pfänder, D. von Hilderbrandt, H. Plesner, A. Reinach, E. Stein, L. Landgrebe, H. G. Gadamer (Gjermani), J. P. Sartre, M. Marlem Ponty, E. Levinas, P. Ricoeur, J. Didera etj. (Francë), A. Schütz, A. Gurwitsch, M. Farber, N. Chomsky etj. (SHBA-së), V. Sultic, D. Pejovic, E. Kale, A. Pazhanin, A. Buzhala etj. (Kroaci) dhe kështu me radhë.

E tërë kjo, për t´u kthyer në esencën e gjërave ose çështjeve vet (lëxo: zurück zu den sachen selbst). Kjo për faktin e njohur se njerëzit ose popujt e ndryshëm gjithandej globit, akoma (ende) me shumë kanë nevojë për idealizmin, materializmin ose ekzistencializmin, se sa për realizmin, prakticizmin ose eksperimentalizmin.

Nga materializmi jetojmë, ndërsa nga realizmi dhe idealizmi ekzistojmë.

Ndonëse, duke e veçuar këtu edhe Fenomenologjinë e Shpirtit ("Phänomenologie des Geistes") të George Wilhelm Friedrich Hegelit, e cila në radhë të parë ka për qëllim hulumtimin, studimin dhe analizën e njohur të konceptit, narrativit ose fenomenit shpirtëror së bashku me sistemet e njohura të metafizikës, dialektikës, etikës, epistemologjisë, gnoseologjisë, ontologjisë, antropologjisë dhe filozofisë politike.

Në Kosovë, si duket, ka një inflacion të madh të turqelive, filoturqve ose turkofileve.

Feja ose religjioni janë shqisa, ndërsa arsimi, shkenca, edukata dhe kultura, janë mendja (truri) ose gjeniu i njerëzimit.

Shpirti, mendja (intelegjenca), dashuria dhe mençuria e njeriut, janë përgjigja më sublime dhe relevante e qenies, materies, krijesës dhe ekzistencës sonë.

Nderi dhe moraliteti janë baza ose esenca e gjërave, ndërsa e vërteta dhe intelegjenca janë rrënja katrore e humanizmit, moralitetit dhe racionalitetit njerëzor.

Se këndejmi, nderi, morali, arsyeja, ndërgjegja, vetëdija, intelekti, shpirti dhe intuicioni, sipas filozofëve, sociopsikologëve ose socioantropologëve të shumtë, janë hyjni kryesore brenda njeriut.

Në instancë të fundit, gjithçka që është e bukur, e dashur, e mençur dhe fisnike, është fryt i vetëdijes, ndërgjegjës, arsyes, arsimimit, kulturës dhe edukatës.

Pak dialog me lexuesit:

Debati, dialogu, diskutimi, dyshimi, replika, polemika, censura ose mediokracia, janë një çështje poaq e vjetër dhe komplekse sa edhe vetë paraqitja e shkrimit të njohur letrar, shkencor, kulturor, gazetaresk ose publicistik në këtë botë.

Madje janë edhe përcjellëse ose bashkëshoqëruese te tyre në të gjitha rendet shoqërore, qytetare e politike, si dhe në të gjitha fushat ose formacionet letrare, kulturore, fetare, politike etj.

Në këtë mes s'ka pse të bëjë përjashtim as Kosova, pavarësisht nga periudha para apo pas lufte.

S'kanë përse (pse) të bëjnë përjashtim as njerëzit e letrave, kulturës dhe informacionit.

Por, çështja e rolit, statusit dhe misionit te tyre shoqëror, parasegjitha është një çështje e psikologjisë dhe sociofilozofisë letrare dhe asaj kulturore.

Rolin parësor të shkrimtarit, gazetarit, publicistit, analistit, krijuesit ose artistit, duhet parë dhe nderlidhur me faktin e të qënit shkrimtar, poet, gazetar, publicist etj. Kaq.

S'ka dyshim se krijimtaria letrare, shkrimore, gazetareske ose publicistike në veçanti, sikundër edhe format e tjera shkencore, kulturore dhe artistike në përgjithësi, kanë hisen e tyre në jetën shoqërore, qytetare, fetare, kulturore, politike, diplomatike etj.

Por nuk bën të glorifikohet dhe ekzagjerohet ato deri në infinit ose pafundësi.

Arti ose krijimtaria letrare, gazetareske ose publicistike, nuk janë hyjni, profeci ose një dhuratë hyjnore, përkundër faktit se arti dhe talenti lënë gjurmët e veta kudo.

Ndonëse, poetët, shkrimtarët, gazetarët ose publicistët, nuk mund të quhen "demiurg", apo të "zgjedhurit" (manekenët) e botës si në sfilatë mode ose pasarela.

Është çështje tjetër puna e jehonës ose famës auditoriale ose publike.

U mor vesh se në një shoqëri të sapo dalë nga lufta si Kosova; është shumë e rëndësishme ngritja e shtëpisë, për zëvendësimin e tendës ose kasollës së dikurshme.

Siç e kam thënë shpesh, sot, ndryshe nga dje, në Kosovë dhe emigracion, editohen ose publikohen dhjetëra gazeta të përditshme dhe revista, agjenci lajmësh dhe radio-televizionesh të pavarura e publike.

U mor vesh se në Kosovë, pa asnjë dyshim ka nevojë për ngritjen, shquarjen, artikulimin, kultivimin dhe avansimin e mendimit të njohur shkencor, racional dhe kritik.

Se këndejmi, as poza ose pozicioni qyqar dhe inferior i heshtjes dhe as retorika boshe ose patetike, nuk ndihmojnë për kapërcimin (tejkalimin) e "tabula rases" ose stadit të foshnjërisë fetare, kulturore, politike ose diplomatike të homo politicusit kosovar. Asnjë çmim komoditeti, servilizmi, konformizmi, oportunizmi e poltronizmi ndaj dikujt, nuk na amneston para të ardhmes së kombit dhe atdheut. Absolutisht jo.

Dhe, aq më pak përballjet e vazhdueshme infermale, ciklike ose enciklike në mes vlerave dhe antivlerave.

Në realitetin ose aktualitetin letrar, kulturor, gazetaresk, publicistik, politik dhe diplomatik të Kosovës dhe Shqipërisë, sot dominon prurjet e shumta të asaj që quhet 'kuazi, anti dhe pseudo', me vardisje, parulla, slogane, recidive dhe elozhe të neveritshme, pllakative dhe ataviste.

Kujtoj se kjo është një karakteristikë e pashmangshme për periudhat e pasluftës dhe tranzicionit kudo në botë.

Ndaj, edhe nuk na shqetëson shumë ose aspak ky fakt, sepse pas kësaj stuhie infermale, diletante, deliriante, devijante dhe amateurish, po ashtu vjen, pashmangshëm faza e seleksionimit natyror, intelektual dhe profesional...

Ritmi i jetës dhe i krijimtarisë shkencore, kulturore, gazetareske, publicistike, intelektuale, politike ose diplomatike, ngjan një maratonë... Në vijën e startit rrjeshtohen të gjithë: të dobëtit e të fortit, kalamajtë e të rriturit, shtirakët e dinjitozët. Dihet se kush do të arrinë në qëllim.

Në këtë rrënojë vicioze ose biocenozë absurde, abstrakte dhe obskure, do të japësh dhe do të marrësh sipas ligjeve biologjike, matematikore ose aritmetike.

Ndryshe nga kjo, ateistët e pasinqertë, demagog, hipokrit dhe dogmatik, penetron dhe deklarohen fare pranë teistëve, duke bërë poza të ndryshme rituale ose celebruese. Ndërkaq, të dyja palët përfundojnë në blasfemi, apostazi, demagogji dhe hipokrizi.

Lliria vetvetiu nuk është e vetëmjaftueshme. Ajo ka nevojë për strukturën e vet bazike dhe kompozicionale, si dhe, për harmoninë e formës dhe përmbajtjes.

Vetëm atëherë ajo përligj, justifikon dhe pijadestalizon sakrificën e gjithë brezave ose gjeneratave shqiptare.

Vetëm atëherë ajo kupton dhe justifikon jetën e brezit të të gjallëve dhe të atyre që do të vijnë pas nesh.

 

As lufta çlirimtare dhe patriotike nuk ishte (dhe nuk është) një privilegj i askujt, por një detyrë dhe obligim për të gjithë.

Nuk duhet avokat ose ciceron special për të mbrojtur ose shpjeguar faktet që shihen e dihen.

Në Kosovë, Serbia e imponoi luftën me logjikën e nënshtrimit a vdekjes!

Dhe, siç ndodh shpeshherë në situata të tilla, populli nxori nga gjiri i vet pjesën më vitale, më sublime: gra e burra, djem e vasha, të rinj e pleq, të gatshëm për sakrificën supreme. Sa të neveritshme dhe cinike janë sot dilemat: Kush e solli lirinë? Kush e solli NATO-n etj?

Kur plasi lufta çlirimtare dhe heroike, nuk dukej as në horizont narrativa insubordinuese e intervenimit të NATO-s.

Ndërkohë që çlirimtarët shqiptarë kishin vetëm një aleat: gatishmërinë supreme për të vdekur dhe bindjen se vdesin për kauzën e drejtë të lirisë.

Mund t'i kujtohet dikujt intervista e fundit e Komandantit Fehmi Lladrovci apo Hamzë Jasharit, kur e quanin fat rënien ose vdekjen e tyre për atdhe.

Ndonëse personalisht nuk mohoj asnjë faktor ndikimi në rezultatin final, këmbëngulimi për të parë filimin që hedh në erë makinën e hedonizmit, herdonizmit, makiavelizmit dhe fatalitetit është i domosdoshëm.

Ndaj, grindjet ose polemikat e panëvonshme rreth asaj se "kush është përgjegjës ose fajtor kryesor për luftën e fundit në Kosovë" i quaj qesharake ose tragjikomike për ne shqiptarët.

Nuk e di se kush është Albin Kurti apo dikush tjetër për të nënvlerësuar heronjtë ose luftëtarët e lirisë?! Sidomos djemtë dhe vajzat e "narodit jugosllavë"....!!! Filoturqit ose turkofilet e sotëm, gjegjësisht serbofilet ose filojugosllovenet e deridjeshëm.

Ne patjetër duhet t'i shporrim ose t'i tejkalojmë demagogjinë, hipokrizinë, dhe foshnjërinë fetare, kulturore, politike, diplomatike, etj. Sidomos poltronizmin, semantizmin, konformizmin, oportunizmin, kameleonizmin, ose vasalirmin inflator dhe inflamator ndaj çdo gjëje.

Ndryshe nga kjo, njëra nga të drejtat dhe liritë themelore, elementare ose bazike tek sëcili njeri, popull (komb) a shtet, përveç lirisë, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale dhe profesionale për të fituar dhe mbrojtur atë liri shtetrore, nacionale, fetare, kulturore, politike, diplomatike, historike, gjeografike, etj.

 

As lufta çlirimtare dhe patriotike nuk ishte (dhe nuk është) një privilegj i askujt, por një detyrë dhe obligim për të gjithë.

Nuk duhet avokat ose ciceron special për të mbrojtur ose shpjeguar faktet që shihen e dihen.

Në Kosovë, Serbia e imponoi luftën me logjikën e nënshtrimit a vdekjes!

Dhe, siç ndodh shpeshherë në situata të tilla, populli nxori nga gjiri i vet pjesën më vitale, më sublime: gra e burra, djem e vasha, të rinj e pleq, të gatshëm për sakrificën supreme. Sa të neveritshme dhe cinike janë sot dilemat: Kush e solli lirinë? Kush e solli NATO-n etj?

Kur plasi lufta çlirimtare dhe heroike, nuk dukej as në horizont narrativa insubordinuese e intervenimit të NATO-s.

Ndërkohë që çlirimtarët shqiptarë kishin vetëm një aleat: gatishmërinë supreme për të vdekur dhe bindjen se vdesin për kauzën e drejtë të lirisë.

Mund t'i kujtohet dikujt intervista e fundit e Komandantit Fehmi Lladrovci apo Hamzë Jasharit, kur e quanin fat rënien ose vdekjen e tyre për atdhe.

Ndonëse personalisht nuk mohoj asnjë faktor ndikimi në rezultatin final, këmbëngulimi për të parë filimin që hedh në erë makinën e hedonizmit, herdonizmit, makiavelizmit dhe fatalitetit është i domosdoshëm.

Ndaj, grindjet ose polemikat e panëvonshme rreth asaj se "kush është përgjegjës ose fajtor kryesor për luftën e fundit në Kosovë" i quaj qesharake ose tragjikomike për ne shqiptarët.

Nuk e di se kush është Albin Kurti apo dikush tjetër për të nënvlerësuar heronjtë ose luftëtarët e lirisë?! Sidomos djemtë dhe vajzat e "narodit jugosllavë"....!!! Filoturqit ose turkofilet e sotëm, gjegjësisht serbofilet ose filojugosllovenet e deridjeshëm.

Ne patjetër duhet t'i shporrim ose t'i tejkalojmë demagogjinë, hipokrizinë, dhe foshnjërinë fetare, kulturore, politike, diplomatike, etj. Sidomos poltronizmin, semantizmin, konformizmin, oportunizmin, kameleonizmin, ose vasalirmin inflator dhe inflamator ndaj çdo gjëje.

Ndryshe nga kjo, njëra nga të drejtat dhe liritë themelore, elementare ose bazike tek sëcili njeri, popull (komb) a shtet, përveç lirisë, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale dhe profesionale për të fituar dhe mbrojtur atë liri shtetrore, nacionale, fetare, kulturore, politike, diplomatike, historike, gjeografike, etj.

Një komunitet politik definohet përmes refuzimit të dhunës, shantazhit, komplotit, bojkotit, linçimit, demonizimit, satanizmit, stigmatizmit, ose skizmatizmit, si metodë e tejkaluar bolshevike ose jugosllave për zgjidhjen e problemeve. Kjo arrihet përmes metodave të njohura shkencore ose metodologjike të debatit, dialogut, ose diskutimit publik si mjete për zgjidhjen e problemeve akute ose kronike, përmes të cilave arrihet deri tek vendimet e përbashkëta kardinale ose kolaterale. Nga kjo rezulton se identiteti i një kombi është identitet polemik, uniteti i të cilit konsiston në dialogun ose debatin ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe ravijezohen, konturohen dhe pajtohen referencat ose preferencat e ndryshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, konceptuale, ideologjike, fetare morale, kulturore, etj., të cilat bashkërisht i japin një populli (kombi) dhe shteti identitetin dhe fizionominë e tyre.

Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e popullit (kombit) dhe shtetit, është stili apo forma e debatit ai që krijon imazhin e tyre, etj. Në kuptimin e përgjithshëm të bashkimit ose kombinimit (konvencionalizimit) të anës spirtuale dhe materiale me anën praktike dhe teorike, respektivisht, heroike, patriotike, shtetrore, nacionale, politike dhe historike. Aty ku ndodhën të ravijezuara, konturuara, eksploruara, sintetizuara, harmonizuara dhe konvencionalizuara edhe shumë elemente të tjera brenda paradigmave dhe narrativave të njohura shkencore dhe humaniste në sfond.

Me fjalë tjera, si vlerë madhore e filozofisë politike, pos tjerash është fakti se pluralizmi i njohur politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çkadoqoftë ose çfarëdoqoftë. Në instancë të fundit, askush nuk ka të drejtë morale as ligjore të quajë ose të kualifikojë shqiptarin e vërtetë dhe patriot si "pjellë turke," vetëm pse ka një mendim ose përceptim ndryshe ndaj luftës në Izrael dhe Palestinë. Të gjithë njerëzit dhe popujt e ndryshëm gjithandej globit, kanë të drejtën e jetës dhe ekzistencës në bazë të të drejtave dhe lirive të njohura natyrore dhe mbinatyrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat